PDA

Shiko versionin e plot : Lionel Mesi, fitues i “Topi i Artė 2009″



chimera
02-12-09, 05:51 AM
ishte ora 21.20, natėn e fundit (tė hėnėn), nė kodrat e Barcelonės, kur Denis Chaumier, redaktor drejtues i “France Football”, ka njoftuar se Lionel Messi ka qenė i emėruar nga 96 juri si fitues i “Topi i Artė 2009”. Njė plebishit i vėrtetė. Pėr mė tepėr, pasi Mesi ėshtė lojtari mė i mirė nė historinė e zgjedhur, madje edhe para se tė caktohej si i tillė Mishel Platini, nė vitin 1984. I veshur me xhinse dhe njė xhup tė gjelbėr me tė bardhė, sulmuesin argjentinas tė Barcelonės e shikojmė pėr shumė minuta me njė buzėqeshje tė fiksuar nė fytyrė, qė tregon gėzimin e ligjshėm pėr kėdo nė njė rast tė tillė. Pranon t’i bėsh komplimenta tė tilla, se ėshtė njė “gjeni” nė futboll, me veprimet qė kryen, por yll jo. “Leo ėshtė njė person i thjeshtė, krejt normal”, - na kishte thėnė vėllai i tij, Rodrigo, disa minuta para se tė takoheshim, pėrmes telefonit, derisa i dha fund njė bllokimi nė trafikun e madh tė periferisė sė kryeqytetit katalanas. Ora ishte vetėm diēka mbi 20.30, era frynte e fortė pėrjashta, ndaj vendosėm ta takonim nė shtėpinė e tij, mjaft tė madhe. Menjėherė na qerasi me njė aperitiv, duke na konsideruar si miqtė e tij tė familjes, jo si tė bėhej fjalė pėr njė ceremoni solemne, tė denjė pėr lojtarė si ai, gati pėr t’u dekoruar si fituesi i “Topi i Artė 2009”. Leo ishte pak i lodhur nga “El Classico” e ditės sė mėparshme, ndaj po relaksohej, duke parė ritransmetimin e kėsaj ndeshjeje tė madhe nė njė ekran gjigand, qė ishte vendosur pėrballė divanit ku qėndronte i ulur. Por, sapo trokasim nė derė, ai ngrihet vetė dhe na qeras e na uron mirėseardhjen, madje mbush tėrė atė hapėsirė tė shtėpisė me seriozitet absolut. Pėrveē kėsaj, dėgjojmė disa zhurma nga kuzhina, klithmat e njė fėmije dhe njė qen qė leh. E tėra kjo ėshtė jeta e shtėpisė sė “star”-it tė Barcelonės. Asgjė pėr t’u dukur. “Topi i Artė 2009” ėshtė mjaft i matur, kurrsesi njė narcisit, pavarėsisht famės sė madhe qė ka nė tėrė globin. Vetėm dy fotografi tė tija, tė varura mureve tė dhomės nė ndenjes, disa trofe personalė mbi TV, kėto pėrbėjnė “kabinetin” e tij. Mesi kėrkon pak pushim, duke biseduar lirshėm, para se tė bėjė intervistėn e rastit para kamerės sonė. Preferon tė shfletojė si fillim librin e “Topi i Artė”, tashmė 50-vjecar, shikon dhjetėra fotografi tė paraqitura nga redaktori i “France Football”, Denis Chaumier, mė pas na falėnderon ngrohtėsisht. Kėtu nis edhe rrėfimi i gjatė i tij, i zakonshėm dhe ekskluziv, si gjithmonė, nė tė tilla raste….
Votim plebishitar
Pothuajse unanimisht, 96 anėtarėt e bordit votuan pėr sulmuesin e Barcelonės, qė arritėn nė 473 pikė, nga 480 tė mundshme. Njė vjeshtė mė pak pompoze se vitet e tij tė kaluara, gjatė performancės zhgėnjyese nė ndeshjet kualifikuese tė Argjentinės pėr “Kupėn e Botės 2010”, sikur e kishte eklipsuar paksa yllin e Barcelonės, Lionel Mesi. Megjithatė, nga tė gjithė konsiderohej si rivali mė dinjitoz pėr ta bėrė tė vetin “Topi i Artė 2009”. Kėsisoji, ishin ringjallur shumė sė fundi zėrat pėr kurorėzimin e tij. Juria ka vlerėsuar mė shumė se gjithcka rolin e Mesit nė suksesin e shumėfishtė dhe tė gjithanshėm tė Barēės kėtė vit: Katalanasit kanė fituar kampionatin spanjoll, Kupėn e Mbretit nė Spanjė dhe, veēanėrisht Ligėn e Kampioneve, ku Mesi ishte shėnuesi i 9 golave nė nė 12 lojėra tė zhvilluara nė “Champions”. Argjentinasi shtatshkurtėr ishte njė golashėnues i lartė edhe nė “La Liga”, sezonin e shkuar, sepse Lionel Messi shėnoi 23 herė, duke e bėrė kėshtu golashėnuesi i dytė mė i mirė te Barēa (Championship), pas Samuel Eto’o (30 gola). Me kėto shifra tė lakmueshme pėr kėdo, por edhe arritjet e tij teknike, Leo ka fituar.
Lionel Mesi ėshtė pra fitues i “Topi i Artė 2009”. Eshtė lojtari i shtatė nga FC Barcelona, qė e fiton kėtė ēmim. Gjashtė fituesit e mėparshėm tė Barcelonės janė: Luis Suarez (1960), Johan Cruyff (1973 dhe 1974), Hristo Stoiēkov (1994), Rivaldo (1999) dhe Ronaldinjo (2005). Klubi katalanas vjen kėshtu pas dy klubeve italiane, AC Milan dhe Juventus (nga 8 “Topa tė Artė” secili).
Njė kurorėzim historik! Asnjėherė nė historinė e “Topi i Artė 2009”, organizuar nga revista prestigjioze franceze “France Football”, njė fitues nuk ka qenė i kurorėzuar me njė diferencė tė tillė pikėsh nga rivalėt e tjerė tė nominuar nė “Top 10”. Pas tij ka ardhur portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u zgjodh “Topi i Artė” nė vitin 2008. Pas fitimit tė kėtij ēmimi, editorialė tė shumtė kanė pushtuar mediat sportive tė kontinentit, ku spikasin tituj tė tillė: “Mesi-hu i ri ka ardhur”; “Master i lojės, mjeshtėr i sondazhit”; “Mbret, njė vit i ri”; “Shpėrthyes, i paparashikueshėm, destabilizues”; “Dhe papritmas u bė gjigand”; “ABC-ja e Mesit”; “Mass 1-0 Ronaldo” etj.

cuni
06-12-09, 06:14 PM
nuk gjete dot noi artikull me te gjat per ta postu??
na thyve ne mes o daku.....ktu e ne durres. here tjeter krasiti icik.

po ai fernado ku ishte ne klasifikim??!!