Shiko versionin e plot : Normal dhe Abnormal
Blindness
29-07-07, 07:36 PM
Kur behet fjale per 'shendetin e mendjes' dhe problemet njerezit zakonisht pyesin tre pyetje:
1- Kur vendoset qe mendimet, ndjenjat dhe sjelljet nuk jane normale?
Pra, cila eshte ajo 'vije e padukshme' midis shendetit dhe semundjes, psikologjise dhe psikopathologjise, normales dhe abnormales?
2- Cilet jane faktoret biologjike dhe mjedisore qe mund te vendosin shendetin mendor te dikujt ne rrezik?
3- Si mund te dallohen probleme te ndryshme ne menyre qe te trajtohen pikerisht ata qe kane nevoje?
Pra, ne kontekstin e mendjes dhe sjelljes: C'fare ndan normalen nga abnormalja?
ORGANZA
10-08-07, 10:34 AM
Para se te zhvillohet me teper kjo teme, do ishte mire ti perkufizonin kuptimin e ketyre dy termave;
Normal,~e mb. 1. Qe eshte ose qe behet ne perputhje me zhvillimin e rregullt e te zakonshem te gjerave; qe nuk ka ndonje gje te jashtezakonshme, qe nuk shmanget nga norma; i rregullt, i zakonshem;
Gjendej normale. Zhvillim normal. Anatomia normale e njeriut, anatomia e trupit te njeriut te shendoshe. Koha normale e punes. Ne kushte normale.
2. Qe ehste i shendoshe nga ana mendore. Njeri normal. Nuk eshte normal.
Anormal ( dhe jo abnormal),~e mb. 1.Qe nuk perputhet me normat e me rregullat e pergjithshme, qe kryhet ose zhvillohet jo sipas normes se zakonshme, jonormal;
2. Qe nuk e ke mendjen ne rregull, qe nuk mund te pergjigjet per veprimet e veta; qe i eshte prishur mendja. Njeri anormal
Termi normal i referohet normes, kriter ose princip sjelljeje mbi te cilin behet nje vleresim ose gjykim. Normat jane te fiksuar pas nje individi, grupi individesh ose nje institucioni (drejtesie/ administrative/ mjekesore). Zakonisht norma i referohet nje mesatarje ose nje ideali (bazuar mbi nje te verte shkencore, artistike, bukurie)
diskutim sa me frutdhenes.. : )
Jam dakord me ORGANZA-n, Cfare eshte normale dhe anormale eshte percaktuar nga dikush/dicka dhe ky standart ndryshon per njerez te ndryshem dhe vende te ndryshme.Ne qofte se nje person i cili ka jetuar ne nje "rreth me rregulla te caktuara" nxirret jashte ketij rrethi, jashte "normales", atehere do ti duhet te beje disa zgjedhje qe ne kushtet "normale" nuk do ti kishte bere. Jane keto zgjedhje te gabuara qe me vone ndikojne ne shendetin mendor te nje njeriu.
Mendoj se nje faktor i cili shkaton luhatjen dhe shpeshhere renimim e shendetit mendor jane traumat e medha si puna imazheve grafike te lufterave apo dhunes fizike te cdo lloji. Keto jane aq eficente ne prishjen e balances mendore sa pasojat e tyre vazhdojne shume vite me pas.
C'fare ndan normalen nga abnormalja? Ne qofte se behet fjale per nje shoqeri eshte e thjeshte, duhet te zbatosh rregullat/ligjet/praktiken e asaj shoqerie. Por ne qofte se e sheh me kend tjeter, ato qe ne i quajme "tabu" jane shembulli perfekt i normales dhe anormales ne grupe te ndryshem njerezish.
Kanibalizmi eshte gje normale ne disa "fise" njerezish ne cepa te ndryshem te botes... kam parasysh nje kult ne Indi, ku hane mishin e te vdekurve.
A mund ta quash kete person anormal? Ne qofte se e shikon me syrin e nje amerikani.... eshte e pabesueshme dhe sipas tij keta jane "te cmendur". Ne qofte se e sheh me syrin e nje indiani nga ai qytet, do jete nje gje normale sepse nuk po con dem trupin e te afermit tend.
Megjithate personalisht mendoj se shendetit i nje personi eshte ne rrezik, kur ai person eshte vene me shpatulla pas muri dhe nuk ka rrugedalje.
scorpiog
10-08-07, 01:47 PM
shpjegimi me i mire.ke shume te drejte.
PaFjalė.com