King_Arthur
16-02-08, 04:21 AM
16/02/2008
REPORTAZH/ Kosova, nė pritje tė pavarėsisė. Udhėtimi drejt Prishtinės, rrėfimi pėr tortėn gjigante dhe premtimi i kryebashkiakut
Fatos Baxhaku
Makina jonė e ka kaluar me mund atė distancėn fare tė shkurtėr, qė ndan Kukėsin nga pika kufitare e Morinit. Punimet pėr superstradėn e re e kanė vėshtirėsuar edhe mė udhėtimin. "Po kėtu tani qėnkan vetėm shqiptarė. Ndėrkombėtarėt paskan ikur!". Njėri prej nesh, qė ėshtė njohės i mirė i Kosovės, i KFOR-it, UNMIK-ut, bėn habi teksa nė kufi na pėrshėndetnin me buzagaz policėt e rinj tė Kosovės, tė gjithė shqiptarė. Tė jetė shenja e parė e pavarėsisė sė vėrtetė? A thua do tė jemi vėrtet dėshmitarė tė njėrės prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė shqiptarėve apo do tė vazhdojmė tė presim radhėn e gjatė tė deklaratave, tė cilat prej ditėsh bėjnė fjalė pėr pragje?
Nė Prizren mbėrrijmė me ditė. Njė kioskė nė anė tė lumit thuajse ka humbur nėn morinė e flamujve kuqezi, tė cilėt valėviten pareshtur. Nė fillim qyteti duket ka njė tjetėr ditė pėr tė shėnuar, Shėn Valentinin. Tė rinjtė e Prizrenit nuk duken edhe aq tė interesuar pėr muhabete tė rėnda politike, por janė bashkuar grupe-grupe nė lokalet e shumtė. E kuqja sot na duket mė shumė si ditė e tė dashuruarve se sa si ngjyrė qė tė ngjall kujtime patriotike. Ca nga ca bie muzgu. Tani edhe flamujt, edhe grupet e tė rinjve nisin tė marrin ca nga ca tė njėjtėn ngjyrė qė mbėshtjell zakonisht figurat qė lėvizin nė muzg.
Njėri prej nesh pėrfiton nga rasti tė takojė njė mik tė vjetėr, Mehmet Kodrėn, njė mjek prizrenas, tė cilin e pat strehuar nė kohėn e luftės sė 1999-ės. "Kur po e shpallni Pavarėsinė?", ėshtė pyetja e parė pas pėrshėndetjeve tė rastit. Mehmeti thjesht ngre supet. "Paj, as vetė nuk po e dimė. U shty shumė kjo punė - na pėrgjigjet mjeku - Ishalla kėtė fundjavė. Po andej nga Tirana si po i pėrcillni kėto ditė pritjeje? Nga qė kemi qenė tė paqartė as nuk po e dimė mirė se me ba ndonjė plan pėr ndonjė festė. Ani, ska gja. Vetėm kjo pritje tė marrė fund". Mbase ca nga qė tashmė nata ėshtė bėrė e plotė e ca nga qė qarkullimi nė rrugė ka rėnė disi, Prishtina na duket mė e heshtur se ditėt e tjera. Ndoshta kemi marrė me vete pak nga qetėsia e Prizrenit. Natėn vonė ikin dritat. Njė ndryshim i krerėve tė korporatės sė kėtushme energjetike e ka ēuar vendin nė krizė dritash. "Nuk u nda errėsira edhe kėtu", bėn shaka njėri prej nesh. Tė nesėrmen do tė njohim njė Prishtinė krejt ndryshe, por nė ditėn e parė tė udhėtimit tonė kosovar garėn mes dy festave e ka "fituar" Shėn Valentini. Akomodohemi nė njė nga hotelet e reja tė kryeqytetit tė Kosovės. Nė kėtė pjesė tė qytetit ka ndodhur njė bum i vėrtetė ndėrtimesh. Nė fillim ngrehina tė thjeshta dhe mė pas hotele tė vogla janė shtuar nė kėtė pjesė tė qytetit porsa u rrit interesimi i vizitorėve pėr ngjarjet e kėtushme. Miqtė tanė na thonė se me rastin e festės sė Pavarėsisė priten qė tė vijnė nė Prishtinė mė shumė se 800 mijė vetė, ndėrsa vetė qyteti ka tashmė 500 mijė banorė. Vonė mbyllim sytė tė lodhur nga udha e gjatė. Poshtė nesh, nga njė shtėpi e stolisur me flamurin kuqezi, vjen jehona e kėngės "Pėr ty Atdheā¦".
Herėt nė tė gdhirė sodisim nga ballkoni ynė Prishtinėn qė e ka mbuluar njė mjegull e butė. Zėri i muezinit na vjen i fortė nga njė xhami qė e kemi fare ngjitur. Gjėja e parė qė na kėshillojnė kolegėt e kėtushėm ėshtė akreditimi nė UNMIK. Njė numėr i madha gazetarėsh, shumica tė huaj, janė vėnė nė radhė nė pritje pėr tė marrė dokumentin qė ua njeh punėn edhe zyrtarisht. Dokumentet i marrim shpejt dhe kėshtu mė nė fund kemi kohė qė tė njihemi mė mirė me atmosferėn e qytetit. Disa prej nesh ndjekin punimet e Kuvendit dhe mundohen tė marrin vesh ndonjė gjė mė tepėr pėr datėn e Pavarėsisė. Ca kohė mė pas pritet edhe qė Kryeministri Thaēi tė dalė nė konferencė shtypi. Ndėrsa vazhdojnė hamendėsimet pa fund dalim njė copė herė andej nga lagja qė vendasit e quajnė "Kodra e Diellit". Ėshtė njė grumbull shtėpish tė ulėta, shumica e tė cilave janė ndėrtuar kėto kohėt e fundit. Kėtu miqėsohemi me njė vendas. Ėshtė Shemsi Krasniqi. Ekonomist, Shemsiu ėshtė larguar pėr nė Finlandė sapo filloi lufta e 1999-ės. "Pavarėsia ėshtė njė gjė fort e mirė, megjithėse njė akt formal - thotė Shemsiu - megjithėse mua mė duket fitorja mė e madhe marrėdhėniet qė kanė krijuar kohėt e fundit, pas zgjedhjeve liderėt e politikės. Kur kam ardhur kėtė herė Ksova mėshtė dukur edhe mė e qetė. Kjo asht shumė e rėndėsishme edhe pėr ditėt pas Pavarėsisė. Qetėsia dhe marrėdhėniet e mira janė ato qė na kanė munguar. Pavarėsia ėshtė njė fitore e madhe, por nuk duhet parė si ngjarje me humbės. Vetėm kėshtu do tė jetė njė arritje e qėndrueshme". Shemsiu na duket fort optimist ndėrsa na shpalos nė fillim njė tablo tė gjatė mbi marrėdhėniet qė kanė vendasit finlandezė me tė huajt. Pėrvoja e tij si aktivist i kėtyre punėve duket se e ka "zbutur" edhe mė ekonomistin qė ka qenė i pasionuar pas aktiviteteve kulturore. "Kam pasur shokė serbė. Me ta kam shkuar shumė mirė, jemi rritur bashkė me shumė prej tyre ruaj korrespondencė, por tani jemi largā¦".
Nė njė sokak njė burrė i vjetėr bėn mund tė zbresė nė njė rrėpirė tė mbushur me gurė. Ėshtė Shaqir Gashi qė ka ardhur nė Prishtinė vitet e fundit. Ka lindur nė njė fshat afėr Graēanicės, vendit qė ende quhet si "tabu", pėr shkak tė pėrqendrimit tė popullsisė serbe. "Unė kam qenė xehtar (minator). Kam punuar pėr 42 vjet me radhė. Kurr nuk kemi pasur probleme me serbėt e thjeshtė. Me qeveritė e tyne po se asnji tė drejtė se kem pasė. Pastaj ma von janė mashtru nga Milosheviēi dhe atherė janė armiqėsue njerėzit. Politika e prishi ma keq kėt punė". "A je bėrė gati pėr me pritė Pavarėsinė - e pyesim plakun e urtė - posi more. E kam nji kojshi qi ka shumė flamurė, por nuk kam shkua hala se ka qenė i smuet". Baca Shaqir pat shpėtuar nga tmerret e luftės kur u strehua pėr disa kohė nė Turqi. Djali dhe dy vajzat pėrfunduan nė Norvegji. E ka lėnė pėrfundimisht fshatin e tij nė afėrsi tė Graēanicės. "Tash shehri (qyteti) asht ba edhe ma i madh", bėn me kokė poshtė, nė drejtim tė qendrės sė qytetit. Vetėm pak metra mė larg, ekonomisti Krasniqi na kishte treguar avantazhet e Pavarėsisė. "Nuk asht vetėm njė dėshirė e vjetėr - na pat thėnė - keni me e pa. E kush nuk ka me ardhė me investu kėtu. Krahu i punės ėshtė i lirė, pastaj fuqia punėtore ėshtė afėr 70 pėr qind nė moshėn 17 vjeē". Plaku nuk ėshtė aq ekonomist. "Bahet mirė se kurr nji herė nuk kena pasė tė drejta - pėrsėrit - po ishalla nuk del ndonji i marrė e na ban ndonji tzezė. Boll kena pa keq. Nuk asht mirė pėr na shqiptarėt". Plaku ka mbėrritur nė fund tė monopatit tė gurtė. Shpejton tė mbėrrijė nė xhami nė orarin e duhur. Ndėr kėmbė i ngatėrrohen disa fėmijė tė vegjėl qė porsa kanė lėnė shkollėn. Thuajse tė gjithė kanė lindur pas 1999-ės. Kush e di se ēdo tė thotė pėr ta fjala "Pavarėsi".