PDA

Shiko versionin e plot : Adoptimi, dhurata me e mire



clara
21-11-07, 04:18 PM
Per mendimin tim adoptimi eshte dhurata me e mire qe mund ti behet nje femije qe ka humbur prinderit. Une kam pasur fatin e keq te humbas prinderit natyrale qe ne nje moshe te vogel dhe po te mos ishte per prinderit qe me adoptuan, nuk e di se si do kisha perfunduar apo ne qofte se do te isha gjalle apo jo.

Kujdesi, dashuria dhe sakrifica e prinderve te mij me ben qe edhe une te konsideroj adoptimin e femijeve jetime, qe tu jap shancin qe pata une.

Cmendoni per adoptimin ne pergjithesi?

scorpiog
22-11-07, 10:05 PM
jam pro,edhe une mendoj se eshte shume gje e mire,pasi te bej femijet e mi do te doja te adoptoj nje por nuk e di pse kam nje ndjenje qe gjerat jane shume me te komplikuara sec duken,e kam ate friken se cfare ndodh kur femija kupton qe eshte i adoptuar dhe shume e shume gjera te tjera.se di a do te arrij te adoptoj por do te deshiroja me gjith shpirt te ndihmoja nje femije te vetem ne ket jete........