PDA

Shiko versionin e plot : Cila eshte mosha me vogel qe adoleshentet mund te kene lidhje romantike?



admin
11-10-07, 10:48 PM
Mendoni se nje 13 vjecar/e duhet te kete te dashur? Cila eshte mosha me e vogel per te rene ne dashuri :425156421:

VajzaVlonjate
12-10-07, 11:34 AM
Mendoni se nje 13 vjecar/e duhet te kete te dashur? Cila eshte mosha me e vogel per te rene ne dashuri :425156421:

Per mendimin time 18. :D

scorpiog
12-10-07, 07:54 PM
tani varet se cfare quan dashuri,por ndjenjat fillojne qe 10 vjec per mendimin tim per te rene ne dashuri duhet te dish me pare se ceshte ajo qe mos ta ngaterosh me ndonje gje tjeter,dmth pelqimin................

blingbling
14-10-07, 10:11 PM
Per mendimin time 18. :D

Bashkohem me mendimin tend :D

SEND_ME_AN_ANGEL
23-11-07, 10:54 AM
ajo varet dhe nga tipi i njeriut ne fakt :) une personalisht "lidhjen" e pare romantike e kam pasur 16 vjec, kur ne kete kohe disa nga shoket e mi kishin pasur me shume se 2-3 lidhje. nuk ka gje te keqe te lidhesh me dike ne fazen e pare te adoleshences, vetem nuk duhet te kete shume diference moshe mes partnereve. kam degjuar pershembull qe vajza 14-15 vjecare kane te dashur 20-22 vjec apo edhe me shume.

nemo
27-11-07, 05:15 PM
besoj se aty te 13.

sabah
09-08-08, 03:36 PM
Mendimi im eshte te 16 vjec Ne kete moshe personat jane me te informuar dhe me te pergjegjshem per veprimet e tyre.

Leani
10-08-08, 08:55 AM
spo di sakt po sa e shoh tek ne kan filluar disa qe nga mosha 13 vjeq, mirepo mendimi im eshte duhet kur te kuptoj ceshte ajo dhe cfar veprimi ben me te

bella
22-08-08, 02:54 PM
Mendoni se nje 13 vjecar/e duhet te kete te dashur? Cila eshte mosha me e vogel per te rene ne dashuri :425156421:

Kur nje 13 vjecar ka te dashur do te thote qe po rritet, qe ne moshen 10 vjec fillon ndryshimi i trupit, faza e pubertetit dhe njeriu fillon te kete ndjenja te tjera, emocione dhe se ka me mendjen te luaje me makina (mashkulli ne kete rast) ...Ose luan me makina dhe njekohesisht therret edhe shoqen per te luajtur me te....Cudi se me pare vetem e perzinte se donte afer :D

Ka nje shoqe te ngushte qe nga te rriturit ka degjuar se ajo quhet e dashur.

Nje lidhje serioze nuk saktesisht moshe sepse edhe 20 apo 25 vjecaret jane si femije ndonjehere, keshtu qe dashuria lind, serioze behet me kohen.

katia
13-10-08, 04:09 PM
mosha me e mire per nje vajze qe te kete nje lidhje per mua eshte 18 vjec.te pakten ka mbaruar nje shkolle te mesme se nese fillon nga dashurickat qysh 13 o 14 vjece ka per te ngelur 14 vjece tere jeten.pastaj cfare nene do behet nese sdi as te shkruaje e as te lexoje mire. per djemte sdi scte them po mendoj te pakten rreth 16 o 17 vjec.per mua me e rendesishme eshte qe te pakten te kene nje fare shkollimi o kulture ndryshe ngelen kalamanj tere jeten

flavia
13-10-08, 05:53 PM
Dashurit apo dashuricka me mire te quajme fillojne ne moshen prej 10 vjetce,per mendimin tim ato jane vetem pelqime e jo dashuri.

katia
14-10-08, 05:59 AM
ishin vetem pelqime le te themi para 15 vjetesh tani fillojne te kene realisht marredhenie qysh ne moshen 13 o 14 vjec.nese do lexoni sondazhet ose artikujt qe shkruan gazeta shqiptare trembesh.gjithsesi ata i referohen kryesisht gjimnazeve por kur degjon qe gocat rrihen me grushta e me shqelma ne mes te shkolles per nje cun apo qe ne banjot e shkolles gjenden prezervativa e shiringa thua po ku jemi. besoj i keni degjuar apo pare ne youtube vidiot e xhiruara thone ne petro nini ku nje vajze ben seks oral me disa cuna . per vete mentalitetin e shqiptarit keto gjera sidomos ne shkolla nuk kane eksistuar, por demokracia tashme ka hyre tamam. e keqja eshte se disa e kane kuptuar keq fare.psh lajmi i fundit qe lexova ishte qe ne shkollen sami frasheri ne tr nxenesi adoleshent kishte kercenuar me jete mesuesen shtatzane pse ajo e kishte detyruar te dilte jashte pasi po shqetesonte nxenesit e tjere.

elena
26-10-08, 02:53 AM
Mendoj qe ne moshen 19-20 vjeqe mund te kemi nje lidhje,ndersa ne moshat me te uleta mund te jet vetem SIMPATI!!!!!

Inter
08-03-09, 01:41 PM
Me cfare kam pare rreth e rrotull djemt ne pergjithesi ne moshen 8-10 vjeca e kane mendjen tek femrat :D Nje lidhje fillon pas moshes se adoleshences asaj 19 vjecare.

kosovo1
13-11-11, 02:06 PM
un mendoj se ne moshen 13 vjeq nuk din qka esht dashuria veq ki simpati... dashurin e kupton ateher kur jeton me at person ose bashkjeon kurse,,mosha 13 vjeq esht shum shum heret per ta kuptu dashurin tung kaloni mir ky esht mendimi im