PDA

Shiko versionin e plot : Afrimi i Apokalipsit?



admin
10-08-07, 10:03 AM
Nuk kalon asnje dite ku ne lajme apo ne emisione te ndryshme te mos permendet 'Global Warming', nxehja e, tokes. Ne qofte se i abonuar dhe shpezon shume kohe duke pare Discovery Channel, sic jam une, keto "paralajmerime" te bien ne sy edhe me shume. Te them te drejten jam skeptik, nuk para bindem lehte, rritja e temperatures, mund te jete dicka qe po ndodh, por jo ne ate ritem sa te me shqetesoje dhe te me hyje frika se planeti do jete i pabanueshem gjate jetes time apo te kalamajve te mij.

Gjate viteve te shkuara eshte pare nje rritje e temperaturave, nje crregullim i motit shume shi e bore ne nje vend dhe aspak ne nje vend tjeter... ka patur permbytje dhe thatesira ne te gjithe boten.

A jane keto evenimente nje precedent i ndryshimit te klimes ne toke? Eshte toka drejt shkaterrimit dhe ne vete jemi shkaktar i kesaj me anen e ndotjes se ambjentit, prerjes se pyejve, shfrytezimit pa kriter te burimeve natyre?

Duke pare ato qe kane ndodhur ne te kaluaren (e afert dhe te larget) toka ka kaluar ne te dy ekstremet, ka qene e mbuluar me shkretetira me temperatura te padurueshme, por edhe ka qene me temperatura frigoriferi, e mbuluar me akull. A jemi bere me te djeshem ndaj motit vetem se tani kemi teknologjine per ta regjistruar dhe analizuar me mire se kurre dhe kjo luhatje e motit mund te jete gje plotesisht normale per planetin blu ku jetojme?

A mendoni se njerezimi eshte duke u veteshkateruar dhe se jemi duke e sjelle 'Apokalipsin' me duart tona apo Global Warming eshte nje perralle?

scorpiog
10-08-07, 02:30 PM
Global warming nuk eshte perralle per mendimin tim.vitet e fundit temperatura po rritet me shpejtsi te madhe dhe malet e akujve po shkrihen shume me shpejt sec jane parashikuar.Vrima e Ozonit nuk po zvoglohet por po zmadhohet dhe ky fenomen me frikeson jo per vete por per te ardhmit e mi..........