Shiko versionin e plot : Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI"
Albanian^Boy
01-04-09, 04:45 AM
Mė tė rejat nga futbolli evropian apo cdo gje qe ndodh ne futboll do te mund te lexoni tek kjo tem...
Lexime te kendeshme :)
Albanian^Boy
05-04-09, 06:57 AM
Fitore minimale e Barcelonės
Lideri i tabelės nė Primera Division, Barcelona, ka shėnuar fitore minimale si mysafir i Valladolidit.
Tė vetmin gol nė ndeshje e shėnoi sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, i cili nė minutėn e 40-tė pranoi njė pasim nga Xavi, pėr ta mposhtur portierin Asenjo.
Fitore me rezultat tė njėjtė, 1-0, ka shėnuar edhe Sevilla si mysafir i Recreativo Huelvas, ndėrsa Villarreali ėshtė mposhtur me rezultat bindės prej 3-0, nga Almeria.
Albanian^Boy
05-04-09, 06:57 AM
Reali mban hapin
Konkurrenti kryesor i Barcelonės nė garėn pėr ta fituar titullin nė La Liga, Real Madridi, ka shėnuar fitore minimale nė stadiumin La Rosaleda, si mysafir i Malagas.
Tre pikė shumė tė vlefshme Mbretėrve ua siguroi argjentinasi, Gonzalo Higuain, i cili e mposhti portierin vendas, Goitia, nė minutat e para tė pjesės sė dytė (49’).
Me kėtė fitore Real Madridi ruan diferencėn prej gjashtė pikėsh prapa Barcelonės, qė gjendet nė vendin e parė, ndėrsa qėndron nėntė pikė pėrpara Sevillas qė mban pozitėn e tretė.
Albanian^Boy
05-04-09, 06:57 AM
Benitez: Ishte njė fitore e rėndėsishme
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka qenė i kėnaqur me fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, qė erdhi nė momentet e fundit tė ndeshjes.
“Ka qenė njė gol shumė, shumė i rėndėsishėm nė njė moment vendimtar. Ishte njė lehtėsim. Nuk mund tė thoni se do tė shėnoni nė minutėn e fundit, por ne gjithmonė luajmė nė fund”, ka thėnė Benitez.
Fitorja e ēoi Liverpoolin nė krye tė tabelės, me Manchester United qė sot pret nė Old Trafford, Aston Villan.
Albanian^Boy
05-04-09, 06:57 AM
Higuain: Duhet tė vazhdojmė presionin ndaj Barcelonės
Sulmuesi i Real Madrid, Gonzalo Higuain, thotė se fitorja e mbrėmshme ishte e rėndėsishme sepse do tė vazhdojė presionin ndaj Barcelonės.
Higuain ishte autori i golit tė vetėm nė fitoren e mbrėmshme minimale tė Real Madridit ndaj Malagas.
“Kam pasur disa raste, por fatmirėsisht goli im u tregua tė ishte vendimtari. Fitorja do tė na ndihmojė tė vazhdojmė presionin ndaj Barcelonės”, ka thėnė Higuain.
“Ishte shumė e rėndėsishme pėr ne, duke marrė parasysh numrin e lėndimeve qė kishin nga pauza ndėrkombėtare. Shumė lojtar erdhėn nga larg dhe nuk ishin nė njė formė shumė tė mirė”, ka shtuar argjentinasi.
Albanian^Boy
05-04-09, 06:58 AM
Reali do tė pėrpiqet tė transferojė Ronaldinhon?!
Tregimi mbi Ronaldinhon ka marrė edhe njė kahe tjetėr dramatike, me Real Madridin qė raportohet se do tė futet nė garė pėr tė nėnshkruar me brazilianin.
Ėshtė e qartė se ish-lojtari mė i mirė nė botė ėshtė i pakėnaqur nė Itali, gjė qė u pa edhe nga komentet e tij derisa ishte nė detyrė me kombėtaren e Brazilit.
Sipas Sport, burimet e afėrta me vėllain dhe agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, kanė konfirmuar se dėshiron tė ndryshojė vendin, duke kėrkuar njė klub me njė imazh tė ngjashėm.
Manchester City vazhdon tė pėrmenden si njė destinacion i ardhshėm i lojtarit, por duket se lojtari nuk e dėshiron edhe aq kėtė klub.
Me Florentino Perez qė pritet tė marrė drejtimin e Realit, Ronaldinho mund tė ketė rast tė rikthehet nė Spanjė. Perez ishte ai qė kishte sjellė nė Real edhe emra tė tjerė qė kishin luajtur nė Barcelona, si Luis Figon dhe Ronaldon.
Albanian^Boy
06-04-09, 07:09 PM
Kaka i thotė "po" Florentino Perezit
Mediat spanjolle pėrcjellin lajmin se mesfushori i Milanit, Kaka, i ka dhėnė pėlqimin kandidatit pėr president tė Real Madridit, Florentino Perez, pėr transferim nė klubin spanjoll.
Emri i Kaka sėrish ėshtė pjesė e thashethemeve rreth tė ardhmes sė tij dhe edhe njėherė ėshtė lidhur me kalim tek Reali i Madridit.
Pas deklaratave tė Kaka se nuk ėshtė nė raporte tė mira me drejtuesit e Milanit pėr shkak tė mėnyrės se si ėshtė trajtuar lėndimi i tij, spekulimet pėr largim tė tij nga San Siro sėrish janė bėrė aktuale.
Marca ka shkruar se Kaka tashmė i ka thėnė “po” Florentino Perezit pėr kalim nė Real Madrid. Spekulohet se klubi mbretėror tashmė e ka caktuar edhe vlerėn e dėmshpėrblimit me Milanin, e cila thuhet tė jetė rreth 60 milionė euro.
Albanian^Boy
06-04-09, 07:13 PM
Klinsmann: Ribery nuk largohet nga Bayerni
Mesfushori francez Franck Ribery ėshtė njėri nga emrat mė tė pėrfolur nė tregun e transferimeve pėr afatin kalimtar veror, pėr shėrbimet e tė cilit janė tė interesuara shumė skuadra, pėrfshirė edhe Manchester Unitedin dhe Barcelonėn.
Megjithatė trajneri i Bayern Munichut, Juergen Klinsmann, ka deklaruar se anėsori nuk do tė largohet nga Allianz Arena.
“Ne kemi vendosur pėr tė ardhmen e Franckut dhe ajo ėshtė se ne nuk do ta lejojmė largimin e tij”.
“Ribery e di se ėshtė duke luajtur pėr njė skuadėr tė madhe, e cila mund tė konkurrojė me cilėndo skuadėr nė Evropė”.
“Ne planifikojmė tė arrijmė gjėra tė mėdha nė njė tė ardhme tė afėrt, ndėrsa Francku ėshtė njeriu kryesor pėr kėtė gjė. Ai e di se nė afatin kalimtar veror ne do ta pėrforcojmė edhe mė shumė skuadrėn dhe do tė garojmė pėr gjėra tė mėdha”, ka thėnė Klinsmann pėr “Muenchner Merkur”.
Albanian^Boy
06-04-09, 07:14 PM
Cech: Del Piero ėshtė ekzekutuesi mė i mirė i penalltive
Nė njė intervistė pėr faqen zyrtare tė UEFA-s, portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk ka mundur tė thotė se cili ėshtė portieri mė i mirė nė botė, por nuk ka hezituar ta pėrmendė emrin e Alessandro Del Pieros si ekzekutuesi mė tė mirė tė penalltive.
“Cili ėshtė portieri mė i mirė nė botė? Ėshtė gjithmonė vėshtirė tė thuhet, sepse ka shumė portierė tė mirė. Tė themi se ėshtė njėri nga kėta: Buffon, Casillas, Van der Sar, Julio Cesar dhe Pepe Reina”, ka thėnė ēeku.
Megjithatė kur ėshtė fjala pėr ekzekutuesin mė tė mirė tė penalltive, Cech ka vetėm njė emėr nė mendje: “Mė i miri ėshtė Del Piero”.
Albanian^Boy
06-04-09, 07:15 PM
Sheva shpreson tė qėndrojė te Milan
Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka shprehur dėshirėn e tij pėr tė qėndruar nė San Siro edhe nė sezonin e ardhshėm dhe i ka falėnderuar tifozėt pėr mbėshtetjen e tyre.
Ukrainas ka pėrjetuar disa ditė tė mira, pasi qė shėnoi tė mėrkurėn kundėr Anglisė, ndėrsa ishte asistues i golit tė Inzaghit tė dielėn mbrėma kundėr Lecces.
“Po kaloj momente tė mira dhe jam vėrtet i lumtur. Dėshiroj tė vazhdoj kėtė rrugė dhe tė jap mė tė mirėn nga vetja deri nė fund tė sezonit”.
“Shpresoj tė qėndroj te Milani edhe sezonin e ardhshėm, megjithėse ende nuk e kam marrė vendimin pėrfundimtar”, ka thėnė ish- sulmuesi mė i mirė nė botė pėr faqen zyrtare tė Milanit.
Albanian^Boy
06-04-09, 07:16 PM
Ronaldo: United ėshtė klubi i duhur pėr mua
Edhe krahas spekulimeve tė cilat e lidhin me njė kalim prej 75 milionė funtesh nė Real Madrid, Cristiano Ronaldo thotė se Manchester United ėshtė klubi i duhur pėr tė.
Portugezi shėnoi dy gola nė ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas, tė cilėn Djajtė e Kuq e fituan me rezultat 3-2.
Manchester United nesėr do tė ndeshet me Porton nė kuadėr tė ndeshjes sė parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve, ndėrsa Ronaldo ka shfrytėzuar rastin ta shfaqė besimin e tij ndaj klubit para kėsaj pėrballje.
“Gjithmonė i kemi kėto pyetje. Jam i lumtur nė kėtė klub. Mendoj se ky ėshtė klubi i duhur pėr mua”, ka thėnė Ronaldo nė pyetjen e zakonshme rreth transferimit tė tij nė Real Madrid.
Albanian^Boy
09-04-09, 06:18 AM
Chelsea thyen Liverpoolin nė Anfield
Dy gola tė Branislav Ivanoviq dhe njė i shėnuar nga Didier Drogba kanė ndihmuar Chelsean tė rikthejė rezultatin nga disavantazhi 1-0 pėr tė shėnuar nė fund fitore 3-1 nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve.
Vendasit kaluan tė parėt nė epėrsi nė ndeshjen e zhvilluar nė Anfield, por tė zgjedhurit e Rafa Benitez nuk ishin tė aftė ta ruajnė rezultatin.
Pjesa e parė
Ishin pikėrisht vendasit ata tė cilėn ishin mė ngulmues nė fillim tė ndeshjes, me Dirk Kuyt qė tentoi tė ēajė portėn e Petr Cech pas vetėm tre minutash.
Dhe, nuk vonoi shumė dhe goli i parė nė ndeshje arriti shumė shpejt, kur nė minutėn e gjashtė tė ndeshjes sulmuesi spanjoll Fernando Torres pėrfundoi nė mėnyrėn mė tė mirė njė harkim tė Alvaro Arbeloas, pas njė loje tė mirė nga Kuyt.
Por avantazhi i Liverpooli u kėrcėnua shpejt, kur Salomon Kalou i dha njė rast tė artė Didier Dogbas pėr tė barazuar. Blutė kėrkuan vazhdimisht golin e barazimin, i cili erdhi gjashtė minuta para fundi tė pjesės sė parė.
Gėzimi i lojtarėve tė Chelseat pas golit tė barazimit. Foto: Reuters
Mbrojtėsi serb Ivanovic, i cili u pėrfshi nė ekip vetėm pas mungesės sė tė lėnduarit Jose Bosingwa, shmangi mirė Xabi Alonson, pėr tė dėrguar topin me kokė nė rrjetėn e Pepe Reinas, qė ishte edhe goli i tij i parė nė fanellėn e Chelseat.
Pjesa e dytė
Pas dy golave tė pjesės sė parė, pritej njė pjesė e dytė ndoshta mė e qetė, por ndodhi tėrėsisht e kundėrta, me Chelsean qė dominoi kėtė pjesė.
Ivanovic gjeti edhe golin e tij tė dytė nė ndeshje nė minutėn e 62-tė tė ndeshjes, qė ishte po thuajse njė kopje e golit tė parė, me vendasit tė paaftė pėr tė mėsuar nga gabimi i mėhershėm.
Zhgėnjimi i tė kuqve (anash) dhe festa e bluve (nė mes). Foto: AP
Pas pesė minutash tjera, ishte Didier Drogba ai i cili i siguroi Chelseat fitoren e rėndėsishme tė mbrėmjes, duke shėnuar nga afėrsia (67’).
Chelsea pati rastin tė shėnojė edhe golin e katėrt, por Reina mbrojti njė gjuajtje tė Frank Lampard nė minutėn e fundit tė ndeshjes.
E vetmja gjė jo e kėndshme pėr Chelsean ishte kartoni i verdhė i kapitenit John Terry, i cili do tė mungojė nė ndeshjen e javės sė ardhshme, qė zhvillohet tė martėn nė Stamford Bridge, ku shpresojmė tė shohim njė lojė mė tė hapur nga Liverpooli.
Albanian^Boy
09-04-09, 06:20 AM
Barcelona pothuajse nė gjysmėfinale
Katėr gola tė shėnuar nė pjesėn e parė i kanė dhėnė fitoren e thellė ekipit tė Barcelonės nė pėrballje me kampionin e Gjermanisė, Bayern Munich, nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve tė zhvilluar nė Camp Nou.
Vendasit kryen punėn e vet qė nė pjesėn e parė tė ndeshjes, me anė tė golave tė treshes sulmuese, Messi, Eto’o dhe Henry.
Pjesa e parė
Ndeshja filloi nė mėnyrė tė pėrkryer pėr katalanasit tė cilėt qė nė pjesė tė parė i qerasėn bavarezėt me njė katėrshe golash, tė cilėt nė anėn tjetėr nuk patės asnjė kėrcėnim serioz nė portėn e Victor Valdes.
Lionel Messi hapi rezultatin pas vetėm nėntė minutash lojė, pas njė loje tė mirė tė Andres Iniesta dhe Samuel Eto’o. Ky i fundit dyfishoi rezultatin pas edhe tre minutash tjerė, dhe asistimi kėtė herė erdhi nė anėn e kundėrt, pikėrisht nga Messi.
Duke parė tėrheqjen e mysafirėve, Barcelona nuk ndaloi sė sulmuari, qė rezultoi edhe me dy gola tė tjerė. Njė lėvizje e Henry nė anėn e majtė, dėrgoi topin nė qendėr tė portės sė portierit gjerman Hans-Jörg Butt, ku u shfaq kėmba e djathtė e Messi, qė dėrgoi topin nė rrjetė.
Ishte sėrish argjentinasi protagonist edhe i golit tė katėrt pėr Barcelonėn. Njė ‘fluturim’ i tij nėpėr mbrojtjen bavareze bėri qė topi tė arrijė tek Thierry Henry nė kėndin e majtė, i cili nuk fali nga afėrsia pėr tė mbyllur serinė e golave.
Barcelona pati edhe njė dyshim pėr penalti, kur nė minutėn e 17-tė Messi u rrėzua nė zonėn e rreptėsisė, por e gjitha ēfarė fitoi ishte njė karton i verdhė. Nė anėn tjetėr reagimi i trajnerit Pep Guardiola i kushtoi edhe atij me largim nga stoli drejtues i ekipit, pėr ta dėrguar nė atė tė tifozėve.
Pjesa e dytė
Vendasit kontrolluan ndeshjen edhe nė pjesė tė dytė por, mbase tė kėnaqur me rezultatin e pjesės, ishin mė pak sulmues dhe nuk arritėn tė shėnojnė nė 45 minutat e fundit.
Lojtarėt e Bayernit nė anėn tjetėr dėshtuan tėrėsisht edhe nė kėtė pjesė tė ndeshjes, duke pranuar rezultatin pėrfundimtar 4-0.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas njė jave nė Allianz Arena.
Albanian^Boy
09-04-09, 06:20 AM
Hiddink lavdėron Ivanovic dhe Essien
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazėllyer me dy golat e shėnuar nga Branislav Ivanovic gjatė fitores sė mbrėmshme prej 3-1 ndaj Liveproolit nė Anfield.
Ivanovic shėnoi me kokė dy gola qė rikthyen rezultatin nė favor tė Chelseat, pasi Torres mė herėt kishte shėnuar pėr avantazhin e Liverpoolit.
“Ai ėshtė njė djalosh shumė i vendosur dhe kur nėnshkruani me Chelsean dhe nuk luani shpesh, nuk ėshtė lehtė. Por ai ka vazhduar tė stėrvitet shumė mirė dhe, edhe pse nuk ishte nė pozicionin e tij natyral, ai e ka bėrė shumė mirė punėn e mbrojtėsit tė djathtė.
Hiddink po ashtu ka lavdėruar edhe lojėn e Michael Essien, pėr tė cilin thotė se ka qenė ēelėsi i fitores.
“Ne punuam shumė pėr tė ndaluar armėt e tyre, Gerrard dhe Torres, dhe trekėndėshin tė cilin ata e shfrytėzuan me Arbeloan. Michael ishte ēelėsi nė mesfushė ai nuk e ndiqte vetėm Gerrard gjithkund, por ishte nė gjendje tė jetė pikė fillestare e shumė sulmeve tona”, ka shtuar holandezi.
Albanian^Boy
09-04-09, 06:21 AM
Ancelotti i thotė po Chelseat?
Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, raportohet se i ka thėnė Chelseat se ėshtė i gatshėm tė marrė detyrėn te Guus Hiddink qė nga sezoni i ardhshėm.
Tabloidi britanik The Sun shkruan se trajneri i Milanit i ka premtuar Roman Abramovich se do tė bashkohet me klubin gjatė verės.
Ancelotti ishte caku kryesor i pronarit tė Chelseat pėr tė zėvendėsuar tė shkarkuarin Phelipe Scolari, por ishte e pamundur qė ai tė largohet nga Milani nė mes tė sezonit.
Sidoqoftė, burime nga klubi italian kanė dhėnė shenja se njė marrėveshje ėshtė arritur me klubin anglez, e cila do ta shohė Ancelottin si trajnerin e ri.
Kontrata raportohet tė jetė tre vjeēare dhe e vlefshme 5.8 milionė funte nė sezon dhe duhet tė nėnshkruhet nė qershor.
Pėr trajnerin 52-vjeēar italian, i interesuar ėshtė edhe kampioni i Spanjės, Real Madrid.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:23 PM
Ireland: City nuk u treguam tė guximshėm nė Hamburg
Mesfushori i Manchester Cityt, Stephen Ireland, thotė se ata nuk ishin treguar tė guximshėm, duke lejuar tė mposhten me rezultat 3-1 nė ndeshjen e mbrėmshme ēerekfinale tė Kupės UEFA nė udhėtim tek Hamburgu.
“Ne nuk arritėm ta mbajmė. Bėmė njė fillim tė shkėlqyeshėm dhe nuk u mbrojtėm shumė mirė. Jemi tė zhgėnjyer, por kemi edhe njė ndeshje tjetėr rikthimi qė na favorizon si vendas”, ka thėnė Ireland, i cili ishte autori i golit tė vetėm pėr Cityn.
“Mendoj se mund t’ua bėjmė tė njėjtėn gjė atyre. Ata krijuan mė shumė raste dhe na vendosėn nėn presion mė tė madh. Nuk ishim shumė tė guximshėm nė ndeshjen e mbrėmshme”, ka shtuar Ireland.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:25 PM
Ribery i mahnitur me Barcelonėn
Mesfushori i Bayern Munichut, Frank Ribery, ėshtė i mahnitur nga loja e bukur Barcelonės, por shton se pėr tė ardhmen e tij do tė vendosė mė vonė.
Katalanasit shkatėrruan Bayernin nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampinėve, duke e mposhtur me rezultat 4-0 nė Camp Nou.
“Loja e tyre ishte shumė bukur pėr t’u parė. Lojtarėt argėtoheshin atje. Ata ishin thjesht shumė mė fuqishėm pėr ne. Pėr pjesėn time tė lojės, absolutisht nuk ishte kėnaqėsi tė luaj”, ka thėnė Ribery.
“Pas ndeshjes i thash Thierry Henry se tash shumė mė mirė kuptova nga ajo qė mė thoshte ai vazhdimisht, pėr futbollin qė luhet dhe pėr atmosferėn”, ka shtuar francezi.
Ribery vazhdimisht ėshtė lidhur me njė kalim nė kampionatin spanjoll, ku raportohet se do tė ketė njė luftė tė ashpėr nė mes dy rivalėve kryesor, Barcelonės dhe Real Madridit, pėr tė marrė shėrbimet e tij.
“Sa i takon tė ardhmen time, do tė shohim mė vonė...”, ka qenė pėrgjigja e mesfushorit rreth kėsaj ēėshtje.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:26 PM
Bayern Munich dėshiron Cannavaron
Kampioni i Gjermanisė, Bayern Munich, ėshtė duke kėrkuar mbrojtėsin e Real Madridit, Fabio Cannavaro.
Veterani italian ėshtė pa kontratė qė nga qershori i kėtij viti dhe ka tėrhequr vėmendje e dy klubeve angleze Manchester City dhe Tottenham.
AS shkruan se Bayerni ka vėnė kontakte me agjentin e Cannavaros, Gaetano Fedele, qė nga shkurti duke shfaqur interesimin e vet.
Dėshtimi i fundit nė Ligėn e Kampionėve e ka nxitur Bayernin tė marrė kapa tė shpejtė nė freskimin e ekipit dhe Cannavaro mund tė jetė njė opsion pėr forcimin e mbrojtjes sė ekipit bavarez.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:27 PM
Perez dėshiron tė shesė Robbenin
Anėsori holandez i Real Madridit, Arjen Robben, duket se do ta ketė tė vėshtirė qėndrimin e tij tek nė Bernabeu.
Siē shkruan Marca, nėse Florentino Perez i fiton zgjedhjet pėr president tė Real Madridit, menjėherė do tė kėrkojė tė shesė ish-mesfushorin e Chelseat.
Sipas sportives spanjolle Perez ka shumė dyshime rreth formės sė holandezit dhe nuk dėshiron ta pėrfshijė atė nė planet e tij afatgjata.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:28 PM
Diarra: Nga Wengeri nuk mėsova asgjė
Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, e ka sulmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, dhe thotė se nuk ka mėsuar asgjė nga strategu francez.
Diarra kaloi nga Chelsea nė radhėt e Arsenalit nė vitin 2007 me qėllim qė tė fitojė njė minutash mė tė madh, por nėn drejtimin e Wengerit ai luajti dy herė mė pak ndeshje se nė Chelsea dhe i pakėnaqur u largua nė fund tė sezonit nė drejtim tė Portsmouthit.
Pas njė viti tė kaluar atje dhe paraqitjeve tė mira, nė afatin e fundit kalimtar u transferua nė Santiago Bernabeu, ku tash ėshtė njė ndėr shtyllat mė tė rėndėsishme tė ekipit tė Juande Ramos.
“Ēfarė kam mėsuar nga Wenger? Asgjė! Nga Wenger nuk kam mėsuar asgjė. Ai mė mėsoi vetėm tė dyshoi nė gjithēka. Kam njė ndjenjė sikur kurrė nuk kam luajtur nė Arsenal”, ka thėnė Diarra.
“Nėse nuk ma rikujtonit do tė harroja. Ėshtė diēka e fshirė nga kujtesa ime. Kam luajtur vetėm 15 ndeshje dhe raporti me Wenger nuk ishte i mirė. E respektoj mėnyrėn e tij tė stėrvitjes, por mė shumė kam mėsuar nga Mourinho”.
“Mourinho mė ka mėsuar si tė luftoj. Kam folur me tė duke e shikuar nė sy. Nėse kishte probleme, i diskutonim. Wenger kurrė nuk ka folur me mua, deri nė momentin kur i thash se do tė largohem. Ai fliste me tjerėt, por jo edhe me mua”, ka shtuar Diarra.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:29 PM
Berlusconi kėrkon dyshen braziliane Neymar, Keirrison
Milani ėshtė i gatshėm tė forcojė sulmin pėr sezonin e ardhshėm, duke sjellė nė radhėt e veta dyshen braziliane Neymar dhe Keirrison.
Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ėshtė i vendosur t’i bėjė pėr veti fansat e rosonerėve me njė marrėveshje tė ngjashme me atė qė solli ish-sulmuesin e Internacional, Alexandre Pato, nė San Siro.
Sulmuesi 17-vjeēar i Santos, Neymar, i vlerėsuar rreth 25 milionė funte, ėshtė caku kryesor i Berlusconit, ndėrsa edhe mesfushori me tipare sulmuese i Palmeiras, Keirrison, po ashtu ėshtė duke u marrė nė konsideratė.
Nga Evropa, sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, ėshtė njė sulmues tjetėr si opsion pėr ekipin italian.
Albanian^Boy
10-04-09, 02:29 PM
Wenger paralajmėron: Liverpooli mund tė rikthehet
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ėshtė i bindur se Liverpooli ėshtė ende nė garė me Chelsean pėr tė siguruar vend nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve.
Wenger ka thėnė se askush nuk do tė duhej ta fshijė nga gjasat Liverpoolin, edhe pse u mposht nė Anfield nga Chelsea me rezultat 3-1.
“Arsenal – Villarreal dhe Manchester United – Porto ende duhet tė vendosen. Barcelona duhet tėrėsisht e sigurt, dhe Chelsea ėshtė nė njė pozitė tė fuqishme”, ka thėnė Wenger.
“Por edhe kjo ndeshje ende pritet tė vendoset, pasi Liverpooli mund tė pėrgjigjet dhe tė jetė i fuqishėm nė udhėtim. Gjithkund ku luani duhet tė jeni 100%. Nėse jepni vetėm pak nga forma e juaj ndėshkoheni”, ka shtuar francezi.
Albanian^Boy
13-04-09, 01:58 PM
Van Bommel: Ribery dėshiron tė luajė pėr Barcėn
Kapiteni i Bayern Munichut, Mark van Bommel, ka pohuar qė bashkėlojtari i tij, Franck Ribery, ėndėrron tė transferohet nė Camp Nou.
Mesfushori francez ėshtė nė shėnjestėr tė disa skuadrave tė mėdha evropiane, mirėpo bavarezėt nuk dėshirojnė ta lejojnė largimin e tij nga Allianz Arena.
“Franck dėshiron tė luajė pėr Barcelonėn. Ai ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm, mė i miri nė Bundesligė dhe loja e tij pėrshtatet me atė tė Barcelonės”, ka njoftuar ish-lojtari i Barcelonės, Van Bommel.
Albanian^Boy
13-04-09, 01:59 PM
Galliani: Milani nuk ka nevojė pėr rindėrtim
Pas njė tjetėr sezoni zhgėnjyes, Milani pritet tė bėjė ndryshime nė skuadėr, ndėrsa zėvendėspresidenti Adriano Galliani ėshtė i bindur se ai e di se ēka i nevojitet skuadrės sė tij.
“Pėrgjithėsisht, nėse dėshiron trofe duhet tė kesh njė klub tė madh, njė trajner tė mirė dhe njė skuadėr adekuate”.
“Mirėpo, ėshtė vėshtirė tė garosh nė blerjen e lojtarėve me skuadrat tė cilat fitojnė dyfish mė shumė se ne, siē ėshtė Real Madridi, dhe kanė taksa shumė mė tė ulėta”.
“Ne duhet tė krijojmė njė strategji tė veēantė. Kemi pasur shumė probleme me lėndime nė muajt e fundit, mirėpo Milani nuk ka nevojė tė rindėrtohet”.
“Do tė sjellim nė skuadėr disa emra tė mėdhenj, mirėpo ne kemi disa lojtarėt tė rinj tė cilėt po luajnė nė skuadra tė ndryshme. Unė vazhdimisht i pėrcjell Alberto Paloschin, Davide Di Gennaron dhe Ignazio Abaten, dhe sipas tė gjitha gjasave ata do tė kthehen nė fund tė sezonit”, ka thėnė Galliani pėr Tuttomercatoweb.
Albanian^Boy
13-04-09, 02:01 PM
Bayerni kėrkon ta ruajė njė pjesė tė krenarisė
Bayern Munichu do tė pėrpiqet ta shpėtojė njė pjesė tė krenarisė kur nesėr nė Alliaz Arena do ta presė Barcelonėn nė ndeshjen e kthimit ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve.
Bavarezėt nė ndeshjen e parė nė Camp Nou pėsuan njė debakėl tė vėrtetė, pasi pas vetėm 45 minutash humbėn me rezultat bindės 4-0.
“E dimė se nuk do ta fitojmė Barcelonėn me katėr gola epėrsi, jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Por do tė luajmė me krenari dhe karakter dhe do t’u japin fansave njė ndeshje tė shkėlqyeshme tė Ligės sė Kampionėve”, ka thėnė trajneri i ekipit gjerman, Jurgen Klinsmann.
“Jemi jashtė loje pėr kėtė garė, por dėshirojmė t’u ofrojmė fansave njė lojė tė bukur dhe nėse ėshtė e mundur edhe njė fitore. Barcelona ėshtė ekipi mė i mirė nė planetė dhe nėse dėshirojmė sėrish tė luajmė me njė ekip tė tillė duhet ta fitojmė titullin. Tė gjithė duam tė jemi sėrish kampionė”, ka thėnė trajneri gjerman duke bėrė tė ditur se caku kryesor tash do tė jetė Bundesliga.
Albanian^Boy
13-04-09, 02:02 PM
Messi: Ėndėrroj tė luaj nė finale tė Ligės sė Kampionėve
Lionel Messi thotė se ai ka qenė i tronditur nga fitorja e Chelseat me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit nė Anfield, por thotė se nuk e ka problem se kush do tė jetė kundėrshtari i radhės nė gjysmėfinale.
Tashmė mund tė thuhet se Barcelona ėshtė nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve pasi katalonasit shkatėrruar Bayernin nė Camp Nou me rezultat 4-0.
Messi thotė se ka qenė i befasuar nga humbja e Liverpoolit nė Anfield, por nuk ka frikė nga asnjėri kundėrshtar nė gjysmėfinale.
Argjentinasi mungoi nė finalen e vitit 2006 kur Barcelona mposhti Arsenalin nė finale tė Ligės sė Kampionėve dhe ka dėshirė tė flaktė tė luajė nė Romė.
“Pėr mua befasi ishte fitorja e Chelseat kundėr Liverpoolit. Tė dyja ekipet janė kundėrshtarė tė vėshtirė, por dėshirė e imja ėshtė tė jemi nė finale nė Romė, pa dallim ndaj cilit kundėrshtar do tė duhet tė luajmė pėr tė arritur atje”, ka thėnė Messi,.
“Ėndėrr e imja ėshtė ta fitoj Ligėn e Kampionėve. Nė vitin 2006 e humba ndeshjen finale pėr shkak tė lėndimit. Dua tė jemi mė tė mirėt nė botė”, ka shtuar argjentinasi.
Albanian^Boy
13-04-09, 02:02 PM
Trezeguet: Ėshtė nder tė luash pėr Juventusin
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotė se ėshtė nder qė e bart fanellėn e Juventusit tash kur i afrohet vitit tė dhjetė nė Torino.
“Ėshtė njė nder i madh pėr mua tė luaj pėr Juventusin”.
“Jam veēanėrisht i nderuar qė i takoj historisė sė njė klubi ku kanė luajtur legjendat e tilla franceze, si Platini dhe Zidane”.
“Kjo skuadėr pėr mua ėshtė si njė familje, dhe ėshtė njėra nga skuadrat e rralla nė Evropė ku luajnė lojtarė tė cilėt kanė qenė prej kohėsh kėtu”, ka thėnė Trezegol pėr “Le Figaro”.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:26 PM
Ronaldo: Do ta mposhtim Porton!
Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ėshtė i bindur se skuadra e tij do ta mposhtė Porton nė ndeshjen e kthyese e cila zhvillohet tė mėrkurėn mbrėma nė Estadio do Dragao.
“Ndjehem mirė, kam vetėbesim, ndeshjet mė tė mira po vijnė dhe unė jam i gatshėm pėr to”.
“Kur ėshtė hedhur shorti dėshiroja qė tė luaja kundėr Portos. Mendoj se jemi skuadėr shumė mė e mirė se Porto, mirėpo duhet tė kemi respekt pėr ta, sepse pėr momentin ata janė ekipi mė i mirė nė Portugali”.
“Ata kanė njė trajner tė mirė, disa lojtarė tė jashtėzakonshėm, mirėpo ne duhet tė dėshmojmė pas dy ndeshjeve se jemi mė tė mirėt”.
“Ne dėshirojmė tė fitojmė gjithēka. Dėshiroj ta pėrfundoj sezonin duke fituar Ligėn Premier, Kupėn FA dhe Ligėn e Kampionėve. Tė njėjtėn gjė e dėshirojnė edhe bashkėlojtarėt e mi”, ka thėnė Lojtari mė i mirė nė botė pėr vitin 2008
Albanian^Boy
14-04-09, 06:26 PM
Hiddink: Liverpooli ėshtė ende 'gjallė'
Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, thotė se Blutė ende nuk janė kualifikuar nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve, pavarėsisht fitores prej 3-1 kundėr Liverpoolit nė Anfield.
“Shumica e njerėzve thonė se nėse e fiton ndeshjen si mysafir nė Ligėn e Kampionėve, ashtu si bėmė ne, atėherė nuk do tė keni shqetėsime pėr ndeshjen e kthimit. Por unė nuk mendoj ashtu”.
“Liverpooli ėshtė njė skuadėr shumė e mirė, e cila luan futboll tė bukur dhe ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė, prandaj jemi pėrgatitur me seriozitetin mė tė madh. Ne do tė luajmė pėr fitore edhe nė kėtė ndeshje”, ėshtė cituar holandezi nga “The Sun”.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:26 PM
Senna: Adebayor nuk mė bėn pėrshtypje
Pėrkundėr rikthimit tė suksesshėm tė Emmanuel Adebayorit nga lėndimi, kundėrshtari i tij nė Ligėn e Kampionėve, mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, thotė se ai nuk sheh asgjė tė veēantė te sulmuesi shtatlartė.
“Adebayor nuk mė lė pėrshtypje. Nė moshėn time, dhe nė bazė tė asaj qė kam parė nė futboll, ėshtė vėshtirė tė gjej njė lojtar, i cili vėrtet mė lė pėrshtypje”.
“Adebayor ėshtė njė lojtar i mirė, mirėpo nuk mund tė thuhet se ai ėshtė njė superyll. Ai duhet tė kalojė edhe shumė vite dhe tė jap shumė, nėse dėshiron ta arrijė atė qė e ka bėrė Henry pėr Arsenalin”.
Pėr mė shumė Senna ka folur edhe pėr ndehsjen e tė mėrkurės mbrėma nė Emirates, duke thėnė se skuadra e tij nuk tė kėrkojė vazhdimet por fitoren.
“Ne jemi tė aftė pėr tė fituar nė Londėr dhe pėr ta vazhduar garėn. Jemi pa mėdyshje shumė mė tė fuqishėm se para tre vitesh (kur Villarreali u eliminua nga Arsenali). Kemi njė skuadėr shumė mė tė kompletuar se atėherė”.
“Kjo ndeshje ėshtė krejt ose asgjė. Ne jemi tė vetėdijshėm pėr atė qė duhet tė bėjmė dhe e dimė se kemi mundėsi tė fitojmė”, ka pėrfunduar Senna.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:27 PM
Barcelona interesohet pėr Agger
Barcelona ka shprehur interesimin e saj pėr mbrojtėsin e Liverpoolit, Daniel Agger.
Daily Mail shkruan se trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, ėshtė duke e monitoruar situatėn e Agger, dhe ėshtė impresionuar me aftėsitė e tij.
Mbrojtėsi danez ka dėshmuar edhe njė paraqitje tė shkėlqyer nė ndeshjen e tė shtunės, kur Liverpooli shkatėrroi Blackburnin me rezultat 4-0 pėr tė mbajtur presionin ndaj Mancheterit nė tabelėn e ligės angleze.
Pėr Agger i interesuar raportohet se ėshtė edhe trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:27 PM
Bologna shkarkon Mihajloviqin
Pas serisė sė rezultateve tė dobėta, ekipi i Bolognas ka bėrė tė ditur se ka shkarkuar trajnerin serb Sinisa Mihajloviq dhe nė vend tė tij ka caktuar Giuseppe Papadopulo.
Mediat italiane qė mbrėmė shkruan se pozita e Mihajloviq ishte vėnė nė pikėpyetje pasi drejtuesit e klubit kėrkuan njė takim urgjent pas humbjes ndaj Sienės.
Sot Bologna edhe zyrtarisht ka bėrė tė ditur se e ka shkarkuar ish-ndihmės trajnerin e Roberto Mancinit tek Interi, pas vetėm gjashtė muajsh detyre nė klub.
Pas fillimit tė mbarė, Mihajloviq dhe Bologna u pėrballėn me njė krizė tė madhe dhe pėsuan katėr humbje radhazi nė ndeshjet e fundit.
Pasues i serbit do tė jetė 61-vjeēari Papadopulo, i cili sot edhe zyrtarisht do tė marrė detyrėn.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:27 PM
Benitez: S’kemi ēfarė tė humbim
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka kėrkuar nga lojtarėt e tij tė luajnė me mendimin se do tė mund tė kalojnė nė rundin e ardhshėm dhe ka shtuar se presioni nė kėtė ndeshje bie mbi Chelsean.
“Nė kėtė ndeshje s’kemi ēfarė tė humbin, andaj presioni ėshtė mbi ta. Ata kanė nevojė tė fitojnė. Ata kanė pėrvojė nė Ligėn e Kampionėve dhe kualitet. Por, ky ėshtė futbollit, kėtu mund tė ndodhė gjithēka. Duhet tė besojmė dhe tė mendojmė se mund tė kemi sukses”, ka thėnė Benitez.
“Chelsea do tė mendojė se puna ėshtė e kryer, por ne do tė duhet tė luajmė me mendimin se mund tė kalojmė nė rundin e ardhshėm”.
“E dimė se mund tė arrijmė. Mund tė shėnojmė nė fushė mysafire kundėr klubeve tė mėdha dhe po ashtu e kemi pėrvojėn nga fitorja 4-1 nė Old Trafford”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:28 PM
Ferguson nuk ka frikė nga Porto
Nė prag tė takimit tė nesėrm nė mes tė Portos dhe Manchester United nė stadiumin Dragao, Sir Alex Ferguson thotė se portugezėt mund tė mposhtėn edhe nė fushė vendore.
Historia tregon se United do tė ketė njė punė tė vėshtirė pėr tė siguruar vend nė gjysmėfinale pas barazimit tė parė 2-2 nė Old Trafford, por Feguson beson nė triumf tė ekipit tė tij.
Porto nuk ka asnjė humbje nė fushė vendore nga ekipet angleze dhe i ka fituar tė gjitha tetė pėrballjet nė Evropė pas barazimeve nė ndeshjet e para.
“Porto ėshtė njė ekip shumė agresiv, veēanėrisht nė fushė vendore. Pėrvoja e brazilianėve dhe argjentinezėve nė ekip iu jep kreativitet dhe forcė e cila veēanėrisht mund tė shihet nė fushė vendore”, thotė Ferguson.
“Por ata mund tė kenė edhe njė ditė kur nuk luajnė mirė. Ata humbėn nė fushė vendore ndaj Dinamo Kievit nė fazėn e grupeve dhe po ashtu u mposhtėn nga Arsenali nė Emirates”, ka shtuar skocezi.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:28 PM
Gjysmėfinalja e parė: Chelsea vs. Barcelona
Superdueli anglez nė ndeshjen kthyese tė ēerekfinales sė Ligės sė Kampionėve, ndėrmjet Chelseat dhe Liverpoolit, i zhvilluar tė martėn mbrėma nė Stamford Bridge ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė 4-4, me ē’rast skuadra e Chelseat do tė vazhdojė garėn nė gjysmėfinale.
Ndeshja e parė e zhvilluar nė Anfield kishte pėrfunduar me fitoren e Chelseat me rezultat 3-1, dhe ishte e qartė se Liverpooli do tė jetė skuadra e cila do ta kėrkojė fitoren.
Tė dyja skuadrat e zhvilluan ndeshjen nė mungesė tė dy kapitenėve. Te Blutė mungoi John Terry, ndėrsa te Tė Kuqtė, Steven Gerrard.
Pjesa e parė
Ndeshja filloi me njė pėrqendrim tė madh nga tė dyja skuadrat dhe nuk u pa asnjė rast deri nė minutėn e 13-tė, kur pas njė aksioni tė bukur tė Liverpoolit, Fernando Torres gjuajti mbi portė.
Chelsea reagoi menjėherė (14’) me anė tė Frank Lampard, i cili gjuajti shumė afėr portės nga gjuajtja e lirė, dhe ky ishte rasti i vetėm i vendasve pėr t’u pėrmendur.
Nė minutėn e 19-tė mysafirėt kaluan nė epėrsi pas njė gjuajtje tė lirė, tė cilėn nė mėnyrė maestrale e shndėrroi nė gol Fabio Aurelio.
Tė Kuqtė dyfishuan rezultatin me anė tė Xabi Alonsos (28’), i cili e mposhti portierin Cech nga pika e bardhė pas njė ndėrhyrje tė gabuar tė serbit Branislav Ivanovic.
Deri nė fund tė 45 minutave tė para, Blutė krijuan presion para portės sė Liverpoolit, por madje edhe inkuadrimi i Nicolas Anelkas (36’) nuk solli asnjė ndryshim nė rezultat.
Pjesa e dytė
Atė qė nuk e bėri nė pjesėn e parė, Anelka e bėri nė tė dytėn. Nė minutat e para tė gjysmės sė dytė tė lojės (51’), pas njė krosimi tė ulėt tė francezit, shumė dobėt reagoi portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i cili e shtyri topin nė rrjet, pėr ta ngushtuar epėrsinė nė 2-1.
Pas golit tė parė, Blutė morėn zemėr duke krijuar presion pėrpara portės mysafire, dhe derisa gjuajtja e lirė e Didier Drogbas ishte shumė afėr portės (55’), gjuajtja tjetėr e mbrojtėsit Alex pėrfundoi nė rrjet (57’).
Shpresat e Liverpoolit i zbehi kapiteni i Chelseat nė kėtė ndeshje, Frank Lampard, i cili pas njė depėrtimi tė Didier Drogbas, shėnoi golin e epėrsisė pėr Blutė (76’).
Megjithatė, mysafirėt vazhduan tė tregohen luftarakė nė fushė duke mos u dorėzuar. Lucas Leiva barazoi rezultatin nė 3-3 (81’), ndėrsa Dirk Kuyt kaloi sėrish Liverpoolin nė epėrsi (82’) duke shėnuar golin e katėrt pėr mysafirėt.
Pėr t’i dhėnė fund pyetjes sė gjysmėfinalistit nga kjo pėrballje u kujdes mesfushori anglez, Frank Lampard, i cili me golin e dytė personal nė kėtė ndeshje (89’) barazoi rezultatin nė 4-4, rezultat i cili e vė Chelsean pėrballė Barcelonės nė gjysmėfinale, pasi qė Balugranėt e kanė eliminuar Bayern Munichun me rezultat tė pėrgjithshėm 5-1.
Albanian^Boy
14-04-09, 06:29 PM
Bayerni nuk fiton as nė shtėpi
Takimi i zhvilluar tė martėn mbrėma nė Allianz Arena ndėrmjet Bayern Munichut dhe Barcelonės ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė 1-1.
Me kėtė rezultat Barcelona vazhdon garėn nė gjysmėfinale me rezultat tė pėrgjithshėm prej 5-1, duke pasur parasysh se takimi i parė i zhvilluar nė Camp Nou pėrfundoi me fitoren e katalunasve prej 4-0.
Pjesa e parė e ndeshjes ndėrmjet bavarezėve dhe blaugranėve nuk tregoi diēka tė veēantė, pasi qė pėrfundoi pa gola.
Mirėpo, porsa filloi pjesa e dytė (47’), francezi Franck Ribery tregoi mjeshtrinė e tij duke krijuar epėrsinė pėr bavarezėt.
Megjithatė, Barcelona nuk qėndroi duarkryq dhe e barazoi rezultatin pas njė gjuajtje tė fuqishme tė Seydou Keitas (73’).
Barcelona nė gjysmėfinale do ta ketė kundėrshtar Chelsean, pasi qė Blutė e kanė eliminuar Liverpoolin me rezultat tė pėrgjithshėm pre 7-5.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:38 PM
Robben: Karrierėn do ta pėrfundoj te PSV
Arjen Robben ka deklaruar se njė ditė do tė kthehet tė skuadra e PSV-sė pasi qė u ka premtuar tifozėve se gjatė karrierės sė tij do tė kthehet sėrish tė luajė pėr skuadrėn ku i ka kaluar dy sezone.
“Nėse bėn njė premtim, atėherė atė duhet ta mbash, megjithėse nė futboll nuk mund tė planifikosh asgjė. Ajo qė vazhdon tė mbetet fakt ėshtė se PSV ėshtė skuadra ime e preferuar nė Holandė sė bashku me Groningenin”.
“Mundėsia ėshtė e madhe qė para pėrfundimit tė karrierės sime do tė kthehem tė luaj pėr PSV-nė”, ka thėnė sulmuesi i Real Madridit pėr PSV TV.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:38 PM
Buffon nuk shkon te United
Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina, ka reaguar ndaj spekulimeve tė cilat sugjerojnė se Manchester Unitedi ėshtė gati tė bėjė njė ofertė pėr portierin e Juventusit.
“The Daily Mail” ka shkruar se Djajtė e Kuq janė duke pėrgatitur njė ofertė pėr ta transferuar portierin mė tė mirė nė botė nė afatin kalimtar veror, mirėpo Martina ka reaguar duke mohuar spekulimet.
“Nuk kam asgjė pėr tė thėnė nė lidhje me Buffon. Jam lodhur duke komentuar vazhdimisht gjėrat tė cilat nuk ekzistojnė. Asgjė nuk ėshtė e vėrtetė pėr atė qė thuhet nė lidhje me Manchester Unitedin”, ka thėnė agjenti pėr Calciomercato.it.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:39 PM
Walcott: Unitedi duhet t’i frikėsohet Arsenalit
Theo Walcott thotė se kampionėt e Manchetser United duhet tė jenė tė shqetėsuar pėr pėrballjen me Arsenalin nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampionėve, pasi qė Topēinjtė janė pėrplot vetėbesim.
“Vetėbesimi ekziston te tė gjithė lojtarėt. Ndjejmė se tė gjitha skuadrat na kanė frikėn porsa shkelim nė fushė. Ėshtė kėnaqėsi tė luash kur gjėrat ndodhin kėshtu”.
“Po luajmė futboll tė bukur dhe po shėnojmė gola nga tė gjitha pozitat. Po mbrohemi po ashtu mirė. Edhe pse kemi lojtarė tė lėnduar ne po mbahemi shumė mirė”.
“Do tė jetė vėshtirė kundėr Unitedit, mirėpo ne luajmė kundėr tyre shpesh nė Ligėn Premier dhe kemi qenė tė suksesshėm nė pėrballje me ta”.
“Ata janė skuadra mė e mirė nė botė, mirėpo kur ne t’ia fillojmė groposjes, edhe ata do tė bien poshtė. Nėse luajmė me stilin tonė tė lojės, mund ta mposhtim secilėn skuadėr nė botė”, ka thėnė Walcott pėr “The Times”.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:40 PM
Dynamo Kyivi kualifikohet nė gjysmėfinale
Dynamo Kyivi ėshtė kualifikuar nė gjysmėfinalen e Kupės UEFA pasi tė enjten mbrėma ka shėnuar fitore prej 3-0 kundėr Paris Saint-Germain.
Takim i parė i zhvilluar nė Francė kishte pėrfunduar pa gola, ndėrsa nė ndeshjen kthyese ukrainasit ishin tė vendosur pėr kualifikim, pasi qė vetėm sa regjistrohej minuta e 16-tė dhe ata avanconin 2-0.
Goli i parė erdhi shumė herėt (4’) nga Ismaėl Bangoura, ndėrsa portieri mysafir, Mickaėl Landreau, shėnoi nė portėn e vet pėr t’ia dhėnė avantazhin e dyfishtė skuadrės vendase (16’).
Rezultatin pėrfundimtar e vendosi Ognjen Vukojevic (61’), me ē’rast ukrainasit kualifikohen nė gjysmėfinale ku do tė pėrballen me fituesin nga pėrballja Marseille- Shakhtar Donetsk.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:40 PM
Hamburgu eliminon Cityn
Skuadra e Manchester Cityt nuk ka arritur tė nxjerrė njė rezultat, i cili sė paku do tė sillte vazhdimet nė pėrballjen e tė enjtes mbrėma kundėr Hamburgut, pasi ka fituar vetėm me rezultatin prej 2-1.
Ndeshja e parė e zhvilluar nė Gjermani kishte pėrfunduar me fitoren prej 3-1 tė skuadrės sė Hamburgut, e cila kualifikohet nė gjysmėfinale me rezultat tė pėrgjithshėm prej 4-3.
Mysafirėt kaluan tė parėt nė epėrsi me golin e Paolo Guerreros (12’), mirėpo pesė minuta mė vonė ‘pasanikėt’ barazuan nga pika e bardhė me anė tė Elanos.
Pesė minuta brenda pjesės sė dytė (50’) vendasit krijuan avantazhin prej 2-1 me golin e shėnuar nga Felipe Caicedos, mirėpo kjo ishte krejt ēka arriti tė bėjė skuadra nga Liga Premier.
Nė gjysmėfinale tė Kupės UEFA, Hamburgu do tė ndeshet me skuadrėn tjetėr gjermane Werder Bremen, e cila e ka eliminuar Udinesen.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:41 PM
Eliminohet skuadra e fundit italiane
Skuadra e vetme italiane, e cila bėnte gara nė Evropė, ajo e Udineses, ėshtė eliminuar nga Kupa UEFA, pasi nė takimin e tė enjtes mbrėma nė Stadio Friuli ka barazuar me rezultat 3-3 pėrballė Werder Bremenit.
Ndeshja e parė e zhvilluar nė Weserstadion kishte pėrfunduar me rezultat prej 3-1 nė favor tė gjermanėve, ndėrsa nė ndeshjen e mbrėmjes sė sotme italianėt e arritėn kėtė rezultat, i cili do t’i dėrgonte nė vazhdime, mirėpo nuk mundėn ta mbajnė deri nė fund.
Gökhan Inler krijoi avantazhin pėr skuadrėn vendase (15’), pėr tė barazuar Diego nė minutėn e 28-tė.
Dy minuta mė vonė (30’), Fabio Quagliarella krijoi sėrish avantazhin pėr Udinen, tė cilin e dyfishoi nė minutėn e 38-tė, pėr t’i ēuar skuadrat nė pushim me rezultatin 3-1.
Nė pjesėn e dytė, Diego ngushtoi epėrsinė (60’), ndėrsa Claudio Pizzaro e barazoi rezultatin (73’).
Werderi ka mundur tė dalė fitues nga kjo pėrballje, mirėpo Diego nuk arriti ta kompletojė hat-trickun e vet, pasi qė dėshtoi tė shėnonte nga pika e bardhė. Nė gjysmėfinale Werderin e pret Hamburgu.
Albanian^Boy
16-04-09, 05:41 PM
Cana jashtė garave evropiane
Skuadra e Lorik Canės, Olimpique de Marseille, ėshtė mposhtur nė Velodorme me rezultat 1-2 nga Shakhtar Donetsk, skuadėr e cila ėshtė kualifikuar nė gjysmėfinale tė Kupės UEFA pas fitores me rezultat tė pėrgjithshėm prej 4-1.
Fernandinho krijoi avantazhin pėr mysafirėt pas gjysmė ore lojė, ndėrsa pa pėrfunduar pjesa e parė (42’), Hatem Ben Arfa barazoi rezultatin.
Nė fund tė ndeshjes (90’+2), ekipi ukrainas shėnoi sėrish me anė tė Luiz Adrianos duke turpėruar liderin e Ligės sė Parė franceze para tifozėve tė vet.
Shakhtar Donetsk nė gjysmėfinale do tė takohet me skuadrėn tjetėr ukrainase Dynamo Kyiv.
Kėshtu nė njėrėn gjysmėfinale do tė takohen ekipet gjermane, ndėrsa nė tjetrėn ato ukrainase, qė do tė thotė se nė finale do tė ndeshet njė skuadėr gjermane dhe njė ukrainase.
Albanian^Boy
18-04-09, 07:32 PM
Wolfsburg ruan kreun, Bayern mban hapin
Skuadra liderė nė Bundsliga, Wolfsburg, ka shėnuar fitore me rezultat prej 2-1 nė Volkswagen Arena, kundėr Bayer Leverkusenit, pėr tė mbajtur diferencėn prej tre pikėsh kundrejt Bayern Munichut, qė e ka shėnuar fitore minimale si mysafir i Arminia Bielefeldit.
Golashėnues i dyfishtė pėr Wolfsburgun ishte Grafite, i cili golin e parė e shėnoi nga pika e bardhė (23’), ndėrsa pas barazimit tė Toni Kroos (53’), pesė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, Grafite shėnoi golin e fitores pėr skuadrėn vendase.
Bayern Munichu vazhdon ta ndjekė Wolfsburgun nė garėn pėr titull nė Kampionatin gjerman, pasi nė ndeshjen e tė shtunės nė Schüco Arena, e ka mposhtur me rezultat minimal Arminia Bielefeldin. Tė vetmin gol nė ndeshje e shėnoi sulmuesi italian Luca Toni (64’).
Albanian^Boy
18-04-09, 07:32 PM
Lazio mposht Genoan
Njėra nga ndeshjet mė tė rėndėsishme tė javės sė 32-tė nė Serie A, e zhvilluar nė Stadio Ferraris ndėrmjet Genoas dhe Lazios, ka pėrfunduar me fitoren minimale tė skuadrės mysafire.
Pas fitores kundėr Romės javėn e kaluar nė Derby della Capitale, duket se Lazio ka marrė zemėr pėr t’i dhėnė fund serisė sė ndeshjeve tė dobėta, dhe do tė kėrkojė njė vend qė ēon nė Evropė.
Golin e vetėm nė ndeshje e shėnoi argjentinasi Mauro Zarate (65’), i cili ia siguroi tre pikė skuadrės sė tij, duke e ngritur nė pozitėn e shtatė me njė pikė mė shumė se Palermo, e cila tė dielėn e zhvillon ndeshjen e javės sė 32-tė kundėr Bolognas.
Nga ana tjetėr, kjo humbje mund t’i kushtojė Genoas, pasi qė me fitore eventuale kundėr Udineses tė dielėn, Fiorentina mund t’ia zė vendin e katėrt. Po ashtu njė mundėsi e artė i ėshtė dhėnė edhe Romės qė tė afrohet drejt vendit tė katėrt, nėse shėnon fitore nė Olimpico kundėr Lecces.
Albanian^Boy
18-04-09, 07:32 PM
Chelsea nė finale tė FA Cup
Gjysmėfinalja e parė e Kupės FA e zhvilluar tė shtunėn nė Wembley, ndėrmjet Arsenalit dhe Chelseat, ka pėrfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1.
Topēinjtė ishin skuadra e parė qė hapi rezultatin me anė tė Theo Walcott (18’), megjithatė tė zgjedhurit e Guus Hiddink u treguan tė vendosur duke arritur ta pėrmbysin kėtė rezultat.
Nė minutėn e 33-tė, Blutė i barazuan shifrat me anė tė mesfushorit Florent Malouda dhe ishte ky rezultati i pjesės sė parė.
Gjashtė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, nė skenė doli i rikthyeri nė formė, Didier Drogba, i cili e dėnoi Arsenalin me golin e fitores qė e dėrgon Chelsean nė finale tė FA Cup, ku do tė ndeshet me fituesin e pėrballjes Manchester United-Everton
Albanian^Boy
18-04-09, 07:33 PM
Grygera ruan nderin e Juves
Ndeshja kryesore e sezonit, Derby d’Italia, e zhvilluar tė shtunėn mbrėma nė Stadio Olimpico tė Torinos, ndėrmjet rivalėve tė pėrbetuar tė Serie A, Juventusit dhe Interit, ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė prej 1-1.
Kampionėt e Italisė e filluan ndeshjen me dhjetė pikė diferencė nga Zonja e Vjetėr, qė do tė thoshte se vetėm fitorja e Bianconerėve, mund tė mbante ndoshta ende gjallė shpresat pėr ndonjė mrekulli pėr ta fituar Scudetton, cilido rezultat tjetėr i jepte fund ėndrrės edhe ashtu tė zbehtė tė Juventusit.
Pjesa e parė
Gjysma e parė e ndeshjes u zhvillua me njė ritėm energjik qė rrallė shihet nė futbollin italian, mirėpo pėrkundėr lojės aktive nuk pati gola.
Rastin mė tė mirė nė 45 minutat e para e pati Mario Balotelli (11’), kur gjuajtjen e tij e largoi pranė vijės fatale mesfushori i Juves, Tiago.
Njė shans shumė tė mirė pėr skuadrėn vendase e pati Marchionni (33’), i cili dėshtoi tė shėnonte pėrballė Julio Cesar.
Edhe pse Juventusi pati iniciativėn nė pjesėn mė tė madhe tė gjysmės sė parė, njė rast tjetėr shumė tė mirė e pati Luis Figo, i cili u ndal nga portieri Buffon (39’).
Pėrkundėr disa rasteve tjera, sidomos tė vendasve, skuadrat shkuan nė pushim me rezultatin e fillimit tė ndeshjes.
Pjesa e dytė
Fraksioni i dytė i lojės pati njė ritėm mė tė plogėsht nga ana e tė dyja skuadrave, megjithatė pikėrisht nė kėtė pjesė u panė gola.
Pas njė superaksioni tė zikaltėrve: Ibrahimovici hapi lojėn te Muntari, ky i fundit pasoi te SuperMario Balotelli, i cili e mposhti Buffonin (64’).
Pas golit tė pėsuar nervat e Bianconerėve lėshuan dhe pas dy ndėrhyrjeve radhazi tė Tiagos, gjyqtari i lojės tregoi karton tė kuq (76’) duke e lėnė Juven me njė lojtar mė pak nė fushė.
Megjithatė mungesa e njė lojtari nuk u vėrejt aspak te vendasit, tė cilėt ishin dominues nė minutat e mbetura tė ndeshjes, me ē’rast nuk lejuan tė turpėroheshin para tifozėve tė vet.
Ishin minutat e fundit tė ndeshjes (90’+1), dhe pas njė goditje nga kėndi pėr Juventusin, mė sė larti kėrceu mbrojtėsi Zdenek Grygera, i cili shėnoi nė portėn e Julio Cesar, pėr tė ēuar nė kėmbė tė gjithė tė pranishmit nė stadium.
Si do qė tė jetė, ky barazim i konvenon mė shumė Interit, sepse kaloi edhe njė javė dhe zikaltrit janė sėrish dhjetė pikė para bardhezinjve.
Albanian^Boy
18-04-09, 07:33 PM
Fitore minimale e Barcelonės
Skuadra lidere e Primera Divisionit ka shėnuar fitoren e radhės nė Kampionatin spanjoll, kėtė radhė kundėr Getafes.
Takimi i zhvilluar tė shtunėn mbrėma nė Coliseum Alfonso Perez, ndėrmjet Getafes dhe Barcelonės, ka pėrfunduar me fitoren prej 1-0 tė skuadrės mysafire.
Tė vetmin gol pėr Blaugranėt e shėnoi Leo Messi, i cili pranoi njė top nga Xavi pėr tė shėnuar nė portėn e Vladimir Stojkovic (19’).
Me kėtė fitore Barca vazhdon tė udhėheqė Kampionatin me nėntė pikė pėrpara Real Madridit, qė sonte zhvillon ndeshjen e javės sė 31-tė kundėr Recreativo Huelvas.
Albanian^Boy
18-04-09, 07:33 PM
Fiton edhe Reali
Kampionėt spanjollė kanė shėnuar fitore minimale tė shtunėn mbrėma si mysafirė tė Recreativos.
Ndeshja e zhvilluar nė stadiumin Nuevo Colombino, ndėrmjet Recreativo Huelvas dhe Real Madridit, ka pėrfunduar me fitoren prej 1-0 tė skuadrės sė dytė nė tabelė nė Primera Divisionin spanjoll.
Tre pikė pėr Los Blancos i siguroi Marcelo nė minutat e para tė pjesės sė dytė (49’).
Me kėtė fitore Mbretėrit ngushtojnė sėrish diferencėn nė gjashtė pikė ndajt Barcelonės dhe vazhdojnė tė jenė pretendentė pėr titull derisa kjo gjė tė jetė pamundur matematikisht.
Albanian^Boy
24-04-09, 05:58 PM
Spalletti: Vetėm fitore kundėr Violas
Trajneri i Romės, Luciano Spalletti, ka kėrkuar nga lojtarėt e tij qė tė shėnojnė fitore nė takimin e tė shtunės kundėr Fiorentinės.
Giallorossėt gjenden vetėm tre pikė prapa Violas dhe me fitore eventuale do tė barazoheshin me pikė dhe do t’i afroheshin nė dy pikė diferencė Genoas qė mban vendin e katėrt, e cila tė dielėn do tė jetė mysafir i Bolognas.
“Po pres tre pikė tė plota nga ndeshja e tė nesėrmes, sepse ėshtė vendimtare pėr ne. Fiorentina ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit dhe ata po luajnė nė shtėpi, prandaj duhet tė luajmė me tė gjitha forcat”, ka thėnė Spalletti pėr “Il Corriere Dello Sport”.
Albanian^Boy
24-04-09, 05:59 PM
Ibrahimovic: Do tė largohem nga Inter
Vetėm disa minuta pasi ėshtė larguar sulmuesi brazilian Adriano, sulmuesi tjetėr i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bėrė njė deklaratė bombastike duke thėnė se do tė largohet nga zikaltrit pėr njė aventurė nė njė ligė tjetėr.
“Kam njė kontratė me Interin (deri nė vitin 2013) dhe po ia kaloj mirė kėtu, mirėpo nė tė njėjtėn kohė mė pėlqen tė provoj diēka tė re, sepse tashmė qe pesė vite jam nė Itali”.
“Kam fituar gjithēka nė Itali dhe kam mėsuar shumėēka nga ky vend. Megjithatė, vjen njė moment nė jetė ku i thua vetes sė duhet tė provosh diēka tė re”, ka thėnė suedezi pėr “Eurosport”.
Albanian^Boy
24-04-09, 06:00 PM
Guardiola: Takimi kundėr Valencias thelbėsor
Trajneri Barcelonės, Pep Guardiola, ka deklaruar se ndeshja e tė shtunės mbrėma kundėr Valencias nė Mestalla do tė jetė vitale pėr liderin e La Ligas.
“Gjithmonė e kam pėrsėritur tė njėjtėn gjė: ‘Ndeshja e radhės ėshtė mė e rėndėsishmja’. Mirėpo kėtė herė do tė jetė paksa mė e veēantė, sepse fitorja do tė na jepte njė shtytje tė madhe drejt titullit”.
“Secila ndeshje duhet tė fitohet, ndėrsa kėtė tė shtunė kemi njė tjetėr test tė vėshtirė, pastaj tė dielėn mund tė flasim pėr Chelsean, ndėrsa tė mėrkurėn pėr Real Madridin”, ka thėnė Guardiola pėr faqen zyrtare tė klubit.
Albanian^Boy
24-04-09, 06:00 PM
Sezoni merr fund pėr Pepen
Mbrojtėsi i Real Madridit, Pepe, ka marrė dėnim prej 10 ndeshjes moslojė pėr incidentin nė ndeshjen kundėr Getafes.
Portugezi u pėrjashtua nė fund tė ndeshjes, pasi e goditi Casqueron nė mėnyrė tepėr josportive.
Pepe pritej tė ndėshkohej me njė dėnim tė lartė, i cili erdhi sot e qė do ta mbajė mbrojtėsin e Realit jashtė fushe pėr 10 ndeshje.
Kjo do tė thotė se sezoni pėr Pepen merr fund, pasi ai do t’i humbė gjashtė ndeshjet e mbetura kėtė sezon, si dhe katėr ndeshjet e para tė sezonit tė ardhshėm.
Albanian^Boy
24-04-09, 06:00 PM
Vazhdon paraqitja e dobėt e Hoffenheim
Skuadra e cila i befasoi tė gjithė nė Bundesliga kėtė sezon, ajo e Hoffenheimit, ka pėsuar dėshtimin e radhės. Hoffenheimi nuk di pėr fitore qė nga java e tetėmbėdhjetė, pėrkundėr se njė kohė tė gjatė kishte udhėhequr Ligėn e parė e gjermane.
Nė takimin e zhvilluar tė premten mbrėma nė Rhein Neckar Arena, skuadra vendase e Hoffenheimit ėshtė mposhtur me rezultat minimal nga Hertha Berlin.
Tė vetmin gol nė ndeshje e shėnoi Patrick Ebert, katėr minuta pa pėrfunduar koha e rregullt e pjesės sė parė (41’), dhe me kėtė fitore Hertha pozicionohet nė vendin e dytė me njė pikė mė shumė se Bayern Munich qė mban pozitėn e tretė, dhe dy pikė mė pak se Wolfsburgu qė gjendet nė pozitėn e parė, megjithatė takimet tjera tė javės sė 29-tė tė Bundesligas zhvillohen tė shtunėn dhe tė dielėn.
Albanian^Boy
24-04-09, 06:01 PM
Lyon dhe PSG ndahen pa gola
Derbi i javės sė 33-tė nė Ligėn e Parė franceze i zhvilluar tė premten mbrėma nė Stade de Gerland, ndėrmjet Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germain, ka pėrfunduar pa gola.
Ky barazim e afron Lyonin nė njė pikė pranė vendit tė dytė qė e mban Bordeaux dhe tre pikė mė afėr Olympique Marseille qė mban pozitėn e parė, mirėpo me njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.
Me fitore eventuale tė dielėn kundėr Lille, skuadra e Lorik Canės do tė largohej pėr gjashtė pikė nga kampionėt nė fuqi drejt garės pėr titull.
Ndėrkohė, PSG do ta mbajė pozitėn e katėrt me njė pikė mė pak se Lyoni qė gjendet nė vendin e tretė dhe katėr pikė mė shumė se Toulouse qė mban pozitėn e pestė me njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:12 PM
Marcelo i bindur nė fitoren e Realit
Marcelo ėshtė i bindur se Rea Madridi do ta mposhtė Barcelonėn nė 'el Clasico-n' e tė shtunės dhe nuk shqetėsohet se me cilin rezultat do tė pėrfundojė ndeshja.
“E dėshiroj vetėm fitoren. Nuk mė intereson nėse rezultati do tė jetė 1-0 ose 3-2. E dėshirojmė fitoren dhe do ta marrim atė”.
“Do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, mirėpo ėshtė njė ndeshje nė tė cilėn dėshirojnė tė gjithė tė luajnė. Ky do tė jetė Clasico mė i nxehtė i tė gjitha kohėrave”, ka thėnė braziliani pėr “AS”.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:13 PM
Ronaldo dėshiron arritjet e Giggsit
Cristiano Ronaldo dėshiron tė arrijė sukseset e bashkėlojtarit tė tij Ryan Giggs, i cili tė mėrkurėn mbrėma bėri paraqitjen e 800-tė pėr Manchester Unitedin.
Vazhdimisht spekulohet se Ronaldo do tė kalojė te Real Madridi nė fund tė sezonit, ndėrsa admirimi qė ka shprehur portugezi pėr Giggsin, i cili ėshtė shpallur lojtari mė i mirė i Ligės Premier kėtė sezon, lė tė kuptohet se Ronaldo do tė luajė edhe pėr shumė vite pėr Djajtė e Kuq.
“Ėshtė njė arritje e pabesueshme. Ai e ka merituar ēmimin sepse ka pasur njė sezon tė shkėlqyer, duke i ndihmuar skuadrės tė shėnojė gola”.
“800 ndeshje (pėr Unitedin) ėshtė e pabesueshme. Edhe unė shpresoj tė bėhem si ai njė ditė”, ėshtė cituar nga tabloidi “The Sun” lojtari mė i mirė nė botė pėr vitin 2008.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:13 PM
Raul: Jemi favoritė kundėr Barcelonės
Kapiteni dhe legjenda e Real Madridit, Raul, beson qė skuadra e tij ka epitetin e favoritit nė 'el Clasico-n' e tė shtunės kundėr Barcelonės nė Stantiago Bernabeu.
“Po luajmė nė Bernabeu dhe Madridi ėshtė favorit. Cilado skuadėr mund tė fitojė, mirėpo atmosfera dhe tifozėt do ta bėjnė tė veten”.
“Duhet tė kemi besim nė vete dhe nė mėnyrėn tonė tė lojės, dhe e dimė se e kemi shansin qė t’i shkaktojmė probleme Barcelonės”.
“Ėshtė njė ndeshje, e cila gjithmonė ėshtė e veēantė pėr shkak tė rivalitetit, mirėpo kėsaj radhe po luajmė pėr titull dhe kjo e bėn edhe mė tė veēantė pėrballjen.
“Nėse fitojmė tė shtunėn atėherė do tė kemi njė mundėsi tė madhe qė tė shpallemi kampionė. Ndėrsa ēdo rezultat tjetėr pėrveē fitores do tė na i vėshtirėsonte punėt”, ka thėnė kapiteni pėr “AS”.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:13 PM
Chiellini: E meritojmė vendin e dytė
Paraqitja e dobėt e Juventusit nė katėr ndeshjet e fundit nė Serie A, ka bėrė qė Bianconerėt tė humbin pozitėn e dytė nė tabelė, tė cilėn aktualisht e mban Milani me dy pikė mė tepėr se Zonja e Vjetėr.
“Qėllimi ynė tani mbetet vendi i dytė, sepse mendoj se gjatė gjithė sezonit ne e kemi merituar mė shumė se Milani”.
“Kritikat ndaj nesh janė krejtėsisht normale. Sepse deri para njė muaji pritej shumė nga ne. Deri para njė muaji ne po kalonim njė sezon tė shkėlqyer. Sido qė tė jetė ne vazhdojmė tė mbesim tė bashkuar dhe tė gjithė e pėrkrahim Ranierin”, ka thėnė mbrojtėsi i Juves, Giorgio Chellini, pėr “Juventus Channel”.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:13 PM
Evra: Messi dhe Barca nuk mė frikėsojnė
Patrice Evra mė herėt ka deklaruar se Unitedi ėshtė dashur tė fitonte, sė paku me rezultat 4-0, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė zhvilluar tė mėrkurėn mbrėma nė Old Trafford kundėr Arsenalit. Ndėrsa tashmė i konsideron Djajtė e Kuq nė finale dhe pėr kundėrshtar parashikon Barcelonėn.
“Unė mund tė luaj kundėr njė lojtari si Messi dhe nuk ia kam frikėn askujt, unė e luaj lojėn time”.
“Megjithatė, ėshtė e nde herėt tė mendohet pėr kėtė. Duhet tė luajmė mirė edhe nė ndeshjen kthyese kundėr Arsenalit dhe pastaj do ta vazhdojmė ėndrrėn”.
“Luajtėm mirė dhe Arsenali nuk mundi tė bėnte asgjė kundėr nesh. Tash na mbetet ta pėrsėrisin tė njėjtėn gjė nė Emirates dhe do tė jemi nė finale”, ka thėnė mbrojtėsi francez pėr “The Manchester Evening News”.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:14 PM
Robben mund tė luajė nė el Clasico
Anėsori i Real Madridit, Arjen Robben, ėshtė kthyer tė enjten nė fushėn stėrvitore dhe mund tė jetė i gatshėm pėr t’u ndeshur me Barcelonėn nė fundjavė.
Holandezi parashikohej tė mungonte nė kėtė pėrballje shumė tė rėndėsishme pėr Los Blancos, mirėpo rikthimi i tij nė stėrvitje ka dhėnė shpresė qė ai mund t’i kalojė tė gjitha testet qė tė jetė nė fushė tė shtunėn mbrėma.
Nė faqen zyrtare e Real Madridit shkruan se Robben ėshtė rikuperuar plotėsisht nga lėndimi i kėmbės sė majtė dhe pritet tė luajė nė ndeshjen e madhe.
Ndėrkohė nė stėrvitje kanė munguar Wesley Sneidjer dhe Guti. I pari pritet tė mungojė deri nė fund tė sezonit, ndėrsa Guti ėshtė jashtė tė gjitha mundėsive qė tė luajė tė shtunėn.
Albanian^Boy
30-04-09, 05:14 PM
Kupa UEFA: Hamburg mposht Wederin
Hamburgu ka shėnuar fitore minimale, 1-0, nė udhėtim tek Werder Bremeni nė ndeshjen e parė tė gjysmėfinales gjermane tė Kupės UEFA, derisa ndeshja tjetėr, ajo ukrainase mes Dinamo Kievit dhe Shakhtar Donetsk, ka pėrfunduar me barazim 1-1.
Njė gol i shėnuar nga Piotr Trochowski nė minutėn e 28-tė tė ndeshjes, ka mjaftuar t’i japė njė fitore tė merituar dhe tė rėndėsishme nė udhėtim Hamburgut.
Mysafirėt dominuan nė pjesėn e parė tė ndeshjes duke krijuar njė varg rastesh tjera pėrveē golit tė shėnuar, ndėrsa vendasit u rikthyen nė pjesė tė dytė duke kėrcėnuar disa herė, por megjithatė nuk arrinin tė gjenin golin e barazimit.
Gjysmėfinalja tjetėr mes dy ekipeve ukrainase ka pėrfunduar me barazim 1-1. Vendasit e Dinamo Kievit kaluan nė epėrsi qė nė pjesė tė parė, me anė tė njė autogoli tė shėnuar nga mbrojtėsi Dmytro Chygrynskiy, i cili devijoi njė goditje tė Olexandr Aliyev nga gjuajtja e lirė (22’), ndėrsa mysafirėt barazuan me anė tė Fernandinho nė pjesėn e dytė tė ndeshjes (68’).
Ndeshjet e kthimit kur do tė pėrcaktohen edhe dy finalistėt, do tė zhvillohen pas njė jave.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:43 AM
Rooney pret mė shumė nga vetja
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, vazhdon tė impresionojė me paraqitjet e tija nė pozita tė ndryshme, siē ishte ajo nė ndeshjen kundėr Arsenalit, mirėpo vetė lojtari ėshtė shprehur i pakėnaqur me paraqitjen e tij.
“Nuk mendoj se ishte njėra nga paraqitjet e mia mė tė mira”.
“Unė e bėra punėn time pėr skuadrėn, mirėpo nuk mė dukej qė ofroja sa duhet nė sulm, kėshtu qė shpresoj tė pėrmirėsohem javėn e ardhshme”.
“Nė disa ndeshje ėshtė mė mirė tė luash nė atė pozitė (anėn e majtė), sepse ke mė shumė hapėsirė dhe e pėrcjell gjithė ndeshjen, mirėpo disa herė ėshtė mė mirė tė lush nė qendėr tė sulmit”, ka shpjeguar anglezi pėr “Sky Sports News”.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:44 AM
Iniesta: Nuk ka favorit ndėrmjet Realit dhe Barcės
Andres Iniesta ka deklaruar se nuk ka favorit pėr ‘el Clasicon’ e tė shtunės, e cila zhvillohet ndėrmjet Real Madridit dhe Barcelonės nė Santiago Bernabeu.
“Nuk ka favorit. Ėshtė shumė vėshtirė ta parashikosh fituesin. Ėshtė njė ndeshje ku statistikat nuk kanė vlerė”.
“Ne duhet tė vazhdojmė me lojėn tonė dhe tė mundohemi pėr sukses. Ndeshjet e kėtilla dallojnė nga tė gjitha tė tjerat, janė emocionet mė tė mėdha dhe gjithēka... Por nuk duhet tė harrojmė se janė vetėm tre pikė, pėr tė cilat realisht po luftojmė”, ka thėnė mesfushori spanjoll.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:44 AM
Walcott nė listėn e Juventusit
Mediat italianė spekulojnė qė kohės sė Claudio Ranierit te Juventusi po i vjen fundi, ndėrsa ish-mesfushori bardhezi, aktualisht trajner i Barit, Antonio Conte, pritet ta marrė drejtimin e Zonjės sė Vjetėr.
Sipas “Corriere dello Sport”, me ardhjen e Fabio Cannavaros, mbrojtja e Juves do tė duket mė stabile, ndėrsa Bianconerėt planifikojnė forcimin e mesfushės dhe sulmit.
Talenti i Arsenalit, Theo Walcott, ėshtė futur nė listėn e ngushtė tė lojtarėve tė cilėt do tė transferohen kėtė verė, ndėrkohė qė mesfushori i Valencias, David Silva, dhe asi i Werder Bremenit, Diego, vazhdojnė tė jenė nė listėn e dėshirave tė Juves.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:45 AM
Tevez: Mund tė kaloj nė Spanjė
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, edhe njė herė e ka bėrė tė ditur se ardhmja e tij te kampioni i Ligės Premier nuk ėshtė e sigurt, ndėrkohė qė ai mund tė transferohet pėr njė aventurė nė Spanjė nė fund tė kėtij sezoni.
“Ėshtė e vėrtetė se kam kaluar shumė kohė nė bankėn rezervė dhe dėshiroj tė luaj mė shumė. Mirėpo secilėn herė qė mė jepet mundėsia bėj gjithēka qė mundem dhe i shfrytėzoj tė gjitha pėrparėsitė e mia”.
“Personalisht e shoh veten mė shumė larg Unitedit, sesa qė do tė qėndroj. Nuk kam arsye ta gėnjej askėnd, sidomos tifozėt tė cilėt mė pėrkrahin shumė dhe nuk dėshiroj t’i gėnjej ata’.
“Derisa e mbaj fanellėn e Unitedit, do ta lė shpirtin tim nė fushė. Por nuk e di se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Do tė dėshiroja tė shkoj nė Spanjė, mirėpo ende nuk e di se ēka do tė ndodhė”, ka thėnė argjentinasi pėr “Cadena COPE”.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:45 AM
City do tė bėjė ofertė pėr Robbenin
Sipas tablodit britanik "The Daily Mirror", pasanikėt nga Liga Premier, Manchester City, nė fund tė sezonit do tė bėjnė njė ofertė pėr anėsorin e Real Madridit, Arjen Robben.
Holandezi nuk bėn pjesė nė planet e presidentit nė ardhje Florentino Perez, prandaj madrilenėt do tė shqyrtojnė ofertat pėr largimin e tij.
Pritet qė City tė ofrojė 20 milionė euro pėr shėrbimet e Robbenit, ndėrsa kjo vlerė do t’i kėnaqė kėrkesat e Los Blancos.
Pėrveē Cityt, edhe Inter dėshiron shėrbimet e holandezit, i cili gjatė qėndrimit te Chelsea nuk kishte kaluar formėn mė tė mirė, prandaj Jose Mourinho dėshiron ta shfrytėzojė tani.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:45 AM
United ofron 30 milionė funte pėr Benzema
Manchester United ėshtė duke pėrgatitur ofertė tė vlefshme 30 milionė funte pėr sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema.
The Sun shkruan se menaxheri i djajve tė kuq, Sir Alex Ferguson, e kishte dėrguan vėllain e tij, Martin, tė pėrcjellė sulmuesin nga afėr gjatė javės sė kaluar.
Ylli francezi shihet si njė prej sulmuesve mė tė mirė nė Evropė dhe United pritet tė ketė njė konkurrencė tė fortė pėr nėnshkrimin e tij nga Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea.
Benzema, 21-vjeēar, do tė shitet nėse Lyoni nuk arrin tė sigurojė vend pėr nė Ligėn e kampionėve. Lyoni aktualisht ėshtė nė pozitėn e tretė, njė pikė para Paris St Germain dhe nė rrezik serioz pėr tė pėrfunduar jashtė pozitės sė dytė qė dėrgon nė garėn evropiane.
Albanian^Boy
01-05-09, 09:46 AM
Ribery do t’i kushtojė Barcelonės 30 milionė euro
Barcelona tashmė ka tė kompletuar marrėveshjen me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, bėjnė tė ditur mediat spanjolle.
El Mundo Deportivo para ndeshjes El Classico shkruan se Barēa ka mposhtur rivalin Real Madridin pėr tė marrė shėrbimet e anėsorit francez.
Njė delegacion i Barcelonės ishte nė Ibiza kėtė javė, ku qėndron me zyrė edhe agjenti i Ribery, Alain Migliaccio.
Shuma e transferimit ėshtė arritur me Bayernin, qė thuhet tė jetė 22 milionė funte dhe njė lojtar i Barēės. Dy opsionet janė Eidur Gudjohnsen ose Alex Hleb, qė tė dy tė vlerėsuar me mbi 7 milionė funte.
Drejtuesit e Bayernit janė tė bindur se fansat do ta pranojnė shitjen e yllit, duke marrė parasysh qė e blenė atė pėr 20 milionė funte nga Marseille, dy vite mė herėt.
PaFjalė.com