PDA

Shiko versionin e plot : FMN: Shqiperia, larg krizes!



Bruno
26-02-09, 09:12 PM
Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike. Pas deklaratave te kryeministrit shqiptar apo zyrtareve te tjere, konfirmimi erdhi dje dhe nga Fondi Monetar Nderkombetar, perfaqesuesi i te cilit ne vendin tone, tha dje se ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize dhe se rritja ekonomike do te vazhdoje edhe gjate 2009-es. "Une nuk mendoj se Shqiperia eshte ne krize, Shqiperise do t'i duhet te perballet me nje ngadalesim dhe politikat duhet t'i pershtaten kesaj. Nje situate krize do te ndihej shume me fort se kjo qe ne po parashikojme", - deklaroi perfaqesuesi i FMN. Gervin Bel deklaroi gjithsesi se do te krijohen me pak vende pune gjate periudhes ne vazhdim. "Ju do te keni nje ngadalesim, do te krijohen me pak vende pune, do te kete me pak investime dhe ne pergjithesi do te jete me e veshtire per te marre kredi", - evidentoi z.Bel, duke shtuar se ne pergjithesi do te kete nje ekonomi qe funksionon normalisht.
"Do te jete me e veshtire, por nuk po parashikojme krize. Eshte e rendesishme te nenvizohet, se Shqiperia eshte rritur me shume se vendet e tjera ne 10 vitet e fundit kur kushtet ishin te mira", - vijoi z.Bel. Kurse shtoi: "Ne mendojme se Shqiperia do te ece me mire se vendet e tjera ne rajon edhe tani qe kushtet jane te keqija. Shqiperia ne nje pozicion disi me te mire se te tjeret per shkak te disa politikave te meparshme dhe vecanerisht me programin qe ne kemi pasur me Shqiperine".
FMN vlereson politiken e kujdesshme te ndjekur nga qeveria, e cila ka garantuar rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik. Gjithsesi, kete vit te ardhurat ne buxhet mund te tkurren tha z.Bel dhe ne kompensim qeveria duhet te vere ne shfrytezim fondin e kontingjences. "Ne parashikojme mundesine e taksave me te uleta indirekte, por edhe te ardhura me te uleta nga tatimi mbi te ardhurat personale, ne rast se papunesia do te rritej. Gjeja e rendesishme eshte se kjo nuk do ta gjeje buxhetin te papergatitur. Buxheti ka shpenzime kontigjente ne masen 2% te PBB-se. Ne rast se ka nje mosrealizim te ardhurash deri ne 2% te PBB-se dhe ne nuk mendojme se do te kete nje mosrealizim me te madh, ky mund te perballohet nga buxheti thjesht duke mos i shpenzuar keto kontigjenca". Po ashtu, Bel e shikon dobesimin e lekut si nje faktor qe mund te kete dhe efekte pozitive, duke rritur eksportet dhe nxitur prodhimin vendas.

Buxheti

Buxheti sipas FMN, ka shpenzime kontigjente ne masen 2% te PBB-se. Ne rast se ka nje mosrealizim te ardhurash deri ne 2% te PBB-se dhe ne nuk mendojme se do te kete nje mosrealizim me te madh, ky mund te perballohet nga buxheti thjesht duke mos i shpenzuar keto kontigjenca!