PDA

Shiko versionin e plot : Gjykata e Lartė shtyn gjyqin pėr Mediun, e shpėton tuneli



Bruno
06-07-09, 12:25 PM
http://www.pafjale.com/pictures/f5146c63473b56f021a1d26ab87d0770.jpg

TIRANĖ – Gjykata e Lartė ka shtyrė seancėn gjyqėsore nė ngarkim tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi nė sallė nuk ishin mbrojtėsit ligjorė. Nė kėrkesėn pėr gjykatėn, avokatėt
Ardian Visha dhe Petrit Serjani thonė se “jemi bllokuar nė rrugė, gjatė kthimit nė Tiranė, pėr shkak tė mbylljes sė tunelit tė Thirrės”.
Ky ishte njė argument i pajustifikueshėm pėr akuzėn, pasi njoftimi pėr bllokimin e autostradės ishte dhėnė njė ditė mė parė. Prokurorėt deklaruan nė seancė se “rruga mbyllet nė orėn 11:00 tė ditės sė sotme ndaj avokatėt duhet tė kishin mbėrritur nė seance, sepse Ministria e Transporteve njoftoi qė mbrėmė pėr bllokimin e Rrėshen-Kalimash”.
Gjithsesi, Kolegji Penal nė mungesė tė avokatėve dhe kėrkesės sė tyre pėr tė shtyrė tė gjyqin, vendosi seancėn e radhės mė datė 14 shtator.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet pėr shpėrdorim detyre, gjė qė shkaktoi tragjedinė e Gėrdecit. Sot ishte senaca e parė ku Mediu pritej tė gjykohej i veēuar, pas ndarjes sė dosjes pėr pėrgjegjėsit e tjerė, persona pa imunitet tė cilėt tashmė gjykohen nė Gjykatėn e Tiranės.
Prokuroria vuri nėn akuzė 30 persona pėr ngjarjen e rėndė tė Gėrdecit, ku lista kryesohej nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa ish-ushtarakė tė lartė, administratori i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari. Gjykata e Lartė e ndau nė tri pjesė dosjen e shumėpėrfolur, duke mbajtur pėr gjykim vetėm ish-ministrin Mediu, ndėrsa dosjen pėr 29 tė pandehurit e tjerė ia dėrgoi pėr kompetencė gjykatės sė Tiranės!