PDA

Shiko versionin e plot : Zbulohen 10 komandamentet e Godfather



Solange
09-11-07, 10:27 AM
Perkthyer nga Associated Press

Rome- Ju duhet te jeni besnike ndaj mafias.

Policet italiane thane te enjten qe kane gjetur nje liste me 10 komandamente per mafiozet, ne nje shtepi afer Palermo-s, ku nje boss mafioz u arrestua kete jave.

Salvatore Lo Piccolo, qe kishte qene ne kerkim qe ne 1993, ishte duke u perpjekur te behej bosi i ri i Mafies Siciliane, thone investigatoret italiane. Ai u kap te henen, mbas nje aksioni policor ne nje shtepi jasht Palermo-s, kryeqytetit Sicilian.

Lista u gjet midis shkrimeve te koduara, per administrimin e Cosa Nostra qe ishin te sjella nga ndihmesit e Lo Piccolos.

Policia tha qe lista kishte nje hyrje qe thoshte: "Betohem te jem i ndershem me Cosa Nostra. Nqs. do ta tradhtoje, lekura ime do digjet." Ndersa ne kategorine "Te drejta dhe detyrime" kishte 10 hyrje, qe dukej si nje manual per bosat e rinj. Lista ishte shtypur me shkronja te medha, tha policia.

Gazeta italiane la republica publikoi nje foto per ate cka shkruhej ne liste me titullin Komandamentet e Godfather.

Lista i ndalon mafiozet per hyrjen ne klube, shoqerimin me police, dhe te jene vone ne takime. Gjithashtu i ndalon per marrjen e lekeve qe i takojne familjeve te tjera.
Gjithashtu shpjegohet se si te trajtohen femrat.
"Nuk duhet te shikosh grate e te tjerve", thote nje hyrje. Ndersa tjetra thote " Duhet te respektosh gruan tende". Sidoqofte, Mafia vjen me perpara ne komandamentin e 5 " Duhet te jesh i gatshem per Cosa Nostra ne cdo moment, edhe kur gruaja jote eshte duke lindur".

Pjesa e fundit e listes, shpjegon qe nje person me sjellje te keqe dhe pa vlera morale nuk mund te bej pjese ne kete organizate.

http://www.lib.utexas.edu/pcl/roundup/godfather1.jpg