Solange
18-08-07, 12:03 PM
Atehere tema eshte e thjesht:
1) Postoni fragmentet te pelqyera nga libri qe po lexoni ose qe keni lexuar
2) Fragmentet duhet te jene ne shqip (ndryshe perktheini perpara se ti postoni)
3) Tregoni autorin dhe librin
***Jo chit chat, ju lutem.
Solange
18-08-07, 12:03 PM
"[...]Nga do ndihej pranvera. Ne qiell lundronit lehte ato rete e bardha dhe gjithnje ne levizje, qe shihen vetem ne maj e ne qershor te cilat, duke luajtur, vrapojne ne hapsiren e kalter, per tu fshehur pastaj, papritmas, mbrapa maleve te larta, perqafohen dhe shkeputen, here duke u lidhur si shami e here duke prere ne rripa dhe duke u vendosur, me ne fund, ne maje te maleve, si skufje te bardha. Era vazhdonte te frynte dhe i lekundte aq shume pemet, ende te lagura nga shiu, saqe degjoheshin kercitjet e tyre te lehta dhe mijra pika qe bini perposht dhe ndrisnin si shkendija.
Nganjehere dukej sikur nga debora e maleve zbriste poshte uje rryme e ftohte ajri dhe atehere ndihej ne fryme dicka qe ishe e embel dhe njekohesisht e athet. Cdo gje ne ajer dhe ne toke ishe ne levizje dhe pasqyronte nje gjalleri te papermbajtur. [...]"