Shiko versionin e plot : Kabuni me rrush te thate
Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset. Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė.
notorious
02-03-08, 05:51 PM
oriz ėsht ai...?
pys se po m'duken si kryma kėpurdhash...
blingbling
02-03-08, 05:54 PM
ewwwwww kryma thot ky, oriz mo eshte... ku te vete mendja :rolllaughing:
Nuk e di se ku pergatitet dhe konsumohet kjo lloj Kabunie qe eshte pershkruar ne receten e mesiperme.Une per Kabuni do te sillja receten e meposhteme:
per 4 veta :
1 gote uji oriz ( varet nga madhesia e gotes ujit qe ju posedoni )
2 gota uje ( e matur me te njejten gote qe matet orizin )
250 ose 300 gr rrush te thate
400 gr sheqer
kanelle dhe karafil per arome .
pak gjalpe per skuqjen e orizit ( 3 ose 4 luge gjelle )
Pergatitja:
Ne nje tenxhere shkrijme gjalpin , dhe me pas shtojme orizin ( e shplare nga papastertite me pare ) dhe fillojme ti trazojme se bashku duke i skuqur pak. Orizi gjate skuqjes duhet te marre ngjyre paksa te kuqe. Pasi orizi eshte skuqur shtojme ujin duke e trazuar gjate hedhjes se ujit.Pastaj e leme orizin te zjeje.Pasi shteron uji dhe orizi eshte zjere mire e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet vetem per 5 min afersisht.Ne nje ene tjeter fillojme te shtrojme nje shtrese me oriz dhe mbi siperfaqen e tij shtojme sheqerin te hapur njetrajtesisht , kanelle , rrushe te thate , dhe pak karafil sa per arome.Pastaj hedhim shtresen tjeter me te njejten proēedure si me pare,deri te shtresa e fundit.Ne siperfaqen e shtreses se fundit i hidhet sheqer , kanelle , rrush i thate dhe pak karafil ( por pak karafil sepse ka shume arome dhe mund ta beje shume aromatike kabunine sa i prish shijen dhe aromen e kanelles ). Pasi eshte pak i ngrohte orizi e mbulojme me nje ene tjeter per te bere te shkrije sheqeri . ( nuk duhet te mbulohet kur eshte shume i nxehte orizi sepse pastaj njomet shume dhe orizi nuk e ruan formen e tij,behet si llaē ). ne fund te enes do te krijohet nje leng kaf si sherbet afersisht i cili eshte sheqeri i shkrire.Atehere kabunia eshte gati dhe mund te serviret.
Verejtje : kabunia ne asnje menyre nuk duhet bere me leng mishi ( sidomos dashi ) sepse vjen era mish dhe shija e kabunise nuk do te jete forte e mire !
Ju befte mire!
PaFjalė.com