PDA

Shiko versionin e plot : Afrika e Jugut – Francė 2-1



sabah
22-06-10, 05:12 PM
http://img243.imageshack.us/img243/2245/20100622183336afrikajug.jpgAfrika e Jugut i dha lamtumirėn Kampionatit Botėror tė organizuar nė shtėpinė e saj duke e fituar 2-1 takimin kundėr njė France me dhjetė lojtarė nė “Free State Stadium”, nė Bloemfontein, nė grupin A.

Afrika e Jugut (3 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje) kishte nevojė pėr njė fitore me shumė gola ndaj francezėve pėr tė pėrfituar nga fitorja 1-0 e Uruguaianėve ndaj Meksikės. Dy vendet nga dy Amerikat (Jugore dhe Veriore) u kualifikuan pėr nė fazėn me eliminim direkt nga grupi A.

Trajneri i Afrikės sė Jugut, Karlos Alberto Parriera, bėri pesė ndryshime nga ekipi qė hodhi nė humbjen 3-0 kundėr Uruguait. Parreira ndėrtoi njė linjė mė tė fuqishme sulmuese, duke ēiftuar sulmuesit Bernard Parker dhe Mphela pėrballė portės.

Ashtu siē pritej, Parreira solli nė portė Moenib Jozefsin dhe mesfushorin Tanduyise Khubonin nė vend tė Itumeleng Khune dhe Kagisho Digkacoi, tė pezulluar. Trajneri brazilian u dha gjithashtu njė shans nga minuta e parė mbrojtėsit Anele Ngcongca dhe mesfushorit Macbeth Sibaya.

Domenek bėri gjashtė ndryshime nga ekipi qė humbi 2-0 me Meksikėn.

Anelka u dėrgua nė shtėpi tė shtunėn e kaluar, dy ditė pasi sulmuesi fyeu trajneri Domenek gjatė ndeshjes kundėr Meksikės. Lojtarėt protestuan pėr pėrjashtimin e tij dhe refuzuan tė stėrviteshin tė dielėn, ndėrkohė qė kapiteni Patris Evra i doli nė mbrojtje shokut tė tij tė skuadrės.

Evra nuk luajti kundėr Afrikės sė Jugurt, ndėrkohė qė nė sulm nė vend tė Anelkasė u fut Xhibril Sise. Domenek gjithashtu hodhi nė fushė Sebastien Skilaēin, Gael Klishinė, Andre-Pierr Ginjakun, Alu Diarranė dhe Johan Grukufin. Mesfushori Zheremi Tulalan ishte i padisponueshėm pėr shkak tė kartonėve tė verdhė nė kėtė kompeticion.

Bongani Khumalo shėnoi me kokė pėr t’i dhėnė avantazhin 1-0 Afrikės sė Jugut pas ekzekutimi tė goditjes nga kėndi tė Sifi Tshbalalės, duke e kaluar topin mbi portierin francez, Hugo Loris, nė minutėn e 20-tė.

Katlego Mphela shėnoi mė pas golin e dytė (37’) nga afėr portės, pak minuta pasi Franca kishte mbetur me dhjetė lojtarė pas kartonit tė kuq tė Johan Gorkufit nė minutėn e 25-tė pas njė bėrryli ndaj Makbeth Sibajės.

Franca (3 ndeshje; 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje) u largua kokulur nga Kupa e Botės, pa asnjė fitore, por tė paktėn Florent Maluda shėnoi golin e parė dhe tė vetėm tė “gjelave” nė kėtė botėror.

Franca ishte zhgėnjimi i parė i madh i Kupės sė Botės, me probleme tė shumta qė nisėn qė nga taktikat e trajnerit Rajmond Domenek e deri tė pėrjashtimi i sulmuesit Nikolas Anelka pas ndeshjes sė dytė.