King_Arthur
03-03-08, 04:43 AM
03/02/2008
http://img108.imageshack.us/img108/1943/sheferuu6.jpg
"Ftesat pėr nė NATO nuk jepen automatikisht"
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer, tha se tre vendet e kartės sė Adriatikut, Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia, kanė shėnuar pėrparime tė dukshme nė reforma, ēka do t‘i kualifikonte pėr anėtarėsim. Pėr sa u pėrket ftesave, ato nuk jepen automatikisht, ėshtė shprehur Shefer. Sipas tij, kėto vende duhet tė vazhdojnė punėn dhe duhet ta bėjnė procesin e reformave tė pakthyeshėm. Aleanca i merr vendimet me konsensusin e tė gjitha shteteve anėtare, prandaj zyrtarėt e lartė janė tė rezervuar nė dhėnien e deklaratave. Nga ana tjetėr, zv/ndihmėssekretari i shtetit amerikan pėr Ēėshtjet Evropiane, Volker, tha pėr Zėrin e Amerikės se pėrparimi i bėrė nga tė tria vendet kandidate ka qenė i shkėlqyer, duke shprehur mbėshtetjen pėr anėtarėsimin e tyre nė NATO, veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Volker pret emėrimin nga Senati pėr tė marrė detyrėn e ambasadorit tė SHBA-sė nė NATO. Lidhur me zgjerimin e Aleancės nė takimin e Bukureshtit, Presidenti amerikan ka theksuar se "shpresa jonė ėshtė se vendet qė kanė aplikuar pėr t‘iu bashkangjitur NATO-s, do tė vazhdojnė qė t‘i pėrmbushin detyrimet e parapara nė Planin e Veprimit pėr Anėtarėsi. Do ta analizojmė pėrparimin e bėrė prej tre vendeve, pėrpara se tė votojmė pėr zgjerimin". Shqipėria, prej disa vitesh, po punon intensivisht pėr realizimin e reformave nė vend me qėllim marrjen e ftesės nė NATO. Kėto shpresa janė shtuar mė shumė kur Samiti i radhės sė Aleancės do tė jetė nė prill tė kėtij viti, nė Bukuresht. Politika shqiptare ka ulur tonet e debatit dhe po bashkėpunon pėr realizimin e reformave kryesore, siē ėshtė ajo nė drejtėsi dhe reforma zgjedhore. Puna pėr realizimin e kėtyre reformave, sipas qeverisė shqiptare, ėshtė vėnė nė shina tė drejta, por sesa do tė realizohen ato para mbledhjes sė Samitit tė Bukureshtit, kjo mbetet pėr t‘u parė. Aktualisht vendi ynė po aspiron pėr anėtarėsimin nė NATO dhe nė BE. Detyrat e shtėpisė pėr tė plotėsuar janė tė shumta, ndėrkohė qė tė gjithė janė tė ndėrgjegjshėm se nuk janė realizuar tė gjitha. Por a do tė na pranojnė ndėrkombėtarėt nė gjirin e tyre me kėto detyra qė kemi realizuar deri mė tani? Kjo do tė zbulohet vetėm nė prill, ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt deri mė tani nuk na kanė dhėnė shpresa tė shumta, por as nuk na i kanė prerė ato.