PDA

Shiko versionin e plot : Pasazhe te preferuar librash.



Blindness
29-07-07, 09:14 PM
Para ca kohesh po lexoja Meditations- Marcus Aurelius. Ne nje prej pikave te tija shkruante:

Death is such a generation is, a mystery of nature; a composition out of the same elements, and decomposition into the same; and altogether not a thing of which any man should be ashamed, for it is not the contrary to [the nature of] a reasonable animal, and not the contrary to the reason of our constitution.

admin
30-07-07, 09:43 AM
Ne nje liber qe po lexoja dje.... Citim nga Leonardo DaVinci

"Shun those studies in which the work that results dies with the worker."

scorpiog
02-08-07, 10:40 PM
Ne nje liber qe po lexoja dje.... Citim nga Leonardo DaVinci

"Shun those studies in which the work that results dies with the worker."

a mund te ma perkthesh se se kuptova.......

admin
03-08-07, 02:42 PM
Mos derdh djerse per studimet, rezultati i te cilave vdes bashke me te zotin.

scorpiog
03-08-07, 04:31 PM
Mos derdh djerse per studimet, rezultati i te cilave vdes bashke me te zotin.

shume e thelle.flm.

ORGANZA
09-08-07, 03:27 PM
" C'eshte e verteta, kur mbusha 8 vjec, m'u tha se tash e tutje do flija ne kuzhine, te divani. Fjetja ne nje dhome me prinderit me ishte kthyer ne torture. Duhet te kem qene ne klasen e dyte fillore, dhe nderkaq, ne biseda me moshataret e mi, une mbroja tezen time hyjnore: te gjithe ne kishin lindur nga sqetulla e nenes. Disa te pakten e mbeshtesnin tezen time, shumica talleshin. Me sa mbaj mend, jam tronditur kur degjova nje fakt turbullues: ne nuk dilnim nga sqetulla e nenes. Dilnim nga nje organ, emrin e te cilit e permendnin rrugacet ne sharjet e tyre. Me tronditesja: per te lindur ne , babai dhe nena benin dashuri. Djemte nuk thonin "bejne dashuri". Perdornin ate fjale e quajtur te ndyre, qe i perkiste fjalorit te rrugaceve. Keto me mundonin. Ne syte e mi prinderit ishin qenie ideale. Prinderit e te tjerve ndoshta e benin ate punen, por te mite, jo! Ata vetem sa flinin bashke ne nje krevat, prane njeri-tjetrit, dhe s'mund te kryenin veprime te turpshme. Derisa nje nate, s'di sesi, me doli gjumi dhe degjova renkime. Mbajta frymen pa guxuar te levizja, pa guxuar te hidhja veshtrimin pertej krevatit. Renkimet vazhduan per nje fare kohe ne erresire, pastaj gjithcka ra ne qetesi. Raste te tilla te daljes se gjumit u perseriten dhe nje nate sdurova dot me "cfare po i ben, mamit, o babi? " thashe. Ata nuk m'u pergjigjen, heshten per nje kohe te gjate. Me ne fund te veshet e mi mberriten ca pershperitje, nje si e qeshur dhe zeri i nenes "Fli, tani, foli ajo, fli!" Shperngulja ime nga krevati prej druri i dhomes se prinderve te divani ne kuzhine, u krye te nesermen.
Shpall boterisht se prinderit e mi jane martuar me dashuri. Shpresoj t'u behet qejfi nga ky njoftim dhe te me falni per hollesite qe permenda me siper, ose te tjera si kur [ato] visheshin e zhvisheshin ne dhome faqe meje. Ne ngushticen e lumtur te jetes sone kjo ishte normale. Aq normale, po them sa zierja e gjelles ne banje. Mbi ato furnelat me vajguri, duhet t'i mbani mend, s'ka kaluar ndodnje kohe e gjate sa te mos i mbani mend, ne rastin me te mire te vendosura ne nje kamare te hapur posacerisht ne faqe te murit, ne rastin me te zakonshem te vendosura pertoke, ne nje qoshe te banjes, sirregull allaturka...."


nga "Jete ne kuti shkrepesesh"

neryl
14-09-07, 04:17 AM
"]Pse?![/U]
STERJO SPASSE, BOTUAR MĖ 1935-Ē'ėshtė jeta pėr ty?-e pyeta.
-Flluska sapuni,-mu pėrgjigj
-Po vdekja?
-Shpėrblimi i jetės!
-Ē'ėshtė bota?
-Njė pikė helm nė hapėsirė!
-Ē'ėshtė me e kuptuar nė botė?
-Vdekja.
-Cila ėshtė kafsha me e egėr?
-Njeriu.
-Po mė e butė?
-Ajo qė s'ka lindur.
-Cili njeri ju duket mė i poshtėr?
-Ai qė ndryshon veten me njė emėr tė huaj dhe ai qė punon aq mizorisht sa qė nuk kujton as vdekjen.
-Ē'ėshtė budallallėku?
-Tė duash njė gjė qė s'e ke dhe tė kujtosh se je ai qė s'je.
-Po puna me e menēme?
-Te gėzosh tė tanishmen.
-Ē'ėshtė mė e afėrme?
-Vdekja!
-Po me e largėt?
-Zemra ime me tėnden dhe fillimi e fundi i Hiēit.
-Ēfarė ėshtė e pavdekur?
-Hapėsira!
-Ēfarė ėshtė mė e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shėmtuar?
-Sėmundja!
-Mė e hidhur?
-Jeta.
-Mė e ėmbėl?
-Hiēi.
-Ē'gjė e ėshtė mė e madhe?
-Libri i Botės!
-Po me e rėndė?
-Fjala.
-Mė e pamundur?
-Tė ndryshosh veten dhe formėn,dmth jam unė tė bėhem ti, dhe jam njeri dhe tė bėhem pėllumb.
-Kur shpėrblehet njeriu?
-Kur e kujton veten tė lumtur.
-Ēfarė gjė ju duket me e mėrzitur?
-Ēdo send ėshtė mė i mėrzitur se njėri-tjetri.
-Ēfarė gjė ju duket mė e vėshtirė?
-Tė jesh njeri...
-Po me e lehtė?
-Te krijosh krijesė njerėzore.
-Cili ėshtė ngushėllimi i tė pasurit?
-Pesha e qeses
-Po i tė vobektit?
-E ardhmja...
-Nuk ju kuptoj-i thashė pėr sė dyti.
-Vdekja -mu pėrgjigj serioz
-Po ē'pėrmban jeta e njeriut?
-Vetėm dyshime!-kėto tha, dhe heshti...

neryl
14-09-07, 04:24 AM
Kronikė nė Gur (fragment)

Ndėrsa Japonia pėrgatitet t'i bjerė Indisė dhe Australisė. Gjyq. Pėrmbarim. Pronė. Thirret nė gjyq pėr mosshlyerje borxhesh Gole Balloma nga lagjja Varosh. Ankandi i plaēkave tė shtėpisė sė L.Xuanos bėhet tė dielėn. U lėshuan fletarrestimi pėr plakat H.Z. dhe C.V tė cilat akuzohen se kanė bėrė magji . Lajmėroj lexuesit se shkaku qė numri i kaluar i gazetės doli i dobėt dhe me gabime ishte se kam qenė sėmurė nga stomaku. Kryeredaktori. Pėrjashtohen nga gjimnazi elementė tė tjerė turbullues. Na kanė ardhur njė numėr ankesash nga prindėrit pėr mėsuesin Qani Kekezi. Sistemi pedagogjik i zotit Kekezi ėshtė me tė vėrtetė i babitshėm. Gjatė mėsimit tė anatomisė ky njeri ther mace nė sytė e nxėnėsve, duke tmerruar kalamajtė e shkretė. Herėn e fundit majia e masakruar i shpėtoķ nga duart dhe u hodh sipėr bankave tė nxėnėsve me zorrėt pėrjashta. Zojiusha Lejla Karllashi, vajza e pronarit tė nderuar tė fabrikės sė lėkurėve Mak Karllasbit, u nis dje pėr nė Itali. Pėrfitojmė nga ky rast pėr tė dhėnė orarin e nisjes sė vaporėve tė linjės Durrės-Bari. Adresat e mamive tė qytetit. Ēmimi i bukės. Lajmėrime lindjesh, martesash, vdekjesh.

- Je dobėsuar, - tha gjyshja, - Duhet tė shkosh ca ditė te babazoti.
Mė pėlqente shumė tė shkoja mysafir te babazoti (kėshtu e thėrrisnim gjyshin nga ana e nėnės). Mė pėlqente, se atje vendi ishte mė i qeshur dhe mė i butė dhe kryesorja se atje nuk kishte uri si nė shtėpinė tonė. Nė shtėpinė tonė tė madhe, ndoshta nga shkaku i korridoreve, hajateve, musėndrave e kuberave, uria ndihej edhe mė shumė. Veē kėsaj lagja jonė ishte bojė hiri, me shtėpi tė dendura, pothuaj tė ngjitura me njėra-tjetrėn. Kėtu ēdo gjė ishte e pėrcaktuar, e ngulur njėherė e pėrgjithmonė, qindra vjet mė parė. Rrugėt, kthesat, qoshet, pragjet e shtėpive, shtyllat e telefonit dhe gjithēka tjetėr ishin si tė derdhura nė gur, nė largėsi tė pėrcaktuara me centimetra nga njėra-tjetra. Kurse te babazoti ēdo gjė ishte e butė dhe e ndryshme. Atje rrugėt dhe rrugicat bėnin sikur harronin vendin nga kalonin njė javė mė parė dhe qetė-qetė e pa bujė zhvendoseshin nga e majta apo nga e djathta. Kjo ndodhte, sepse atje asgjė nuk ishte shtruar me kalldrėm, por me tokė tė shkrifėt. Veē kėsaj, toka kėtu ishte e rrėshqitshme. Kėtu vendi ishte si njeriu: shėndoshej, dobėsohei, zbukurohej, vrenjtej, shėmtohej, sipas ndėrrimit tė stinėve. Kurse lagjja jonė ishte pothuaj indiferente ndaj kėtij ndėrrimi.
Nė pjesėn veriore tė lagjes kalonte rruga e kalasė, qė lidhte lagjet e sipėrme tė qytetit me qendrėn. Rruga ishte shumė lart nė krahasim me nivelin e ēatisė sė dy shtėpive tė vetme tė lagjes dhe njėherė njė kamion qė u rrėzua, dėmtoi rėndė hajatin e shtėpisė sė babazotit. Nganjėherė qėllonte qė rrėzohej ndonjė i pirė dhe ēatia pikonte njė javė rresht. Po kėto ishin gjėra tė rralla. Rruga kishte kalimtarė tė paktė dhe herė pas here njė i vetmuar, i panjohur kėndonte me sa zė qė kishte nė pisk tė vapės, tek kthehej nga pazari:

Shtatė sahati i natės
Tė shkova te porta.
Zėrin ta dėgjova, Meri
Thoshe "mė dhemb koka".

Njė Merjemeje i dhembte koka vazhdimisht nė orėn shtatė tė mbrėmjes dhe ajo ankohej pėr kėtė gjė. Ishte e thjeshtė, megjithatė mė pėlqente shumė kjo kėngė. Njė kėngė tė tillė s'do tė guxonte ta kėndonte askush nė lagjen tonė. Po tė ndodhte kjo gjė, do tė hapeshin pėrnjėherėsh me dhjetėra dritare, gratė dhe plakat do tė shkulnin faqet e do tė mallkonin dhe mė nė fund dikush do t'i hidhte ujė guximtarit. Kurse kėtu hapėsira ishte e gjerė dhe e shkretė dhe mund ta ngrije zėrin gjer nė kupė tė qiellit dhe prapė hapėsira, nuk mbushej prej tij. S'ishte gjė e rastit qė i panjohuri, porsa dilte nė krye tė rrugės, ia merrte kėsaj kėnge. Ai me siguri e bluante atė nė kokė gjithė ditėn, nė pazar, nė kafene, nė qendėr tė qytetit dhe me siguri mezi ē'priste sa tė dilte te kjo humbėtirė pėr ta lėshuar zėrin sa kishte nė kokė.

Nė kėtė lagje ishin tė bukura dhe tė pangjashme me asgjė sidomos mbrėmjet. Kur dėgjoja njerėzit qė thoshin "mirėmbrėma!", menjėherė mė shkonte mendja tek oborri i shtėpisė sė babazotit, ku jevgjit, qė banonin nė odajashtėn e shtėpisė, i binin violinės, ndėrsa babazoti rrinte nė shezlong dhe thithte ēibukun e tij tė madh e tė zi. jevgjit, prej kohėsh, nuk kishin me se ta paguanin qiranė e odajashtės dhe, me sa duket, kėto koncerte nė netėt e verės plotėsonin deri--diku detyrimin qė ata kishin ndaj babazotit.
- Babazot, mė dridh edhe mua njė cigare, - i thosha me zė lutės dhe ai, pa mė folur fare, dridhte njė cigare tė hollė, ma ndizte dhe ma jepte. Unė ulesha pranė tij dhe thithja me qejf tė madh duhanin, pa u trubulluar nga shenjat kėrcėnuese qė mė bėnin tezet dhe dajat nga gjysmerrėsira.

Mendoja se nuk ka lumturi mė tė madhe nė botė sesa, pasi tė kesh ngrėnė shumė, shumė, tė pish duhan dhe tė dėgjosh jevgjit, qė i bien violinės, duke i mbyllur sytė pėrgjysmė, ashtu si babazoti.
Ah, sa tė rritem, mendoja, tė blej njė ēibuk tė madh e tė zi qė tė lėshojė tymin duman, tė lė mjekėr si tė babazotit, dhe tė lexoj gjithė ditėn qitape tė trasha, shtrirė nė shezlong.
- Babazot, - i thosha me zė tė zvargur, sikur tė isha nė ėndėrr, a do tė mė mėsosh edhe mua turqisht?
- Do tė tė mėsoj, - mė pėrgjigjej ai. - Sa tė rritesh dhe ca dhe do tė tė mėsoj.
Zėri i tij ishte i trashė dhe nanuritės dhe unė, i mbėshtetur pas shezlongut tė tij, ėndėrroja magjinė e duhanit dhe mundohesha tė llogarisja me mendjen time se sa duhan do tė mė duhej pėr tė pirė gjatė shumė vjetėve dhe sa qitape do tė mė duheshin pėr tė lexuar, gjersa tė mė vinte koha pėr tė vdekur.
Tė gjitha kėto po mė vinin ndėr mend nė njė mėnyrė krejt tė parregullt, ndėrsa po lija prapa shtėpinė e artileristit plak Avdo Babaramo, e vetmja shtėpi qė ngrihej rrėzė kalasė, dhe po zbrisja tatėpjetė bokėrimave, nėpėr rrugėn e ngushtė, qė pėrsėri kishte lėvizur. Copėra kujtimesh, gjysma frazash apo fjalėsh, bishta ngjarjesh tė parėndėsishme, ndėrprisnin njėra-tjetrėn, shtyheshin, kapeshin pėr veshi apo pėr hunde me njė gjallėri qė shtohej bashkė me shpejtėsinė e hapave tė mi.

Ja dhe shtėpia e Suzanės. Porsa tė merrte vesh qė kisha ardhur, ajo do tė dilte me vrap dhe do tė vėrtitej rreth shtėpisė sė babazotit gjersa tė mė takonte. Nė vėrtitjen e saj kishte diēka prej fluture dhe prej lejleku njėkohėsisht. Ajo ishte mė e madhė se unė, e hollė, me flokė tė gjatė, qė i krihte vazhdimisht nė mėnyra tė ndryshme dhe tė gjithė thoshin se qe e bukur. Pėrveē asaj nė lagjen e babazotit nuk kishte asnjė vajzė apo djalė tjetėr tė vogėl. Prandaj Suzana gjithmonė priste me padurim ardhjen time. Ajo thoshte se mėrzitej shumė midis tė mėdhenjve. Ajo mėrzitej nė shtėpi duke qėndisur, mėrzitej te ēezma dhe mėrzitej kur hante bukė. Ajo mėrzitej nė mesditė, mėrzitej nė mbrėmje, bile dhe nė mėngjes. Me njė fjalė mėrzitej jashtėzakonisht. Kėtė fjalė ajo e pėlqente shumė dhe e nxirrte nga goja me njė kujdes tė veēantė, sikur kishte frikė se mos e lėndonte padashur me dhėmbė apo me gjuhė...

kikirik
19-09-07, 03:22 PM
nerva keni vallaj me lexu keto

blingbling
19-09-07, 03:24 PM
un si kam lexu vallaj, sa do postoja " si spertoni qe shkruani kaq":makefun: :bleh:

kikirik
19-09-07, 03:27 PM
hahahah mire e ke bo :winner_third_h4h: na nje kupe hahahah

ORGANZA
10-11-07, 05:39 PM
Pastaj mbushi nje gote vere. Perplasen gotat dhe uruan njeri-tjetrin. Ai i uroi lumturi ne jeten bashkeshortore, mirepo ajo nuk e ktheu goten.
-Nje urim tjeter, - tha
- Befsh qejf!
Qeshi paksa me nenkuptim, pastaj i dha gotes mire.
-Te kujtohet Korēa? - e pyeti befas, me ate zakonin e saj te perhershem per ta ndryshuar vetetimthi rrjedhen e bisedes.
- Po! - i tha ai.
Dhe iu kujtua vertet Korēa, lokali i mbushur me pijanece, holli i zbrazur i hotelit..
-Atehere u tregove i poshter. S'ma priste mendja kurre qe do ma beje ashtu!
...ashencori qe zbriste duke renkuar, si lokomotive me vajguri..
- Pse?! Une te nderova ty!
Ajo u shtremberua. Krejt si atehere..
-Vetem nje prostitute mund t'i flitet me ate gjuhe!
Dhjete vjet me pare, kur ai qe student ne inxhinieri dhe kryente muajin e praktikes mesimore ne nje uzine te Korēes ishin takuar rastesisht me ate ne hotel, ku ajo pat bujtur si eskursioniste me kursin e saj te historise. Ishin darkuar bashke dhe paten kujtuar gjimnazin, qyfyret e shkolles dhe gjithcka shkoi mire si fillim, por pastaj ai piu me shume nga ē'mund te mbante dhe e ftoi ate ne dhome. Dhe duke mos u majftuar me kaq, ia perseriti edhe nje here ftesen, kete here fare shqip: a vjen te fleme sonte bashke?..Ajo i qe pergjigjur ne hollin e braktisur ate prag-mesnate se do t'ia plotesonte deshiren me gjithe qejf, vetem druhej mos ai gerhiste naten.
- ē'e kujton ate histori! - i tha ai. Dhe papritur iu qesh. Iu kujtua vazhdimi i historise. [..]
Ne ate zallamahi u ngrit zeri i te shoqit te saj.
- Shendet grave! T'i kemi me jete, se pa ato tundim kembet dhe vdesim!


PRETENCA, roman 1994

SEND_ME_AN_ANGEL
10-11-07, 07:46 PM
Ille mi par esse deus videtur
ille si fas est superare divos
qui sedens adversus identitem tibi
spectat et audit (lat.)

Ai me duket si nje perendi
ai, ne qofte se eshte e drejte ta them, ua kalon zotave
ai qe duke qendruar perballe teje
te sheh dhe te degjon

Kjo eshte strofa e pare e nje nga odet e Katulit (Catullus), si te gjithe vjershat latine eshte pa rime por megjithate mua me pelqen shume :) Autori ja dedikon kete vjershe dashurise se vet te pamundur, dhe "ai" per te cilin e ka fjalen eshte nje i ri tjeter i cili arrin ta perballoje bukurine e gruas dhe arrin ta shohe e ta degjoje pa humbur mendjen

Melody
24-11-07, 02:27 PM
Yesterday I walked down through Queen Heleni Alley. A child, nine or ten years old, was walking in front of me. We were alone. The alley was dark, and once in a while he glanced back and quickened his pace. But when I walk slowly, I walk pretty quickly. I could feel his fear. I could remember this kind of fear well. And I wondered how I could put him at ease without embarrassing him. Then he tried to leap away-- but he twisted his leg badly, and now he dragged it along behind him, whimpering in pain. This is how we walked, together at a fixed distance, until we reached the end of the valley. He's limping outside, and I, inside.

(Be my knife - David Grossman)