PDA

Shiko versionin e plot : Horoskopi Vjetor I 2009-es!



Romina
05-01-09, 08:40 AM
Dashi

Karriera - Ne ditet e para te janarit planeti i fatit Jupiteri kalon ne Ujor, prandaj, personat e lindur ne shenjen e Dashit kane para vetes nje vit me shume fat. Edhe planeti Neptun, qe eshte planet i lidhur me inspirim dhe institucione eshte ne anen e tyre. Po ashtu edhe planeti Uran - qe njihet per ndryshime - do te jete ne anen e deshve, mirepo kerkohet me shume aktivitet, per t'i arritur ato. Madje edhe personat qe do te perpiqen t'i rezistojne ndyshimit, do te ballafaqohen me risi. Ne fillim te tetorit, Saturnido te hyje ne nje pozicion tjeter - ne shigjeten e Peshores - dhe kete ndryshim do ta verejne sidomos ata te indur ne dekaten e pare te shenjes se Dashit. Pra, deri ne muajin tetor duhet te jeni ne gjendje te gjeni sigurine dhe stabilitetin qe karriera juaj te jete stabile. Problemi mund te paraqitet kur planeti Pluton merr pozicionin disharmonik me planetin Saturn - gje qe do ta verejne me se shumti personat e lindur ne periudhen e pare te shenjes se Dashit. Duhet treguar nje kujdes ketu, sepse me fanatizem nuk do te arrijne gje. Sidoqofte, ka vend per gezim - sepse viti 2009 per personat e lindur ne shenjen e Dashit, do te jete shume me i mire se vitii qe lame pas.

Partneri - Planeti i Veneres, qe paraqet dashurine dhe lumturine, gjate shume periudhave te vitit 2009 do te pershkoje ruge te kthyeshme - gje qe personave te kesaj shenje do t'ju dhuroje shume çaste te lumtura me partnerin. Pra, te gjithe personet e kesaj shenje, qe me heret kane pasur konflikte dhe mosmarreveshje me partnerin, do te mund te presin dite me te mira dhe mundesi per t'i permiresur raportet e tyre. Megjithate, duhet permendur edhe tri faza kritike ne lidhjen e tyre - periuhen prej dates 1 deri me 26 gusht, 15 tetor deri me 9 nentor dhe periudhen prej 25 deri me 31 dhjetor. Pra, gjate ketyre periudhave duhet t'i shmangeni konflikteve me partnerin.

Personat e lire - Fatmiresisht, viti 2009 do te jete nje vit i endrrave per personat e lire te kesaj shenje - do te kene shume oferta, shume perzgjedhje, ndersa pjesa me e madhe e tyre mund te gjenden para altarit.

Romina
05-01-09, 09:04 AM
Demi

Karriera - Sigura dhe stabilizimi ne nje ane dhe nje stuhi e fatit dhe e qartesise nga ana tjeter, jane gjerat qe i nevojiten personave te lindur ne shenjen e Demit gjate vitit 2009. Keto do t'i nevojiten Demit per te qene i lumtur. Me nje fjale personet e kesaj shenje kane nje vit tjeter te mire para tyre, gjate te cilit asgje nuk do t'iu mungoje. Deri ne muajin nentor, Saturni do te qendroje ne anen pozitive, ndersa pozicion te mire per nje kohe te gjate do te kene edhe planetet Urani dhe Plutoni. Nje pjese e njerezve te lindur ne kete shenje duhet te percjellin pozicionin e Neptunit, i cili here here mund t'ua mjegulloje karrieren. Po ashtu edhe pozicioni i Jupiterit ne Ujor, thote te kene kujdes kur behet fjale per mendjelehtesi dhe perfitime te shpejta materiale. Kujdes duhet te tregojne sidomos gjate muajve gusht dhe dhjetor - kur nuk duhet te rrembehen nga euforia, sepse ne kete kohe takohen Neptuni dhe Jupiteri. Pra, kerkohet me shume te analizojne gjerat me te cilat merren, qe te mos perfundojne me humbje.

Partneri - Sigurisht planeti Verena - qe njihet per argetim, dashuri dhe lumturi - kete vit do te jete ne anan e demave, dhe ate duke filluar qe nga 3 janari e deri me 3 shkurt, kur do te kene mundesi te shumta defrimi dhe kohe te mire me partnerin. Nje periudhe krize mund te shfaqet ne periudhen prej 11 deri me 24 prill, mirepo maji, qershori dhe korriku, serish do te ofrojne qetesi dhe shume dashuri ne jeten e demave. Ne kete periudhe Venera dhe Marsi do t'iu sjellin momente te paharrueshme ne jeten intime. Dhe dikur prape paraqitet nje krize e vogel dhe ate ne periudhen undi i gushtit - 20 deri shtator dhe 16 tetor-8 nentor, kur kerkohet me shume kujdes sepse mungon harmonia ne lidhjen e tyre.

Personat e lire - Keta persona duhet te kuptojne se ky vit eshte i tyre. Ata duhet te lirohen nga lidhjet gjysmake te cilat i bartin prapa vetes dhe qe u humbasin kohe dhe te hapin dyert per partnere te rinj - qe mund te pushtojne zemren e tyre dhe te kurorezojne dashurine.

Romina
05-01-09, 09:38 AM
Binjaket

Karriera - Personat e kesaj shenje duhet te orientohen kah fati. Do te arrijne perparime ne karriere, por jo gjithçka do te shkoje pa probleme. Fa do te kene pasi Jupiteri do te kete perputhje me Dielli - gje qe garanton zhvillim te mire. Megjithate, Saturni do te kete disharmoni te keqe me Vigjereshen ne tetor, gje te cilen do ta hetojen binjaket, sidomos ata e lindur ne dy dekatat e fundit te kesaj shenje. Ata te lindur ne dekaten e pare, mund ta kene kaluar kete problem gjate vitit 2008. Megjithate, po ne muajin tetor planeti i Saturni do t'ju dergoje siguri dhe stabilitet, po ne nje menyre tjeter - vetem nese jeni te durueshen dhe te perkushtuar ne pune. Fatmiresisht, gjate tere vitit binjaket nuk do te jene te ballafaquar me konfrontime te medha - dhe me nje fjale viti 2009 do te jete i mbare per ta.

Partneri - Viti 2009 do te jete nje vit perplot harmoni per jeten sentimentale te binjakeve. Prej muajit shkurt deri kah mesi i prillit do ta kene periudhen e pare fatlume ndersa faza tjeter fillon kah fundi i prillit dhe vazhdon deri ne fund te qershorit, dhe faza e trete eshte komplet muaj korrik. Periudha te lumtura ne dashuri do te jene edhe komplet shtatori, mesi i tetorit dhe fillimi i nentorit. Kujdes duhet te kene ne janar, ne pjesen e dyte te muajit prill dhe prej fndit te shtatorit deri kah mesi i tetorit. Me pak kujdes duhen te kene ne muajin dhjetor.

Personat e lire - Keta persona duhet te besojne te fati i tyre dhe te pergatiten per te. Edhe pse shume prej tyre ne fillim mund te mendojne se personi me te cilin jane njoftuar, nuk eshte ai i duhuri, me kalimin e kohes do te kuptojne se kane gabuar. Personat e lindur ne periudhen e dyte dhe te trete te kesaj shenje duhet te kene kujdes te shtuar sepse mund te njoftohen me personat te cilet veçme jane ne lidhje te dashurise me dike tjeter.

Romina
05-01-09, 10:01 AM
Gaforrja

Karriera - Gaforret kete vit do ta gjejne veten. Planeti i fatit Jupiteri eshte ne largim e siper - por kjo nuk do te thote mungese te fatit - por qartesim i faktit se premtimet dhe pritjet e tyre jane me te vogla sesa kane pritur. Deri ne funt te tetorit, gaforret duhet te mbeshteten me shume te planeti i Saturnit, i cili do t'iu ndihmoje te rigjenerohen dhe te krijojne me shume me shume siguri dhe stabilitet ne karrieren e tyre. Pas muajit tetor, Saturni do te krijoje nje pike kritike ne qiell - qe do te ndikoje negativisht, sidomos te personat e lindur ne dekaten e pare te kesaj shenje. Kete sfide do te mund ta perballojne lehte nese e ruajne gjakftohtesine dhe duke vepruar pa panik. Te disa gaforre te tjera nderkaq, Urani do te sjelle ndryshime - qe ane nje rast i mire per te filluar nje biznes te ri.

Partneri - Per gaforret ky vit do te jete shume interesant ne sferen e dashurise. Do te veprojne sipas intuites - mirepo edhe do ta ruajne drejtpeshimin. Megjithate, zhvillimi i ndjenjave te gaforreve, gjate viti 2009 do te varet shume nga erotika. Pra, personat e kesaj shenje do te jene goxha gjate te ndikuar nag planeti i dasurise, Verena. Ndikimi i ketij planeti do te verehet sidomos ne muajin qershor, qe do te jete nje muaj i paharrueshen per gaforret. Faza pozitive do te kene edhe ne janar, pjesen e dyte te prillit, qershor, gusht dhe nentor.

Personat e lire - Gaforret e lira duhet t'i kene parasysh periudhat kohore te cekura me larte dhe ne kohe te duhur te vihen ne kerkim te partnerit. Madje, ky vit mund te jete percaktuar qe gaforret e lira te perfundojne para altarit.

Romina
05-01-09, 10:32 AM
Luani

Karriera - Viti 2009, i njohur si viti i Marsit, do te jete fatlum per luanet. Prej fillimit te muajit janar ne shenjen e luaneve planeti i fatit, Jupiteri, do te jete ne paralele me Diellin - kjo do te thote se, luanet me ngulm do te kerkojne ta vene ne pah synimin e tyre. Madje, per ta nuk eshte shume e rendesishme edhe nese do te funksionoje ky synim. Megjithate, kujdes duhet te kene deri ne fund te gushtit, sepse deri atehere planetet Neptuni dhe Jupiteri formojne aspekt per kete shenje - pra gjate kesaj periudhe karriera e luaneve mund te stagnoje. Megjithate, lanet nuk do ta çojne kohen kot, dhe kah fundi i tetorit - energjine e tyre te akumuluar - do ta zbrazin drejt angazhimeve dhe ideve te reja qe do te mundojne qe endrra e tyre te behet realitet - dhe te shenojne sukses shume te madh ne karriere.

Partneri - Per shumicen e luaneve ky vit mund te mos jete i lumtur ne sferen e dashurise, sidomos gjysma e pare e vitit. Pra, duhet te kene kujdes sepse nuk do ta kene mbeshtetjen e planetit te dashurise, Veneres. Megjithate, prej dates 5 korrik, e deri me 1 gusht, gjerat do te kthehen ne normalitet - dhe do te kthehet harmonia mes partnereve. Po ashtu faza te tjera te mira ne jeten intime te luaneve jane periudhat : 26 gusht, deri me 20 shtator dhe 15 tetor deri me 8 nentor dhe i gjthe muaji dhjetor. Nderkaq, gjate periudhave te tjera, qe paraqiten si problematike, luanet duhet ta zbresin pak krenarine e tyre.

Personat e lire - Edhe personat e lire te kesaj shenje nuk kane mbeshtetje te yjeve per te filluar nje lidhje serioze ne pjesen e pare te vitit 2009. Ne kete periudhe ata mund te njoftohen me personat te cilet tashme jane ne lidhje me dike tjeter. Koha ideale per njoftime eshte prej dates 5 korrik e deri ne fund te vitit.

Romina
05-01-09, 11:02 AM
Virgjeresha

Karriera - Ky vit do te filloje shume me i lehte per virgjereshat. Me koncentrim, qetesi dhe te perkushtuar ne planin e sajuar, personat e lindur ne shenjen e virgjereshes do te kene mundesi te punojne me elan te shtuar. Megjithate, duhet te kene kujdes ne muajt shkurt, mars dhe prill, dhe te punojne me nje temp me te ulet - per te pushuar dhe per t'u kthyer serish te fresket, kur per kete paraqitet nevoja. Po ashtu, kujdes duhet te kene edhe ne periudhen 15-23 shtator - pasi qe, deri ne muajin tetor, Saturni do te gjendet ne shtepine tuaj - qe simbolizon bllokime dhe veshtiresi ne pune. Pjesa tjeter e vitit do t'i bind se jane ne rruge te drejte dhe se do te kene perfitime nga puna e tyre. Me nje fjale, virgjereshat do te ballafaqohen me ndryshime te shpeshta ne karriere gjate vitit 2009, mirepo ato nuk do te mdikojne keq ne synimin e tyre. Pra, nese jane te kujdesshen ne janar, shkurt dhe shtatot, 2009 do te jete nje vit i mbare per ta.

Partneri - Prej dates 3 janar deri me 3 shkurt planeti i Veneres do te gjendet perballe Diellit. Ne kte kohe ndjenjat e forta do te ekspozohen se tepermi, gje qe, nga partneri i virgjereshes mund te kuptohet si reagim i tepruar. Sidoqofte, virgjereshat do ta kene te veshtire te permbahen, sidomos ne periudhen mars-prill, kur mosmarreveshjet mund te perfundojne me lot. Virgjereshat kete kohe duhet ta marrin si terapi dhe pervoje per t'u dhene fund vuajtjeve te tyre dhe per te filluar nje jete te re, sidomos prej dates 6 qershor. Prej kesaj periudhe per virgjereshat kthehet perudha e normalitetit dhe mund t'i kuptojne me mire ndjenjat e tyre dhe te arrijne lumturine e kerkuar.

Personat e lire - Virgjereshat e lira nuk do te kene mundesi te mira takimesh ne gjysmen e para te vitit 2009 - ndersa problem per kete mund te paraqiten lidhjet e tyre te mehershme qe ende nuk kane marre fund si duhet. Per t'i mos trazuar plaget e vjetra eshte mire t'i sqarojne punet dhe te presin kohen ideale per takime te reja, qe eshte periudha pej 20 shtatorit deri me 15 tetor, dhe prej dates 8 nentor deri me 25 dhjetor.

Romina
05-01-09, 12:29 PM
Peshorja

Karriera - Nese i referohemi planetit te fatit, Jupiterit, atehere ky vit eshte i peshoreve. Gjate vitit 2009 personat e lindur ne kete shenje do t'i percjelle fati, gezimi dhe suksesi. Po ashtu sukses do te arrijne edhe ne financa. Pra, me nje fjale, kete vit deshirat e peshoreve mund te behen realitet. Megjithate, sukseset nuk do te vijne vetvetiu por kerkohet me shume abgazhim, respektivisht aktivitet. Kjo vlen sidomos per personat e lindur ne dekaten e pare te kesaj shenje. Nje gje tjeter qe duhen te kene parasysh eshte se, kjo periudhe e fatit te madh perfundon ne muajin tetor. Sidomos ne kohen kur Saturni ndikoet nga Plutoni - peshoret do te ballafaqohen me mosmarreveshje dhe kontradikta. Sidoqofte, ata qe kane punuar me heret do te dine te ballafaqohen edhe me kete situate, ndersa ajo do te kalohet me lehte nga personat e lindur prej dates 28 shtator deri me 23 tetor. Marre ne teresi, ky do te jete nje vit i mbamendje per peshoret.

Partneri - Ne planin sentimental peshoret i pret nje vit plot harmoni - perkunder faktit se ne fillim te vitit mund te duken pak skeptik, por periudhat e mevonshme do te deshmojne se ky vit eshte i tyre. Deshira dhe dashuria kete vit do te jene te shkruara me shkronja te arta per peshoret.

Personat e lire - Peshoret e lira gjate vitit 2009 do t'i percjelle karizma dhe njoftimet e reja nuk do te mungojne. Datat e mira per ta takuar partnerin e jetes jane: 6-17 prill, 6 korrik deri me 28 shtator, 15 tetor - 9 nentor dhe 4 - 25 dhjetor.

Romina
05-01-09, 12:51 PM
Akrepi

Karriera - Para akrepave gjendet nje vit qe do t'iu sjelle mjaft lumturi. Gjate gjithe vitit Jupiteri do te jete i pozicionuar ne vije te çrregullt me Diellin, prandaj kjo do te thote se duhet te jene te kujdesshem kur japin dhe marrin. Te gjithe ato qe i kane arritur me veshtiresi gjate vitit te kaluar, kete vit do te zhvillohet pothuajse vetvetiu. Madje, mund te krijohet pershtypja se çdo sfide qe iu del perpara do te kete rrugezgjidhje. Zhvillimin e metutjeshem te akrepave ne karriere e garanton Saturni - i cili iu jep mbeshtetje per nje gje te tille. Pra, perkunder angazhimit dhe disilines qe kerkohet akrepat nuk do ta kene te veshtire per t'i arritur synimet e tyre. Nje gje duhet ta kene parasysh se, prej muajit tetor duhet ta ngadalesojne tempin e punes, sepse mund te derrmohen me pune. Me nje fjale, dehen te kujdesen me shume per shendetin e tyre.

Partneri - Prej dates 3 janar akrepat do te jene te rrethuar me nje vale te sharmit dhe te lumturise. Pra, jeta e tyre me partnerin kete vit do te jete e plotesuar me harmoni dhe lumturi dhe mund te jene te bindur se partneri iu takon vetem atyre dhe askujt tjeter. Po ashtu personat e lindur ne kete shenje do ta kene rastin dhe mundesine t'i largojne mendimet e keqija qe i kane preokupuar dhe te kuptojne se jeta e tyre bashkeshortore ka marre nje pamje te re dhe nje fillim te ri.

Personat e lire - Akrepat e lire kane mundesi te mira te gjejne partnerin e jetes, ne keto periudha te vitit 2009: 20 shtator - 15 tetor dhe 8 nentor - 1 dhjetor. Natyrisht, edhe ne pjesen e pare te vitit, dhe ne periudha te tjera te tij, do te kene mundesi te takojne persona te rinj, mirepo do te jene te prire te takojne personat qe veçme jane ne lidhje te dashurise - do te thote te martuar, te fejuar, ose ne lidhje serioze.

Romina
05-01-09, 01:19 PM
Shigjetari

Karriera - Shigjetaret do te kene gjate gjithe vitit 2009 pozicionin e mire te Jupiterit, prandaj edhe do te arrijne suksese financiare - dhe do te shenojne perparim ne karriere. Pra, Jupiteri ne pozite te mire me Diellin, eshte garanci per plotesimin e deshirave dhe se çdo gje do t'u shkoje per dore personave te lindur ne kete shenje. Megjithate, per t'i arritur te gjitha keto, kerkohet me shume angazhim dhe perkushtim ne pune. Shigjetaret e lindur ne periudhen prej 5 - 21 dhjetor - duhet te kene kujdes - ne kohen kur ne shenjen e tyre paraqitet planeti i Saturnit. Ky planet mund t'i rrezikoj planet dhe t'ua heqe nga dora suksesin. Per t'i evituar problemet e tilla, shigjetaret e lindur ne kete periudhe duhet te tregohen te matur, te mos shkaktojne konflikte ne kolektiv dhe te perpiqen qe puna e tyre te mos marr krahun e gabuar. Situata mund te eskaloje edhe ne momentin kur paraqitet planeti i Uranit. Sidoqofte varesisht se cilit planet i nenshtrohen, do te ishte mire te kerkojne ndihme profesionale per ta tejkaluar krizen. Ne momentin kur Saturni hiqet nga shenja e tyre, shigjetaret do te marrin fryme lirshem dhe te ecin perpara me zhvillimin e karrieres se tyre.

Partneri - Viti 2009 do te ishte nje vit i perkryer ne dashuri po qe se planeti i Veneres te mos ishte ne rruge te kthimit. Pra, prej dates 3 janar - dehet te keni kujdes se si reagoni dhe silleni me partnerin. Sidoqofte, kjo nuk do te thote se shigjetaret i pret nje vit jo i lumtur ne dashuri - por eshte vetem nje faze kur mund te ndjehen ashtu, ndersa realiteti edhe mund te jete ndryshe prej asaj qe ata pandehin. Prej dates 3 shkurt gjendja do t'i kthehet normalitetit dhe njekohesisht edhe aftesia me partnerin. Perkunder faktit se do te ballafaqohen me periudha here here te pasigurta, shigjetaret mund te llogarisin nje vit plot harmoni ne dashuri - sidomos ne pjesen e dyte te vitit, kur do ta kene mbeshtetjen e yjeve per nje gje te tille.

Personat e lire - Pjesa dermuese e shigjetareve te lire, gjate vitit 2009 mund te gjinden para kurorezimit te dashurise. Megjithate, duhet te kene parasysh, se pjesa e dyte e ketij viti eshte shume me e pershtatshme per ta kerkuar partnerin e jetes, se pjesa e pare.

Romina
05-01-09, 01:49 PM
Bricjapi

Karriera - Gjate vitit 2009 bricjapet duhet te tregojne çka kane mesuar. Planeti i fatit, i cili i ka percjell gjate gjithe vitit te kaluar, fatkeqesisht ne fillim te ketij viti do te largohet. Megjithate, bricjapet, si te palekunder qe njihen, sigurisht se i kane shfrytezuar shanset e tyre dhe e dine ku duhet kerkuar suksesi. Kete do ta arrijne me ndihmen e Saturnit - i cili do ta ndryshoje pozicionin e tij dhe ne kete menyre do te jete korrigjues i gabimeve qe mund te bejne bricjapet gjate ketij viti. Me nje fjale, ata qe kane pergatitur nje plan real biznesi, nuk kane arsye te frikesohen per karrieren e tyre.

Partneri - Gjate vitit 2009, planeti i dashurise Venera, bashke me Diellin, do te jene ne pozicion te mire per bricjapet. Kjo do te thote se personat e lindur ne kete shenje do te kene shume fat dhe harmoni ne dashuri. Çastet e lumtura dhe te paharruera me partnerin mund t'i perjetojne ne keto periudha: 3 janar - 3 shkurt; 11 prill - 24 prill; 6 qershor - 5 korrik; 8 nentor - 1 dhjetor.

Personat e lire - Bricjapet e lire mund te fillojne etapen e njoftimeve te reja qysh ne periudhen 3 janar - 3 shkurt. Po ashtu datat kur mund ta gjejne partnerin e jetes jane: 11-24 prill; 6 qershor -5 korrik; 8 nentor - 1 dhjetor.

Romina
05-01-09, 02:00 PM
Ujori

Karriera - Ujoret do te fillojne nje vit plot me fat - perkunder faktit se yjet do te jene ne nje pozicion mjaft te qete. Çdo projekt qe do ta nisin eshte i gjykuar te kete sukses - prandaj eshte mire te shfrytezojne kete dhurate nga perendia. Pra nje periudhe fantastike per suksese ne karriere dhe per financa.

Partneri - Gjate vitit 2009 planeti i lumturise dhe dashurise do te mendoje mire per Ujorin. Periudhe te lumtur ne dashuri mund te presin gjate ketyre periudhave: 3 shkurt-11 prill; 24 prill-6 qershor; 5 korrik- 1 gusht.

Personat e lire - Ujoret e lire gjate vitit 2009 do te mendojne se jane shenja me e bukur ne bote. Dhe eshte shume e vertete, do te kene shume fat dhe njoftime te reja dhe shumica e tyre do ta gjejne personin e jetes.

Romina
05-01-09, 02:11 PM
Peshqit

Karriera - Per te vazhduar punen e vjeter ose per te filluar nje pune te re, per peshqit do te jete nje vendim i veshtire gjate vitit 2009. Pra personat e kesaj shenje do te kene para vetes nje dileme hamletiane - sepse planeti i Saturnit kerkon t'i mbaje gjerat e vjetra, ndersa Urani kerkon gjera te reja dhe te panjohura. Kjo dileme qe do t'i shoqeroje gjate gjithe vitit, uk do te zgjidhet te selici peshk njesoj, por do te varet nga energjia qe posedojne brenda vetes per t'u perballur me sfidat ne karriere.

Partneri - Edhe pse ne karriere nuk do ta kene te lehte ne dashuri peshqit do te kene perparesi gjate vitit 2009. Prej dates 3janar-3 shkurt; 6 qershor-5korrik; 1-26 gusht, peshqit do te kalojne faza shume te lumtura ne dashuri.

Personat e lire - Gjate gjithe vitit per keta persona do te paraqiten rastet e shumta per ta njoftuar partnerin e jetes.

cuni
07-01-09, 02:30 PM
romina shume flm per informacionet e tua po kto horoskoprat mua me duken shume pa lidhje me turmen.

ORGANZA
07-01-09, 03:20 PM
Spaskan mbarim vuajtjet e mija ne dashuri!!Edhe per kete vit sqenka gje :D

Romina
07-01-09, 03:21 PM
romina shume flm per informacionet e tua po kto horoskoprat mua me duken shume pa lidhje me turmen.

Me nder qofsh :). Edhe mua horoskoprat me duken pa lidhje, dhe nuk i besoj fare, por kam ve re qe shume njerez i pelqejne, madje dhe i besojne, prandaj e solla ktu. :)

ORGANZA
07-01-09, 03:31 PM
Aktivitetin e pare intelektual te dites e nis gjithmone me leximin e horoskopit, te kohes (parashikimi i diteve ne vijim), me pas vjen faqja people dhe ne fund politika e mbrendshme dhe e jashtme.Nejse horoskopi i Ujorit paska dale mire : )))

cuni
08-01-09, 12:01 PM
Spaskan mbarim vuajtjet e mija ne dashuri!!Edhe per kete vit sqenka gje :D

po ti kerko ndihme mi goce nga shoqnia, se kushedi!!!

JetMir
08-01-09, 01:25 PM
Bricjapi

Karriera - Gjate vitit 2009 bricjapet duhet te tregojne çka kane mesuar. Planeti i fatit, i cili i ka percjell gjate gjithe vitit te kaluar, fatkeqesisht ne fillim te ketij viti do te largohet. Megjithate, bricjapet, si te palekunder qe njihen, sigurisht se i kane shfrytezuar shanset e tyre dhe e dine ku duhet kerkuar suksesi. Kete do ta arrijne me ndihmen e Saturnit - i cili do ta ndryshoje pozicionin e tij dhe ne kete menyre do te jete korrigjues i gabimeve qe mund te bejne bricjapet gjate ketij viti. Me nje fjale, ata qe kane pergatitur nje plan real biznesi, nuk kane arsye te frikesohen per karrieren e tyre.

Partneri - Gjate vitit 2009, planeti i dashurise Venera, bashke me Diellin, do te jene ne pozicion te mire per bricjapet. Kjo do te thote se personat e lindur ne kete shenje do te kene shume fat dhe harmoni ne dashuri. Çastet e lumtura dhe te paharruera me partnerin mund t'i perjetojne ne keto periudha: 3 janar - 3 shkurt; 11 prill - 24 prill; 6 qershor - 5 korrik; 8 nentor - 1 dhjetor.

Personat e lire - Bricjapet e lire mund te fillojne etapen e njoftimeve te reja qysh ne periudhen 3 janar - 3 shkurt. Po ashtu datat kur mund ta gjejne partnerin e jetes jane: 11-24 prill; 6 qershor -5 korrik; 8 nentor - 1 dhjetor.

per karieren deri diku ... kam shum plane biznesi por se di sa do tja arij qellimin :D ..... 3 janari vtem kaloi ishte dita kur ika nga Shqiperia, datat tjera do i shohim me kalimine kohes.... dmth nga 11 prilli deri ne dhjetor lume me lule duke i nderuar :D