PDA

Shiko versionin e plot : Shpenzime tė mėdha pėr Viagra



Bruno
16-02-08, 06:16 PM
Harxhimet e shėndetėsisė britanike pėr Viagra dhe pėr barna tė tjera kundėr impotencės janė rritur trefish gjatė gjashtė viteve tė fundit.

Gjithnjė e mė shumė meshkuj kėrkojnė nga mjekėt e tyre qė t’u pėrshkruajnė barna pėr impotencė. Qeveria britanike, pėr shkak tė kėrkesės sė madhe, ua ka ndaluar mjekėve qė tė shkruajnė mė shumė se njė pilulė nė javė.

Supozohet se katėr milionė meshkuj nė Angli kanė probleme erektile. Vetėm gjatė vitit 2006 shėndetėsia britanike ka shpenzuar 83 milionė euro pėr pilulat tė cilat nxisin potencėn.

Mjekėt kanė shkruar 8.3 milionė receta pėr meshkujt mė tė ri se 60 vjeē, si dhe 8.7 milionė receta pėr meshkujt mė tė vjetėr se 60 vjeē. Me gjithė kėto harxhime, fushata pėr shėndetin seksual thotė qė ia vlejnė harxhimet, pasi qė diagnostikimi i mosfunksionimit erektil ndihmon nė zbulimin e hershėm tė sėmundjeve tė zemrės, dhe njėkohėsisht ėshtė i rėndėsishėm pėr mbajtjen e lidhjes ndėrmjet partnerėve.

Supozohet se 20% e lidhjeve kanė probleme tė shumta qė sjellin edhe ndarje si rezultat i problemeve seksuale tė meshkujve. Qeveria dhe shėndetėsia angleze kanė frikė se viagra mund tė shndėrrohet nė njė mėnyrė tė zakonshme jetėsore.


http://www.albstation.com/imagehosting/thum_1747b76e5c25fc1.jpg ('http://www.albstation.com/vbimghost.php?do=displayimg&imgid=176')