PDA

Shiko versionin e plot : Estetika e meshkujve



Romina
07-09-10, 01:50 PM
1320
Femrat nuk duhet t’i druhen mė rivalitetit brenda gjinisė. Ėshtė krijuar pėrshtypja sikur ato mė shumė se kushdo tjetėr, janė tė prirura pėr t’u kujdesur pėr pamjen e jashtme, veēanėrisht tė dhėna pas faktit pėr t’u dukur bukur.

Por sallonet e bukurisė dhe qendrat estetike po pushtohen gjithnjė e mė shumė nga gjinia tjetėr, meshkujt. Estetistėt thonė se tanimė kujdesi pėr lėkurėn, trupin apo edhe shėrbime qė dikur kishin target vetėm grupin femėror, nuk konsiderohen mė si tabu nga seksi tjetėr.

Nuk ėshtė pėr t’u habitur nėse nė njė sallon bukurie, meshkujt tė miksojnė radhėn e pritjes mes femrave.

“Nuk ėshtė mė problem si dikur qė meshkujt privoheshin nga tė vajturit nė qendra estetike. Ėshtė shtuar shumė kujdesi dhe trajtimi pėr trupin”, ėshtė shprehur Anila Kalleshi.

Kohėt kanė evoluar aq shumė sa nė disa raste, janė meshkujt ata qė kryesojnė listėn e dėshirave tė bukurisė nė raport me seksin tjetėr.

“Meshkujt janė mė tė interesuar sesa vetė femrat, sidomos pėr trajtimin e fytyrės”, thotė Anila Doka.

Paragjykimet ekzistojnė pavarėsist emancipimit dhe evoluimit tė mendimeve. Shpesh pėr tė shmangur vėshtrimet e kureshtarėve qė i shėnjestrojnė si tė ēuditshėm, burrat zgjedhin orare tė vona pėr tė vajtur nė njė qendėr estetike. Megjithatė, njė lloj pėrzgjedhjeje ekzsiton mes klasės sė tyre kur vjen fjala pėr kėrkesat e shėrbimeve e bukurisė.

“Ata qė i kushtojnė mė shumė rėndėsi anės sė jashtme, janė njerėz qė kanė njė kulturė tė veēantė, kanė njė karrierė dhe nuk kanė paragjykime. Janė politikanė, janė njerėz tė shquar, biznesmenė, njerėz publikė, qė punojnė nė dikastere tė ndryshme”, tregon Anila Kalleshi.

Por ēfarė kanė aq shumė tė dėshiruar burrat kur i drejtohen njė qendre estetike? Po aty mėsojmė se ata kėrkojnė pak a shumė ēdo lloj shėrbimi qė mund t’i ofrohet edhe njė femre.

“Meshkujt bėjnė maska, trajtime fytyre, masazhe, depilim, lyerje flokėsh, kėto prerje- krehje nuk diskutohet”, tregon Anila Doka.

Ardian Fejzullai ėshtė 38 vjeē. Ai ėshtė njė prej klientėve tė rregullt tė njė salloni, qė me njė pėrkushtim tė pėrafėrt femėror pėrpiqet tė ruajė me sa mundet rininė e tij trupore. Madje pėr t’u dukur mė mirė estetikisht ai nuk heziton tė durojė as torturėn e depilimit.

“Bėj trajtim tė fytyrės, lėkurės, masazh. I bėj pėr t’u dukur mė mirė, shplodhem dhe ndihem vėrtet mirė”, shprehet Ardian Fejzullai.

Kohėt kanė ndryshuar mjaft. Pa kusht ēmimi, pa paragjykime, burrat e ditėve tė sotme kėrkojnė tė duken mirė estetikisht, po aq mirė sa kėrkojnė tė jetė edhe njė femėr para syve tė tyre.