PDA

Shiko versionin e plot : A eshte egzekutimi i personave te ndryshem nje opsion qe duhet te kene ne dore sherbimet sekrete?

Kinezi
20-06-07, 12:41 PM
Egzekutimet nga "dora e fshehte e shtetit", kane ndodhur shpeshhere. Duke patur parasysh ato qe kane ndodhur ne te shkuaren, praktikat e sherbimeve sekrete gjate luftes se ftohte, te CIAs KGBse dhe te agjensive te tjera, duke patur parasysh kete bote te trazuar, me akte terrorizmi dhe spiunazh industrial, a eshte i pranueshem egzekutimi i kundeshtareve apo personave te rrezikshem? Si mendoni a duhet ti jepet dore te lire Sherbimeve Sekrete qe te neutralizojne nje terrorist qe ben plane per te vrare nje numer te madh njerezish te pafajshem?

Gjergji
21-06-07, 12:39 PM
Te lejosh persona te caktuar te marrin jete njerezish eshte absolutisht e papranueshme. I bie qe keta te jene vete gjykates vete , juria edhe vete xhelati. Per ata qe ka fakte qe po thyjne ligjin, le tu behet gjyq dhe te vendoset, por ne asnjemenyre sduhet te vihet jeta a askujt ne doren e nje personi, qofte edhe sikur te jete vegel e shtetit. Ka edhe shume arsye te tjera qe jam kunder kesaj gjeje si psh frika dhe mosbesimi ne ligj qe sjell tek qytetaret, zbulimi i nje 'terroristi' me fyt te prere, apo nje makine qe shperthen ne ajer nga 'dora e ligjit'. Mos me thone qe u be nje sakrifike per te shpetuar shume jete njerezish. Nuk merret jete per te mbrojtur jete!

scorpiog
13-07-07, 08:09 PM
po Gjergj jam dakort.NJe pyetje kam si i behet kur shteti nuk vepron ndaj kriminelave qe vrasin njerez dhe femije te pafajshem cdo second ne ket jete.Ata kush duhet ti mbroje?

admin
14-07-07, 06:29 PM
Na mbytet ju liberalet... -dru Prandaj kemi probleme, se ligjet jane shume te buta, (prej jush) me nder tuaj... "edhe kur pjerdh" duhet te ruash mos i shkel te drejtat ndokujt :p . Ju spo na lini te kemi ligje te forta, atehere shteti duhet te beje ate qe duhet te beje per te siguruar qetesine e popullsise ne mase. Ne qofte se ska rruge tjeter per tu sjelle me disa persona te rrezikshem atehere une them ju lumte pushka! Nuk kam ndermend te rrezikoj jeten time apo te familjes time, se ai kriminel qe u vra ka ndjenja. Luanet jane kafshe te bukura mbase doni ti perkedhelni, se i shikoni qe matane hekurave... po tju kete perpara ai luan ju shqyen! Keshtuqe lereni shtetin te beje punet e "pista" qe te rrime ne paster...

scorpiog
17-07-07, 12:43 PM

po nuk jemi te gjith liberal mor cun ?nuk e lexove komentin tim?

Gjergji
19-07-07, 10:31 AM
Po te kene prova aq te forta per dike, atehere shume lehte mund ta nxjerrin ne gjyq dhe te japin denimin...

scorpiog
19-07-07, 01:10 PM
Po te kene prova aq te forta per dike, atehere shume lehte mund ta nxjerrin ne gjyq dhe te japin denimin...

jo cdo vend e ka ligjin per ekzekutim.............

admin
19-07-07, 01:45 PM
Ne Shqiperi u be nami deri sa u hoq denimi me vdekje, se Shqiperia smund te jete vend demokratik po te egzekutoje kriminele... Keshtu tha Amerika, ndersa ne vendin e saj se ka problem te egzekutoje. Beni sic thote Ameriak jo si ben ajo :p

scorpiog
19-07-07, 02:21 PM

i ke rene pikes..............

borana
27-07-07, 03:32 PM
Une per vete them se jeten ta ka dhene Vetem Zoti dhe vetem ai ka te drejte te ta marre .

Sikur nuk eshte e drejte e asnje njeriu ne toke qe te marre jeten e nje njeriu tjeter .

Une jam pro denimit me burgim te perjetshem .

scorpiog
28-07-07, 11:58 AM
Une per vete them se jeten ta ka dhene Vetem Zoti dhe vetem ai ka te drejte te ta marre .

Sikur nuk eshte e drejte e asnje njeriu ne toke qe te marre jeten e nje njeriu tjeter .

Une jam pro denimit me burgim te perjetshem .

ke shume te drejte por sot bota nuk ka fare drejtesi nqs nje person cohet dhe vret jeta te pafajshme dhe denohet por sa del ben te njejten gje atehere si i behet,do te thuash ka burgim per jete eshte e vertet dhe ky eshte nje opsion qe me pelqen dhe mua..........

blingbling
28-07-07, 07:46 PM
une them tua bejne ca kan bere, psh kan vrare nje njeri e kane bere copa copa? Edhe ate vrasesin ta bejne copa copa,
ka shume raste qe njerzit marrin burgim te perjetshem per vrasje, mua me duket sikur ja fal, ec mo ja po te mbyllim ne kte dhome ktu po te japim te hash 3 vaktet e te besh dush sa here te duash, shif dhe televizor, bej ushtrime ne palester kur do, thirr njerzit e tuj te vijne te shikojne,denim eshte kjo? Kuptohet po flas per njerzit qe vrasin, me vetedije, kur ka vrasje aksidentalisht ose per mbrojtje ose gjerat e tjera qe hyjne njerzit ne burg, atehere le ta burgosin per gjith jeten a per sa vite ja ka vendosur gjykatesi

ida19
06-10-07, 06:57 PM
une them tua bejne ca kan bere, psh kan vrare nje njeri e kane bere copa copa? Edhe ate vrasesin ta bejne copa copa,
ka shume raste qe njerzit marrin burgim te perjetshem per vrasje, mua me duket sikur ja fal, ec mo ja po te mbyllim ne kte dhome ktu po te japim te hash 3 vaktet e te besh dush sa here te duash, shif dhe televizor, bej ushtrime ne palester kur do, thirr njerzit e tuj te vijne te shikojne,denim eshte kjo? Kuptohet po flas per njerzit qe vrasin, me vetedije, kur ka vrasje aksidentalisht ose per mbrojtje ose gjerat e tjera qe hyjne njerzit ne burg, atehere le ta burgosin per gjith jeten a per sa vite ja ka vendosur gjyka

Nuk eshte zgjidhje kjo,me vrave te vras,aq me teper sherbimi sekret qe ska lidhje fare,,kjo eshte zgjidhje me kanun,,ne demokraci ka menyra te tjera per te shlyer nje krim...................

blingbling
07-10-07, 12:13 AM
Per shembull????...

ida19
07-10-07, 01:32 AM
gjygji,denimi sipas shkalles dhe ne amerike ekziston dhe denimi me vdekje per krimet me dashje apo te shkalles se pare,por i bere nga instancat e caktuara te shtetit...e theksoj sherbimi sekret ska lidhje fare.......

Solange
09-10-07, 05:12 PM
Egzekutimet nga "dora e fshehte e shtetit", kane ndodhur shpeshhere. Duke patur parasysh ato qe kane ndodhur ne te shkuaren, praktikat e sherbimeve sekrete gjate luftes se ftohte, te CIAs KGBse dhe te agjensive te tjera, duke patur parasysh kete bote te trazuar, me akte terrorizmi dhe spiunazh industrial, a eshte i pranueshem egzekutimi i kundeshtareve apo personave te rrezikshem? Si mendoni a duhet ti jepet dore te lire Sherbimeve Sekrete qe te neutralizojne nje terrorist qe ben plane per te vrare nje numer te madh njerezish te pafajshem?

Jo - nuk besoj se ju duhet dhene kaq 'fuqi' ketyre organizatave. Aq me shume fuqi i jep ketyre aq me shume mundsi ka vendi per te ren nen kontrollin e kriminalistikes. Arsyeja pse ekzistojn 'votat e lira' eshte qe 'fuqia' te ndahet ne shume njerez ne menyre qe te mos ekzistoj monopoli; pastaj a merren parasysh votat apo jo eshte gje tjeter. Prapaskena ka kudo sepse asgje s;eshte prefekte.

Ne rastin e terroristave, mendoj qe do ishte me mire tju jepej e drejta ( mbasi eshte kaluar ne shtet/senat ) forcave speciale per kete gje po kjo mbasi te jete aprovuar nga te gjithe dhe jo direkt nga organizata (cilado qoft ajo).

SEND_ME_AN_ANGEL
31-10-07, 01:19 AM
Ligjin e ben me i forti. Nqs te fortet e Amerikes duan qe spiunazhi i tyre (CIA) te vrase filan terrorist apo te dyshuar terrorist, do te ndodhe medoemos, qofte si incident qofte si vetevrasje apo ndonje metode tjeter. Te njejten gje ka bere dhe vazhdon te beje KGB, akoma degjojme per njerez qe aksidentalisht pijne helm apo qe aksidentalisht fluturojne nga kate te larta pallatesh. Nuk eshte moralisht e drejte, por eshte menyra me efikase per kontroll. I vdekuri ste ben dot gje, kurse i burgosuri apo i debuari nga shteti eshte akoma njesoj i rrezikshem, ndoshta dhe me shume, sepse i jane ngritur pak nervat ne nivele stratosferike.

SENSUALI_TR
27-11-07, 11:49 AM
Vrasjet behen me paramendim nga sherbimet sekrete te cilat komandohen nga politika dhe eleminojne elementet e rrezikshem sipas tyre dhe zakonisht keto vrasje behen per ceshtje politike dhe sigurisht me urdher nga qeverite perkatese.

King_Arthur
30-01-08, 06:00 AM
une jam pro .

Embelsira
29-02-08, 03:59 AM
PRO edhe un lol

Ylli
29-02-08, 04:09 AM
JO ABSLOTUKISHT JO,

Mendoj se askush dhe me kete asnje lloj sherbimi nuk e ka te drejten e marrjes se ligjit ne duart e tyre. Kjo pune u takon institucioneve te judikatures (drejtesise) dhe vetem permes gjygjit dhe gjykimit mund te sillet nje vendim per ekzekutimin e dikujt, pa marre parasysh krimin qe ai.ajo ka bere!
Fundja kush jemi ne te gjykojme te tjeret pa gjygj!?

notorious
29-02-08, 03:17 PM
ėshtė mėse normale...

ku ka shtet, ka dhe egzekutime... pėr njerėz tė pa aftė pėr jetėn, parazitėr e tė smurė pa shėrim si pėrshembull pedofila e vrasės

thash ku ka shtet... se nė Shqipėri ka vite qė s'egziston shteti, aty ka thjeshtė KLANE ku tė tillė njerėz i nevoiten dhe respektohen

ē'do i bonit njė tipi qė futet n'burg pėr pėrdhunim del e pėrsėrit dhe e ripėrsėrit...?

do i prisnit bilen...?

t'ja presėsh e ta lesh t'gjallė ėsht gjynof... mė mirė ta hedhėsh ashtu pėr sė gjalli nė njė humnerė, i bo nder plerės, familjarėve t'vet po dhe njė bandit mė pak rrugve e mė pak shpenzime burgjeve

Driloni
29-02-08, 04:09 PM
Un jam pro ksaj ideje, se vetem un kam 23 persona ne listen time qe do doja t'i likuidoja.

cuni
02-01-09, 07:27 AM
ato qe merr ne dor shteti apo sherbimet sekrete , pa diskutim qe noi krim te voget anej-knej e kan bo dmth qe jane te rrezikshem. dhe deri sa jane te rrezikshem per shoqerine dhe nuk i fusin dot ne burg per nje apo dy arsye, mire tia bejne qe i egzekutojne . se keshtu krijohet nje far ballance.
pastaj lufta ka viktima dihet ai muhabet.

katia
05-01-09, 05:24 PM
une jam plotesisht dakort qe sherbimet sekrete ose komandot e vdekjes te eleminojne personat e rrezikshem.te pakten keshtu le te themi qe vepron shteti, pastaj nje kriminel me pak me mire eshte.do jete mire fare te rikthehet dhe denimi me vdekje, pasi jane shtuar shume pedofilet, terroristet e te cmendurit.sot keta lloj mostrash as burg tamam sbejne se dalin ca kokebosha qe protestojne per te drejtat e njeriut.per keta njerez duhet grusht i hekurt se i bejne te gjitha krimet me ndergjeje te plote.o vdekje o burg per gjithe jeten po jote rrine te flene e te hane jo jo.verini te punojne ne miniere 15 ore ne dite e me nje vakt buke e apele naten.qe kur te mendojne se kane shkaterruar jete te pafajshme te qajne me lot gjaku e ti luten zotit te vdesin sa me shpejt.te pakten tek ne ne shqiperi duhen vene patjeter denimi me vdekje se po vriten njerez per nje parakalim makine o per nje shikim te rastit.te paskten nje eksekutim ne shesh te qytetit do beje te mendohen mire te tjeret qe bejne si garipa. 2 veta vari berisha ne mes te fierit ne 93 0 94 se mbaj mend mire, po ndenji qyteti sus per nje per nja 2 vjet.