PDA

Shiko versionin e plot : Ministri i Drejtesise shpėrthen kundėr gjyqtarėve: Ka praktika korruptive



King_Arthur
04-03-08, 05:36 AM
http://img230.imageshack.us/img230/4018/alibeajspahiuzt6.jpg


Alibeaj dhe Spahiu, nė garė pėr tė akuzuar gjyqtarėt

Drejtuesit mė tė lartė tė drejtėsisė nuk i kanė kursyer akuzat dhe kritikat ndaj trupės sė gjyqtarėve tė kryeqytetit dje gjatė analizės vjetore tė punės sė kėtyre institucioneve. Ministri i Drejtėsisė, Alibeaj, ka qenė mė i ashpri dhe mė i drejtpėrdrejti nė kėto akuza. Duke iu referuar njė raporti tė Bankės Botėrore pėr zhvillimin gjatė viteve 2005-2007, tė titulluar "Doing business" (Tė bėsh biznes), ai ka deklaruar se sistemi gjyqėsor konsiderohet pengues i zhvillimit ekonomik nė Shqipėri. "Ka vendime nė Gjykatėn e Apelit Tiranė qė rrinė nė sirtarin e gjyqtarėve 7 muaj e 23 ditė pa u zbardhur dhe mund tė thoni ēfarė tė doni, por afati maksimal pėr t‘i dhėnė njė vendimi arsyetimin e duhur ėshtė 30 ditė", ka thėnė Alibeaj, duke shigjetuar hapur gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit. Duke u bazuar nė pėrllogaritjet e tij ministri ka dalė nė konkluzionin se janė 600 ēėshtje vendimet e sė cilave nuk arsyetohen nė afat. "Ju nuk duhet t‘i detyroni shqiptarėt qė tė vdesin nė sallat e gjyqeve pėr shkak tė lodhjes, ju nuk duhet t‘i detyroni qė edhe pa tė drejtė tė marrin armėt dhe tė qėllojnė ndaj gjyqtarėve, keni analizuar ndonjėherė pse ndodhin kėto", ka thelluar akuzat e tij Alibeaj. Duke ndryshuar shėnjestėr, ai ka vijuar me kritikat nė drejtim tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nė kryeqytet: "Shkoni dhe shikoni nė Gjykatėn e Tiranės sa kėrkesa pėr dorėheqje ka. Praktika tė qarta manipulative dhe korruptive, pėr tė zhvatur padrejtėsisht. Ju mungon transparenca, profesionalizmi ose nuk bėni asgjė pėr tė treguar se i keni ato".

Pothuajse nė tė njėjtėn linjė, por me njė gjuhė mė tė butė ėshtė shprehur edhe Kreshnik Spahiu. "Nuk mund tė lihen jashtė fokusit tė KLD-sė, shqetėsimet lidhur me fraksionime tė ndjeshme brenda trupės gjyqėsore tė Gjykatės sė Tiranės, tė cilat nė disa raste marrin pėrmasa tė tilla sa krijojnė konfrontime me drejtuesit, me anėtarėt e trupit gjykues dhe ndonjėherė pėrēohen deri te palėt, konfliktet e tė cilėve shqyrtohen nga kėto kolegje gjyqėsore". Ka deklaruar nėnkryetari i KLD-sė. Sipas tij, gjyqtari, ashtu siē ka tė drejtė tė pretendojė autoritet nga publiku, duhet tė japė shembull pėrpara publikut se respekton autoritetin qė kanė ndaj tij ligji dhe subjektet qė me ligj kanė raporte tė detyrės me tė, qoftė ky kolegu i seksionit ku ai gjykon, apo kryetari i gjykatės.

Por edhe reagimi i gjyqtarėve nuk ka munguar. Disa prej tyre duke marrė fjalėn nė analizė kanė kėrkuar veēanėrisht nga ministri i Drejtėsisė qė kur tė akuzojė ta bėjė kėtė gjė me emrat konkretė, duke eliminuar hedhjen e fajit mbi tė gjithė gjyqtarėt. Rrahman Qinami, gjyqtar i Gjykatės sė Apelit tha se "ėshtė e vėrtetė qė gjyqėsori ka problemet e veta, por nuk ėshtė mirė qė tė pėrbaltet figura e gjyqtarit". Ai ka theksuar se edhe kontrollet ndaj punės sė gjyqtarėve duhen bėrė pėr tė gjithė dhe jo pėr gjyqtarė tė caktuar sipas preferencave tė politikės. Gjithsesi, Qinami nuk ka lėnė pa shigjetuar edhe kolegėt e tij, kur u ka kujtuar atyre ndarjen nė dy shoqata. Ai e ka konsideruar njė turp faktin qė gjyqtarėt nuk janė tė bashkuar nė njė zė, tė ndarė nė dy shoqata. Duke pėrfituar nga ky moment, Qinami u ka bėrė thirrje edhe dy drejtuesve tė gjyqėsorit, qė tė mos i politizojnė shoqatat e gjyqtarėve sipas interesave tė tyre. Ndėrsa gjyqtari i Gjykatės sė Tiranės, Gjin Gjoni, ka kėrkuar qė tė pėrcaktohen kriteret e punės sė kryetarėve tė gjykatave, pasi ata kur duan hynė nė short, sipas preferencave. Sipas Gjonit ka probleme nė ndarjen e kolegjeve penale, ku arrin deri aty sa tė ketė edhe pėrēarje nė caktimin e tyre dhe po ashtu ka mungesė transparence nė hedhjen e shortit.