Shiko versionin e plot : Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
King_Arthur
02-03-08, 10:05 AM
E shpallur publikisht ne 13 tetor te vitit 1996, u tha se organizata "Hakmarrja per drejtesi" ishte krijuar ne vitin 1994 ne qytetin e Durresit me qellim destabilitetin e vendit. Kontrolle te panumerta ne banesat e te dyshuarve. Arrestime, perndjekje nga 96-a deri ne 2004-n. Seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te pjestareve te oganizates "Hakmarrja per Drejtesi" filloi ne 24 dhjetor te vitit 1998 nen drejtimin e gjyqtarit Petrit Kaja. Dhjete te pandehurit iken jashte shtetit qe nga dita qe ata jane arratisur nga burgjet ne vitin 1997. Nisi me 60 arrestimet e para ku nje nga me te bujshmet ishte prangosja e inxhinerit Klement Kolaneci. Kurse kryetari u tha se ishte Orik Shyti, njeri nga djemte e ish-ministrit. Gjithcka pasohet me akuza dhe kunderakuza. Politika flet ne emer te saj. Ndeshkohen te aferm, kusherinj, miq te familjes Shyti. Procesi gjyqesor nis me 11 persona. Familjaret e viktimave "zyrtarisht sipas policia krime te organizates) kerkojne hakmarrje. Besojne se autoret por ndeshkohen. Hakmarrje pa fund. Pas 97-s viktimat e burgut kerkojne drejtesi. Ndjekin hap pas hapi proceset gjyqesore. Arratiset prokurori i pare i ceshtjes. Pas tij edhe te tjere. Procesi vazhdon me rrezimin e provave. Deshmitaret mohojne theniet e 96-s. Emri i organizates rritet cdo dite. Opinioni ushqehet me "bemat" e nje grupi fantazme. Krimet vulosen ne heshtje. Akuzuesit kthehen ne te akuzuar. Kurse viktimat ne heronj. Kudo flitet per te fuqishem, nga zyrat e policise deri tek ato te qeverise.
Ne 2003 zyrtarisht "ringjallet" organizata kriminale. Nisin arrestimet. Ngrihen akuza te reja. Vrasja e forte ne metropol i atribohet njerit per pjestareve te bandes, Altin Arapit. Nisin arratisjet, perndjekjet, pergjimet. Arrestime jashte dhe brenda kufijve. Ndeshkohen njerez te policise, sekuestrohen prona. Kurse titullare te larte te policise, por dhe politikane te fuqishem akuzohen per lidhje me "Hakmarrjen..." Nje mori njerezish nen ndeshkimin e te ashtuquajtures "Hakmarrja per drejtesi"...Deklarohet politika dhe ekzekutivi nis ndeshkimin...
Te akuzuarit
Krimet qe s'u provuan nga drejtesia
1- Vrasja e Bujar Kaloshit 26.07.1996
2- Vrasja e Pirro Koninit 12.04.1995
3- Vrasja e S.Jates 15.12.1993
4- Rrembimi i Erion Nushit 30.10.1995
5- Autobomba tek VEFA ne Tirane 26.02.1996
6- Vjedhja e arkes se kursimeve te lagjes nr.8 02.06.1992
7- Arka e zhdoganimit 09.12.1992
8- Banka e Tiranes 29.01.1993
9- Vjedhja e pistoletes se Demir Lamit 30.06.1993
10- Vjedhja e Suiss Air 17.12.1993
11- Vjedhja e dyte e Swiss Air 17.06.1994
12- Vjedhja e Malev 29.07.1994
13- Vjedhja e Shkumbin Petrol 16.08.1994
14- Vjedhja e IAP 12.10.1994
15- Vjedhja e IAP 07.12.1994
16- Vjedhja e Gjallices Vlore 13.12.1994
17- Vjedhja e argjendarise "Agron" 14.01.1995
18- Vjedhja e Bankes se Vlores 20.01.1995
19- Vjedhja e INSIG 21.02.1995
20- Vjedhja e Adria-s 01.03.1995
21- Vjedhja e Gas Butan 03.03.1995
22- Vjedhja e arkes se sfungjerit 15.06.1995
23- Vjedhja e VEFA-s ne Vlore 21.01.1996
24- Vjedhja e Bankes se Vlores 18.04.1996
"Ringjallja" e organizates
29/10/2003
Starton nje operacion per kapjen e gjithe bandes
30/10/2003
Arrestohet Altin Arapi, akuzohet per vrasjen e shoferit te Sollakut, arrestohet edhe e fejuara e tij, Imelda Tasho
01/11/2003
Belget per Arapin
03/11/2003
"Hakmarrja", pranga oficerit te policise
03/11/2003
Blindohen prokuroret e dosjes "Sina"
11/11/2003
Shkarkohet nga SHISH kusheriri i Orik Shytit
13/11/2003
Hakmarrja, pranga ne gjendjen civile
15/11/2003
Lirohet nga detyra inspektori i SHISH-it
22/11/2003
"Hakmarrja ..." perjashtohen pese drejtues policie
24/11/2003
Deshmia e punonjesve te policise: SHISH ndihmoi hakmarrjen
25/11/2003
"Hakmarrja", gjykata ka shpallur te pavlefshme provat per armet
26/01/2003
Mbrojtja kerkon pafajesi per organizaten "Hakmarrja"
14/02/2003
PD: "Hakmarrja per Drejtesi" ne sherbim te SHISH-it
11/02/2003
Gjykata i jep pafajesi "Hakmarrjes per Drejtesi"
12/02/2003
Prokuroria kundershton vendimin per "Hakmarrjen", nga Gjykata e Tiranes
30/05/2003
Apeli rikthen per gjykim "Hakmarrjen"
22/05/2003
Burgim pa afat per pjestarin e "Hakmarrjes per Drejtesi" Gezim Gjoni
19/06/2003
Gjykata e Larte rrezon rekursin per "Hakmarrjen"
14/01/2004
"Rrjeta e Hekurt" sekuestron diskon e Roland Shytit ne Vlore
20/01/2004
Dosja e diskos se Shytit, ne prokurorine e krimeve te renda
10/02/2004
Prangoset Orik Shyti ne Zvicer
12/02/2004
"Hakmarrja", prokuroria nuk merr ne pyetje Gezim Gjonin
13/02/2004
Xhafa: S'ka pengesa per ekstradimin e Shytit
9/03/2004
"Hakmarrja", tre te kapurit, ne pritje te ekstradimit
25/03/2004
Xhefri per baronet e krimit
29/03/2004
Nuk pranohen shtyrjet e afateve
08/04/2004
Zvicra u mohon azilin politik vellezerve Shyti
06/04/2004
"Hakmarrja", 6 anetare kerkohen nga policia
08/04/2004
"Hakmarrja", shtyhen afatet e paraburgimit
King_Arthur
02-03-08, 10:05 AM
Nė Gjykatėn e Lartė
Rekurs
Kundėr Vendimeve nr.106 Datė, 12.02.2003
tė gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe
Nr.252, datė 30.04.2003 tė gjykatės sė Apelit.
Ankuesit:
Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti e Dritan Hate, tė mbrojtur nga avokati Dylber Mani
.
Baza Ligjore: 431 e 432/a i K.Pr.Penale.
Pėrpara
Gjykatės sė Lartė
Tiranė
I nderuar z. Kryetar!
Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė, pasi pėrfundoi hetimin gjyqėsor nė procedimin penel Nr.1589 ne ngarkim te te pandehurve Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi, Nikolin Nevruzi, Gentian Caka, Kreshnik Spahiu, Roland Shyti, Pasho Nevruzi, Gezim Gjoni dhe Dritan Hate, te akuzuar per veprat penale te parashikuara nga nenet:109/2-25, 136-25, 136-25, 139-25, 140-25, 141-25, 230-228, 333, 334, 79/c -28 e 334, dėgjoi konkluzionet Pėrfundimtare tė prokurorisė, qė kėrkoi kthimin e akteve dhe ato tė mbrojtjes, e cila kėrkoi deklarimin e tė pandehurve tė pafajshėm, pėrfundimisht vendosi pushimin e ēėshtjes dhe rėnien e masave tė sigurimit tė marra ndaj tė pandehurve.
Me kėtė vendim tė gjykatės nuk ishim dakord dhe brenda afatit ligjor e apeluam, duke kėrkuar pafajėsinė e tė akuzuarve pėr arsye se:
a. Prokuroria nuk solli para gjykatės asnjė dėshmitar qė tė provonte fajėsinė e tė pandehurve.
b. Provat shkresore tė prokurorisė, ku nė dukje mbėshtetej akuza, rezultuan tė falsifikuara, duke sjellė pavlefshmėrinė e akteve tė mėpasme qė vareshin prej tyre, sipas nenit 131 tė K.Pr.P.
c. Provat shkresore tė falsifikuara, dėshmitė e dėshmitarėve tė mbrojtjes dhe ato tė disa prej dėshmitarėve tė akuzės, veēanėrisht tė oficerėve tė Policisė gjyqėsore, qė u pyetėn nė fund tė hetimit gjyqėsor, provuan nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se pėrfaqėsues tė organit tė procedimit kishin krijuar njė depo armėsh pėr qėllime propagandistike, nė funksion tė fushatės elektorale qė u bė pėr zgjedhjet Vendore mė 20 tetor 1996 dhe, pas kėsaj, kishin pėrpiluar procesverbale fiktive pėr tė "provuar ligjėrisht" atė qė kishin njoftuar se e kishin zbuluar: "organizatėn terroriste me qėllime tė pastra politike" me emrin "Hakmarrja Shqiptare e Drejtėsisė".
Bazėn e kėrkesės tonė pėr pafajėsi nuk e pėrbėnte thjesht fakti se organi i akuzės nuk i paraqiti gjykatės prova tė mjaftueshme pėr fajėsinė, por, mbi tė gjitha, se akuza paraqiti prova tė falsifikuara, me qėllim qė tė dėnohen njerėz pėr krime qė nuk i kanė kryer.
Gjithashtu, me Apelin tonė, pasi i kėrkuam gjykatės tė linte nė fuqi vendimin e gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr pjesėn qė rrėzon kėrkesėn e prokurorėve pėr kthimin e akteve, kėrkuam, gjithashtu, qė: tė ndryshonte vendimin pėr pjesėn qė deklaron tė pavlefshme deklarimet e dėshmitarit Islam Kazazi, pasi njė gjė tė tillė nuk parashikohet nga ligji dhe nuk u kėrkua nga palėt; tė deklaronte tė pavlefshėm aktet procedurale pėr tė cilat gjykata e Shkallės sė Parė nuk ėshtė shprehur as me vendim tė ndėrmjemė dhe as nė vendimin pėrfundimtar; tė vendoste kthimin e tė gjitha vlerave materiale, monetare e shkresore dhe tė shprehej pėr mungesėn e lidhjeve tė personave nė gjykim me emėrtimin: organizata kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi Shqiptare"
Mirėpo, Gjykata e Apelit me vendimin Nr.252, datė 30.04.2003, vendosi prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė nr.160, datė 12.02.2003 dhe kthimin e akteve pėr rigjykim, por me trup tjetėr gjykues, i cili "qė nė fillim tė shqyrtimit gjyqėsor, duhet tė respektojė nenin 377 tė K.Pr.Penale, i cili titullohet 'Kalim i akteve prokurorit'...".
Vendimi i gjykatės sė Apelit na duket i gabuar pėr kėto arsye:
1. Vendimi i gjykatės sė Apelit Tiranė, ėshtė marrė nė kundėrshtim me kėrkesat e nenit 377 tė K.Pr. Penale. Kolegji Penal i kėsaj gjykate ka arritur nė pėrfundimin se Gjykata e Shkallės sė Parė "e ka interpretuar gabim nenin 377..., duke e ēmuar kėrkesėn e prokurorit pėr kalimin e akteve tė njėjtė me 'tėrheqje akuze'",- shprehet vendimi (f. 7).
2. Kėrkesa e organit tė Prokurorisė pėr tėrheqjen e materialeve ėshtė bėrė pasi pėrfaqėsuesit e saj nė seancė gjyqėsore kishin deklaruar se nuk kishin mė prova tė tjera pėr tė marrė dhe se ishin dakord tė mbyllej hetimi gjyqėsor, duke kėrkuar njė muaj afat pėr bėrjen e konkluzioneve pėrfundimtare, pra gjykimi me miratim tė palėve ka kalur nė veprime tė parashikuara nga neni 378/1 i K.Pr.P. Pasi u mendua njė muaj kohė, prokuroria e ndodhur pėrpara rrėzimit tė akuzave, ndėrroi mendje dhe kėrkoi tėrheqjen e materialeve duke u kthyer mbrapsht nė radhė procedurale e duke ju referuar nenit 377 tė K.Pr.P., qė nuk ia njeh kėtė tė drejtė prokurorisė por gjykatės. Prokuroria nė kėtė fazė tė veprimeve procedurale gjyqėsore, mund tė referohej tek kėrkesa e parashikuar nga neni 378/5 i K.Pr.P. duke kėrkuar riēeljen e hetimit gjyqėsor pėr marrjen e provave tė tjera, qė ajo pretendon.
Pavarėsisht qė neni 377 i K.Pr.Penale titullohet: "Kalimi i akteve prokurorit", kuptimin e normės juridike nuk e pėrcakton titulli, por pėrmbajtja e saj. Nė kėtė rast norma juridike ėshtė ndėrtuar me njė paragraf tė vetėm dhe me tre alternativa qė janė: pafajėsia, pushimi i ēėshtjes dhe kalimi i akteve prokurorit. Pra, "kalimi i akteve prokurorit", qė pėrbėn edhe titullin, nuk ėshtė mė shumė se alternativa e tretė. Zbatimi i tė tri alternativave nuk kushtėzohet nga titulli, por nga fjalia e parė qė ėshtė e mėnyrės kushtore: "Kur prokurori e tėrheq akuzėn...".
Nga ana tjetėr, vetė alternativa e tretė (kalimi i akteve prokurorit), ėshtė e kushtėzuar nga dy alternativat e para, domethėnė nga pafajėsia dhe pushimi, sepse dispozita shprehet: "...gjykata vendos pafajėsinė e tė pandehurit ose pushimin e ēėshtjes. Nė tė kundėrt, gjykata vendos kalimin e akteve prokurorit". Pra, nė vartėsi me gjendjen qė janė provat gjykata duhet tė shprehet pėr pafajėsi ose pushim tė ēėshtjes dhe kur provat nuk e lejojnė tė vendosė pėr njėrėn nga kėto dy alternativa, vendos pėr alternativėn e tretė. Kėshtu, dispozita ėshtė shprehur qartė se pėr secilėn nga tė tre alternativat vendos gjykata.
Pėrveē kėtyre, faza nė tė cilėn ndodhej procesi gjyqėsor ėshtė faza kur ka pėrfunduar hetimi gjyqėsor. Gjykata, nė seancėn e datės 12.11.2002, e pyeti prokurorin nėse kishte prova tė tjera pėr tė paraqitur dhe pėrgjigja qe mohuese. Kjo pyetje u pėrsėrit pėr tė dyja palėt nė seancėn e datės 22.11.2002 dhe pėrgjigja ishte se nuk kishte mė prova pėr t'u paraqitur. Prokurori kėrkoi njė muaj kohė pėr tė paraqitur Konkluzionet Pėrfundimtare dhe jo pėr t'u menduar tė kėrkonte, apo tė mos kėrkonte kalimin e akteve.
3. Kolegji Penal i gjykatės sė Apelit ėshtė kontradiktor nė arsyetimin e tij sepse, pasi konkludon se vendimi i gjykatės sė Shkallės sė Parė "nuk mund tė bazohet nė nenin 387 tė K.Pr.Penale...", konstaton se: "Nė rastin konkret, pėrderisa Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė, nuk ka arritur nė pėrfundimin se tė pandehurit nuk kanė faj, nė bazė tė nenit 377 tė K.Pr.Penale duhet tė vendoste kalimin e akteve prokurorisė". Fill pas kėtij konstatimi konkludohet pėr prishjen e vendimit (f.7). Konstatimi i nėnvizuar nėnkupton, se nėse gjykata e Shkallės sė Parė do kishte dhėnė pafajėsinė, atėherė vendimi i saj nuk do tė prishej.
4. Vendimi i gjykatė sė Apelit pėr kthimin e ēėshtjes pėr rigjykim ėshtė marrė nė kundėrshtim me dispozitat e K.Pr.Penale. Neni 428/ē i K.Pr.Penale, ku ajo mbėshtet vendimin e saj, parashikon prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve gjykatės sė shkallės sė parė kur nuk janė respektuar procedurat e gjykimit. Tė tilla shkelje nė kėtė rast gjykata nuk ka konstatuar.
5. Gjykata e Apelit nuk ėshtė e saktė kur shprehet se "ankimi nga avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve nuk duhet tė pranohet se ėshtė bėrė nga ai qė nuk ėshtė legjitim". Mė datėn 2 prill 2003 gjykatės ju paraqitėn prokurat e tė pandehurve Roland Shyti dhe Leart Shyti, tė noterizuara pėrkatėsisht mė datat 17 dhe 15 mars 2003, ndėrsa Apeli ynė mban datėn 18 mars 2003. Kėto dy prokura plotėsonin kėrkesat e nenit 420 tė K.Pr.Penale dhe ato tė vendimit unifikues tė Gjykatės sė Lartė nr.2, datė 14.10.2002.
Duke pasur parasysh se vendimi i gjykatės sė Apelit ėshtė marrė nė kundėrshtim me kėrkesat e K.Pr.Penale dhe, nėse do lihej nė fuqi, do pėrbėnte njė precedent pėr tė fshehur paligjshmėrinė e njė procesi penal, qė ka nisur nė mėnyrė tė paligjshme dhe do krijonte hapėsira pėr tė fshehur abuzimet me liritė dhe tė drejtat shtetasve, si dhe dėshtimet e punonjėsve tė organit procedues, prandaj
Pėrfundimisht nga Gjykata e Lartė kėrkojmė:
1. Prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Apelit, qė gabimisht ka vendosur kthimin e ēėshtjes pėr rigjykim me qėllim qė gjykata e Shkallės sė Parė t'i kalojė aktet prokurorisė.
2. Lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr pjesėn qė rrėzon kėrkesėn e prokurorisė pėr kthimin e akteve, si kėrkesė e pambėshtetur nė ligj.
3. Tė deklarohen tė pavlefshme aktet procedurale pėr tė cilat gjykata e Shkallės sė Parė nuk ėshtė shprehur as me vendim tė ndėrmjemė dhe as nė vendimin pėrfundimtar.
4. Kthimin e tė gjitha vlerave materiale, monetare e shkresore qė u janė sekuestruar tė pandehurve ose familjarėve tė tyre gjatė hetimit, tė cilat pasqyrohen nė listėn qė u kemi bashkėlidhur konkluzioneve Pėrfundimtare, paraqitur gjykatės sė Shkallės sė Parė.
5. Tė shprehet pėr mungesėn e lidhjeve tė personave nė gjykim me tė trilluarėn organizatė kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi Shqiptare".
6. Tė ndryshohet vendimin e gjykatės sė Shkallės sė Parė, qė gabimisht ka vendosur pushimin e ēėshtjes nė bazė tė nenit 387 tė K.Pr.P. dhe, bazuar nė provat e administruara dhe nė nenin 388/d tė K.Pr.P., tė deklarohen tė pafajshėm klientėt e mbrojtur prej nesh: Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzi, Pasho Novruzi, Dritan Hate
pėr tė gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.
Avokatėt mbrojtės
King_Arthur
02-03-08, 10:07 AM
[B]Oret e fundit te odisese se Hakmarrjes
Me 23 dhjetor, ne oren 10.00 akuza do te shpalle pretencen per anetaret e organizates se quajtur "Hakmarrja per Drejtesi", te gjithe te gjykuar ne mungese, duke i dhene fund procesit me te gjate penal te filluar ne vitin 1996. "Korrieri" ka grumbulluar dhe sjelle ne forme modeste te gjitha etapat e ketij kazusi.
Vrases apo viktima? Per gati 7 vjet me radhe seanca gjyqėsore ende nuk eshte bere e mundur qe te qartesohet perfundimisht e verteta e te quajtures banda e "Hakmarrjes per Drejtesi". E goditur pikerisht pak kohe para fillimit te fushates elektorale te vitit 1996 "grupimi" u epitetua nga pushtetare te Partise Demokratike si nje bande kriminale me qellime te caktuara politike. Sipas kesaj akuze kreret e bandes, pinjolle te ish-drejtuesve te strukturave policore te ish-shtetit komunist, kishin vepruar me qellim rrezimin e pushtetit etj. Por pas vitit 1997, me daljen e te arrestuarve nga burgjet dhe botimin e deshmive te tyre, opinioni ishte duke besuar nje variant krej tjeter, qe i afrohej nje manipulimi te te vertetes. Nderkohe ceshtja ne gjykate behet terkuze. Dikur nje grup prokuroresh japin doreheqjen, duke u zevendesuar me te tjere, ndersa akuzat vazhdojne te zbehen. Ne nje moment te tille ka ardhur edhe fundi i gjykimit dhe prokuroret duhet te percaktojne fajtoret dhe shkallen e fajesise se tyre ne nje seance qe eshte fiksuar paraprakisht me 23 dhjetor 2002, ne oren 10.00. Nisur nga nje zhvillim i tille, "Korrieri" sjell per lexuesin nje permbledhje modeste te ecurise se procesit.
Si lindi Hakmarrja per Drejtesi
Gjithēka ka filluar mė 12 tetor 1996. TVSH i dha opinionit publik pamjet e njė magazine tė mbushur me armė tė tipeve tė ndryshme ku binin nė sy predha tė shumta antitank. Shumėkush mendoi se armėt ishin tė destinuara pėr trafikim.
Mė 16 tetor 1996, nė kulmin e fushatės elektorale tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor tė 20 tetorit, ministri i P.Brendshme, Halit Shamata dha njė konferencė pėr shtyp dhe njoftoi se ishte zbuluar njė "organizatė terroriste me karakter politik, "Hakmarrja pėr Drejtėsi Shqiptare"", e krijuar nė vitin 1992 nga Orik Shyti, djali i Aredin Shytit, "ish-funksionar i lartė i Sigurimit tė Shtetit, qė ėshtė i dėnuar pėr masakrėn e 2 Prillit", se nė kasafortėn e tij, qė e mbante "dhėndri i diktatorit, Klement Kolaneci", ishin kapur 1 milion dollarė, se shumica e anėtarėve tė organizatės ishte arrestuar, se ata pranonin vetė se kishin vendosur autobombėn te Supermarketi i "VEFA"-s, kishin vrarė drejtorin e burgjeve, Bujar Kaloshin, se u ishte kapur plani i njė atentati qė do kryhenin atė ditė qė u arrestuan etj. hollėsi, qė i pėrmbante edhe komunikata e shpėrndarė pėr gazetarėt, sė cilės i bashkėlidhej skema e strukturės organizative. Nė kėtė datė TVSH transmeton njė emision special nė tė cilin pėrfshihej konferenca pėr shtyp, pamje tė disa armėve, por sasia e tyre ishte shumė mė e vogėl nga ato tė transmetuara mė datėn 12 tetor dhe e filmuar nė tė tjera mjedise; pamje tė personave tė arrestuar, dy prej tė cilėve dėgjoheshin tė flisnin se i kishin kryer krimet.
Pas datės sė zgjedhjeve zbulimin e madh e mbuloi heshtja. Ndėrkohė njė gazetar shtie nė dorė dhe boton fotokopjen procesverbalit tė kontrollit tė kasafortės. Sipas procesverbalit nė kasafortė ishin gjetur rreth 20 mijė dhrahmi greke dhe asgjė mė shumė. Rreth dy muaj mė vonė, e njėjta gazetė siguron dhe boton vendimin e gjykatės sė faktit pėr arrestimin nė mungesė tė Orik Shytit dhe dy-tre personave tė tjerė, tė cilėt nuk akuzoheshin pėr autobombėn dhe pėr vrasje, por vetėm pėr vjedhje. Nga shkrimet e botuara bėri pėrshtypje mosha e vogėl e drejtuesit tė organaizatės terroriste "Hakmarrja...", nė vitin 1992, kur pretendohej se ishte formuar organizata, ai nuk i kishe mbushur 15 vjeē.
Presidenti i Republikės dekoroi me urdhėrin e "Shqiponjės" ata qė kishin zbuluar "Hakmarrjen...", por nė ceremoninė e organizuar nuk u pėrmend emri i saj.
Nė vitin 1997.
Viti 1997, nisin trazirat. Nė mars hapja e burgjeve u dha lirinė edhe tė arrestuarve tė "Hakmarrjes". Nė maj tė kėtij viti Kreshnik Spahiu, njė nga tė arrestuarit, boton nė shtyp rrėfimin e tij ku pėrshkruante hollėsisht dhunėn e ushtruar mbi atė dhe tė tjerėt, pjesėmarrjen e Bashkim Gazidedes dhe Agim Shehut nė hetime, torturat qė u ishte nėnshtruar nė vende tė fshehta, nga tė cilat identifikonte vetėm malin e Dajtit, pėrpjekjet qė bėheshin pėr ta detyruar tė nėnshkruante deklarime se ai dhe tė tjerėt kishin lidhje me udhėheqės tė PS, se kishin financuar fushatėn e saj elektorale etj.
Disa ditė mė vonė shtypi botoi rrėfimin e Leart Shytit qė pėrshkruante dhunėn dhe taktikat e pėrdorura pėr ta detyruar tė pranonte krime qė s'i kishte kryer, financimin e PS me qindra mijė dollarė etj. Nė kėto ditė shtypi botoi njė listė me emrat e mė shumė se 100 personave tė arrestuar, ndaluar, kontrolluar dhe keqtrajtur. Lista pėrfshinte lidhe fisnore e miqėsore tė familjes Shyti nė Tiranė, Shkodėr, Lushnjė, Elbasan dhe Vlorė. Disa nga tė arrestuarit dhanė intervista nė shtyp, duke pėrcjellė nėpėrmjet tyre situata terrori qė ishin krijuar mbi ta dhe familjet e tyre. Shtypi qeveritar dhe organet qė akuzoheshin pėr shkelje tė ligjit nuk u kundėrpėrgjigjen.
Rreth 8 ditė para ditės sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė qershorit 1997, Prokuroria e Pėrgjithshme lėshon njė komunikatė, sipas tė cilės pėrfunduan hetimet kundėr Orik Shytit etj. dhe sė shpejti ēėshtja do t'i kalojė gjykatės.
Nė dhjetor, familja Shyti kėrkon hetim nga Komisioni Parlamentar, qė qe ngritur pėr hetimin e ngjarjeve tė vitit 1997, duke i sugjeruar tė kėrkonte prova qė ishin deklaruar publikisht se i ishin kapur organizatės, tė tilla si: videokasetat e transmetuara mė datėn 12 dhe mė datėn 16 tetor 1996.
King_Arthur
02-03-08, 10:08 AM
Nė vitin 1998.
Nė muajin maj njihen me materialet e dosjes.
Nė muajt pasardhės familjet e tė akuzuarve dhe avokatėt kėrkojnė drejtpėrdrejt dhe me letra qė ēėshtja tė dėrgohet nė gjyq.
Shtypi nisi tė shkruajė duke shtruar pyetjen: pse nuk ēohej ēėshtja nė gjyq? Pas kėtij presioni, avokatėve u krijohen mundėsi pėr tė njohur gjithė materialet e ēėshtjes dhe mė 14 tetor 1998, z.Alban Kalaja njofton avokatėt pėr mbylljen e hetimeve.
Dosja bashkė me Kėrkesėn pėr Gjykim, firmosur nga prokurori Kalaja, i pėrcillet gjykatės. Kėrkesa pėr Gjykim akuzonte vetėm 11 nga rreth 30 anėtarė tė organizatės qė qėndruan nė burg deri mė 13 mars 1997. Pėr tė tjerėt ēėshtja ishte pushuar nė heshtje. Personat nėn akuzė ishin: Orik Shyti, Leart Shyti, djemtė e Aredin Shytit dhe nipat e tij Roland Shyti e Altin Arapi, Kreshnik Spahiu, Enkeled Agaj, Nikolin Novruzi, Pasho Novruzi, Gentjan Caka, Gėzim Gjoni dhe Dritan Hate. Tė akuzuar se nė bashkėpunim kishin kryer 25 krime tė rėnda, faktikisht akuzoheshin pėr tė gjitha krimet e rėnda qė ishin kryer nė Shqipėri nė periudhėn 1992-1996.
Mė 24 dhjetor nis procesi gjyqėsor.
Nė vitin 1999.
Mė 8 janar 1999 gjendet prapa malit tė Dajtit i vrarė me mjete tė forta dhe mė pas i djegur brenda makinės sė tij Enkeled Agaj, njė nga tė 11 tė akuzuarit. Ishte kthyer nga jashtė shtetit. Hetimet nuk e zbardhėn krimin.
Nė fund tė janarit gjykata e Apelit vendos qė z.Kaja tė mos e gjykojė ēėshtjen. Shorti i bie gjyqtarit Artur Gaxhi, ky heq dorė, por kryetari i Gjykatės e vlerėson dorėheqjen tė pambėshtetur nė ligj.
Procesi nis me leximin e Kėrkesės pėr Gjykim nga prokurori Kalaja dhe Kėrkesat Paraprake tė mbrojtjes. Mbrojtja kėrkon tė deklarohen tė pavlefshme shumė nga aktet qė ndodhen nė dosje se, sipa saj, ishin marrė nė kundėrshtim me ligjin, se ishin tė falsifikuara.
Arrestohet nga policia i kėrkuari Dritan Hate, njė nga anėtarėt e organizatės "Hakmarrja..."
Nis pyetja e dėshmitarėve tė akuzės. Ndėrkohė, vritet sė bashku me gruan nė njė aksident automobilistik njė nga dėshmiatarėt kyē tė mbrojtjes, D. Mata qė kishte qenė dhe ishte oficer i policisė.
Pėrfundojnė pasukses pėrpjekjet dy vjeēare tė palės mbrojtėse pėr tė siguruar videokasetėn e transmetuar nga TVSH mė datėn 12.10.'96. E njėjta pėrgjigje: "E sollėn njerėz tė SHIK-ut, u transmetua dhe e morėn me vete".
Nė vitin 2000.
Seanca e parė e vitit hapet me Memorin nr.2 tė mbrojtjes, qė denoncon prokurorin Kalaja se po e mbronte ēėshtjen nė shtyp dhe jo nė sallėn e gjyqit. Memoria i kujton prokurorit se ndaj memories sė parė duhet tė reagonte nė sallėn e gjyqit, se kishte sulmuar padrejtėsisht dėshmitarėt e tij, se tė akuzuarit dhe familjarėt nuk e kishin nė edukatė, nuk kishin as arsye tė kėrcėnojnė dėshmitarėt, se ai u kishte marrė firmat tė akuzuarve nėn presion, duke i mbajtur nė vende tė fshehta nė malin e Dajtit etj. Z. Kalaja reagoi duke deklaruar se ai s'i kishte dhėnė informacion gazetės, se memoria e mbrojtjes ishte presion qė bėhej mbi tė dhe se do hidhte nė gjyq pėr shpifje avokatin sepse s'ishte e vėrtetė qė tė pandehurit ishin hetuar nė malin e Dajtit. Mbrojtja u kundėrpėrgjigj se ishte e gatshme qė tė pranonte tė gjitha ato qė dėshmitarėt kishin thėnė gjatė hetimit paraprak dhe i kėrkoi prokurorit tė lexonte procesverbalet e dėshmitarėve. (Kjo lėvizje e mbrojtjes ishte e pashembullt, tėrėsisht nė dėm tė saj, por prokurori nuk e shfrytėzoi).
Mė datėn 19 maj familja Shyti ankohet tek prokurori i Tiranės z.Thoma Jano dhe i kėrkon qė "le ta mbrojė akuzėn z. Andrea Thomallari, qė ka kryer shumicėn e veprimeve hetimore" kur z. Kalaja ka arsye qė e pengojnė tė marrė pjesė nė gjyq. Pasi qėndroi njė vit nė burg, Dritan Hate u lirua me vendim tė Gjykatės sė Lartė. Mė 27 shtator, dėshmitari P. Gjini, njė nga tė arrestuarit si pjesėmarrės nė organizatė, i keqtrajtuar, nuk di pse ėshtė mbajtur 5 muaj nė burg. Dėshmitari F.Dunga, ish-roja i Supermarketit "VEFA" deklaroi se asnjėri nga tė paraqiturit pėr njohje nuk ėshtė personi qė la makinėn-bombė. Nė seancėn e datės 6 tetor, dėshmitari G. Kadria deklaroi se kishte komunikuar me vrasėsit e Kaloshit pak para se tė kryenin krimin, ishte thirrur nga z.Kalaja nė Komisariatin nr. 2 tė policisė dhe aty shefi i komisariatit i kishte ofruar 10 milion lekė po t'i vinte gishtin njė tė arrestuari.
Nė datėn 12 dhjetor seanca shtyhet se prokurori Kalaja ishte i sėmurė. Kėshtu u tha nga prokuroria e rrethit. Mė datėn 14 dhjetor merret vesh se Kalaja ka ikur nga Shqipėria. Familja Shyti i dėrgon letėr nė shtėpi z.Kalaja dhe i kėrkon tė kthehet pėr tė mbrojtur akuzat para gjykatės, nė tė kundėrt ėshtė ai qė ka kryer krim ndaj tyre dhe jo shteti pėr arsye politike. Letra i dorėzohet tė atit po atė ditė, por Kalaja nuk kthehet, familjarėt nuk dorėzojnė as ēelsat e kasafortės. 20 dhjetor familja Shyti i shkruan Prokurorit tė Pėrgjithshėm, duke e denoncuar Kalanė si pėrgjegjės pėr pasojat qė u kanė ardhur.
Nė vitin 2001.
Mė 22 shkurt 2001 gjykimi rifillon. Akuzat mbrohen nga z.Thomallari.
Nė fillim tė muajit mars u mor vesh se edhe Thomallari ishte larguar jashtė shtetit.
Nė fund tė muajt hidhet shorti. Prokurorėt Nakuēi e Papa filluan tė pėrfaqėsojnė akuzėn nė gjykatė.
Nė seancėn e datės 29 qershorit pėrfundoi leximi i shpjegimeve tė gjithė dėshmitarėve tė akuzės. Absolutisht asnjė nga kėta dėshmitarė nuk dha ndonjė provė apo argument pėr tė akuzuarit.
Nė seancat qė pasuan prokurorėt nisėn nga paraqitja e provave shkresore. Kjo fazė kėrkoi shumė seanca. U shqyrtuan qindra prova shkresore qė ndodheshin afėrsisht nė 3000 faqe.
Akuza paraqiti disa prova shkencore, akte ekspertimi, kryesisht balistike. Disa konkluzione janė deklaruar disa ditė e deri disa muaj pėrpara se objektet e ekspertimit (dy pistoleta qė pretendohet se kanė shtirė nė vrasjen e Kaloshit, predha etj.) tė mbėrrinin nė Laboratorin Qendror tė Kriminalistikės (LQK); se pas arrestimit tė tė pandehurėve janė ndryshuar disa konkluzione tė dhėna mė parė.
Megjithėse prokurorėt s'reshtėn sė foluri nė favor tė akteve qė paraqitėn, pothuajse gjithnjė ishin nė vėshtirėsi.
Nė vitin 2002.
Nė seanca e datės 16.01.02 fillon pyetja e dėshmitarėve tė mbrojtjes. Lista pėrmban 40 persona, 3 ishin punonjės tė policisė qė kishin firmat nė procesverbale qė pasqyronin prova tė rėndėsishme kundėr tė akuzuarve, ndėrsa shumė nga tė tjerėt kishin qenė tė arrestuar dhe tė ndaluar nė njė kohė me tė pandehurit dhe pėr tė njėjtat akuza. Nga kėta 13 pėrmenden nga Kėrkesa pėr Gjykim si burim prove dhe pėrfaqėsuesi i akuzės nuk i kishte pėrfshirė nė listėn e dėshmitarėve qė i kishte paraqitur gjykatės.
Dėshmitarėt akuzės provuan:
a)Se apartamenti i Z.Sinės, pas arrestimit tė E.Agajt qė e kishte marrė me qira, ishte shndėrruar nė depo armėsh nga njerėz tė SHIK-ut.
b)Se nė apartamentin e Z.Sinės, tė marrė me qira nga E.Agaj, nuk ishin bėrė kėqyrje dhe kontrolle.
c)Se ēiftja e Orik Shytit, bashkė me lejen, qė gjenden tė fiksuara nė procesverbalin e kontrollit tė apartamentit tė Z.Sinės, ėshtė marrė nė banesėn e tij pa procesverbal.
Ē)Se tė pandehurit janė keqtrajtuar dhe torturuar jashtė vendit tė pėrcaktuar me ligj, nė vende tė fshehta.
Nė seancėn e datės 15 mars, babai i Enkeled Agajt, Myrtezai, pasi iu pėrgjigj pyetjeve, i dorėzoi gjykatės dorėshkrimin me 12 faqe tė lėna nga Enkeledi, ku pėrshkruhen hollėsisht dhuna e ushtruar mbi tė etj. fakte pėr mbrojtjen.
Nė seancat e 13 e 22 majit dhe nė atė tė 3 qershorit u pyetėn dėshmitarėt e kėrkuar nga prokuroria, tė cilėt kishin firmat nė procesverbalet e kontrolleve, kėqyrjes dhe sekuestrimit tė apartamentit tė Z.Sinės. Kėta deklarojnė se ishin shpėrblyer pėr firmat qė kishin hedhur.
Mė 27 korrik gjykata dėgjon ekspertėt qė kishte ngarkuar pėr ekspertimin e firmave qė ndodheshin nė procesverbalet e kontrolleve dhe kėqyrjes sė banesės sė Z.Sinės. Konkluzionet vėrtetuan se vetėm dy punonjėsve tė policisė u ishin falsifikuar firmat, firmat e tjera ishin origjinale. Mė 31 tetor gjykata pyet tė akuzuarin Dritan Hate.
Mė 12 nėntor mbrojtja me anėn e njė Kėrkese tė Posaēme kėrkoi tė administroheshin disa dokumente si Komunikatėn e ministrit tė P.Brendshme, shpėrndarė pėr shtyp mė 16.10.'96, videokasetėn me emisionin special tė transmetuar nė tė njėjtėn datė nga TVSH dhe disa dokumente tė tjera duke argumentuar shkaqet pse i paraqiste. Provat u pranuan nga gjykata.
Mė 22 nėntor, pasi nga trupi gjykues u pa videokaseta me emisionin special tė transmetuar nga TVSH mė 16 tetor 1996, hetimi gjyqėsor pėrfundoi. Prokurorėt kėrkuan njė muaj kohė pėr tė dhėnė Konkluzionet Pėrfundimtare".
King_Arthur
02-03-08, 10:09 AM
Lista e tė arrestuarve
si anėtarė tė sė ashtuquajturės Hakmarrja...
Nr.R
Emri e mbiemri
Vendbanimi
1
Leart Shyti
Tiranė
2
Orik Shyti
Tiranė
3
Kreshnik Spahiu
Tiranė
4
Altin Arapi
Vlorė
5
Enkeled Agaj
Tiranė
6
Roland Shyti
Lushnjė
7
Gėzim Gjoni
Tiranė
8
Nikolin Novruzi
Vlorė
9
Pasho Novruzi
Vlorė
10
Gentian Caka
Elbasan
11
Dritan Hate
Vlorė
12
Luan Pobrati
Tiranė
13
Klement Kolaneci
Tiranė
14
Lulzim Kolaneci
Tiranė
15
Paulin Gjini
Tiranė
16
Edmond Kasmi
Tiranė
17
Florian Osmanlliu
Tiranė
18
Vullnet Spahiu
Tiranė
19
Alban Zajmi
Tiranė
20
Isamedin Pobrati
Elbasan
21
Sherif Kubazaqi
Shkodėr
22
Ardian Kubazaqi
Shkodėr
23
Robert Kallajxhi
Lushnjė
24
Genci Peza
Lushnjė
25
Gramoz Hatia
Lushnjė
26
Kastriot Kame
Ballsh
27
Adhurim Bejo (Beqiri)
Vlorė
28
Gėzim Sokoli
Vlorė
29
Gjon Liēi
Tepelenė
30
Arten Ramo (Ramosaēo)
Vlorė
Te dhenat jane marre nga Web : Hakmarrja pėr Drejtėsi, njė sajesė e politikės (www.hakmarrja.com)
PaFjalė.com