PDA

Shiko versionin e plot : Interi tregon forcėn, 5 – 3 me Palermon



Hot_Babe
08-11-09, 11:06 AM
Inter i frikshėm, Inter i ēmendur, ėngjėj e djaj janė quajtur futbollistėt zikaltėr pas asaj ndeshjeje tė vrullshme nė San Siro kundėr Palermos. Skuadra e Mourinhos ėshtė shkėputur 4 pikė nga Juventus. Dueli mes tyre ėshtė afruar edhe mė shumė por tashmė nuk ėshtė mė nė mes Sampdoria. Balotelli, Maicon, Eto’o nga njėra anė, Miccoli, Cassani dhe Kurajo e Zenga nga ana tjetėr nė bashkėpunim me repartet e mbrojtjes sė tė dy ekipeve sollėn njė ndeshje tė ēmendur. Janė argėtuar tė gjithė nė takimin qė ka mbyllur javėn e 10-tė tė Serisė A. Kryesuesja e renditjes shėnoi 4 herė ne 45 minta dhe doli nga pjesa e parė mjaft e qetė. 2 herė shėnoi Ballotelli, dy herė Eto’o dhe Inter mendoi se e mbylli ndeshjen. Nė 20 minutat e para tė pjesės sė dytė Inter gjendet nė njė situatė mjaft tė vėshtirė. Tė bllokuar tė frikėsuar dhe vetėm gjysmė pjese lojė tė mbetur. Palermo shėnon tre gola qė rrezikojnė tė zotėt e shtėpisė. Ish-interisti Zenga nuk mund tė humbte nė shtėpinė e tij tė paktėn jo pa njė lojė dinjitoze. Nė dhomat e zhveshjes duhet t’i ketė motivuar futbollistėt, ndoshta i ka vėnė me shpatulla pas murit duke i shkundur dhe pjesa e dytė ishte njė lojė krejt tjetėr e siēilianėve. Zenga bėn edhe njė lėvizje tjetėr duke ndryshuar modulin e lojės ne 4-2-2-2. Fut nė lojė njė sulmues. Dhe gjėrat funksionuan pėr ish-portierin e Interit. Por skuadra e tij e vjetėr kishte njė factor mė shumė. Maikon me pregatitjen e tij fizike qė largonte topat nga mesfusha. I futur nė lojė nė fillim tė pjesės sė dytė nė vend tė Ballotellit, i cili e kreu mė sė miri detyrėn, Maicon justifikon praninė e tij nė fund tė takimit duke i mbyllur hesapet me Palermon. Por goli i tij ishte edhe njė mesazh qė Inter i jep skuadrave ndjekėse, veēanėrisht Juventusit. Zonja e vjetėr e lėshoi sfidėn nė fitoren me Sampdorian nė Olimpico dhe Inter e ripranoi dje nė mbrėmje nė San Siro.

cuni
08-11-09, 05:13 PM
po pra po po sot me romen dolen 1 - 1