PDA

Shiko versionin e plot : Kupa e Shqiperise (Rezultatet)



Alkapone
14-02-08, 08:24 AM
Skėnderbeu-Partizani 1-0 (Shenoi: Ēipi ne minuten 8)


Skėnderbeu ka shėnuar surprizėn e ndeshjeve tė para tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Partizanin, i cili pretendon pėr trofe. Korēarėt kanė aktivizuar njė pjesė tė ekipit tė dytė, ndėrsa Lika u ka besuar titullarėve. Vendasit kanė shėnuar qė nė minutat e para me anė tė Ēipit, duke u kthyer mė pas nė prapavijė pėr tė mbrojtur rezultatin qė i jep njė avantazh minimal pėr ndeshjen e kthimit. Tė kuqtė kanė shpėrdoruar shumė para portės, ndėrsa kanė parė t‘u anulohet njė gol i shėnuar nga Shkėmbi.


Shkumbini-Elbasani 2-0 (Shenoi: Qorri ne minuten 53 dhe 60 me penallti)

Dy skuadrat janė paraqitur nė "derbin e prefekturės" me formacionet mė tė mira, por ka qenė ekipi vendas qė ka imponuar ritmin e lojės. Qorri, Nora dhe Stojku kanė gabuar disa herė para portės sė mbrojtur nga Toēi nė pjesėn e parė tė ndeshjes tė mbyllur nė barazim pa gola. Por, nė pjesėn e dytė, Ilir Qorri ka arritur tė kalojė nė avantazh skuadrėn me njė goditje dėnimi spektakolare, ndėrsa mė pas ka dyfishuar shifrat falė njė 11-metėrshi tė fituar nga Stojku. Ky rezultat e bėn shumė tė vėshtirė kalimin nė turin tjetėr tė Elbasanit.


Laēi-Tirana 1-1 (Shenuan: Kashari ne minuten 9 / Xhafaj ne minuten 55)

Skuadra e Laēit ka arritur tė ndalojė nė njė barazim 1-1 bardheblutė e Tiranės, njė prej skuadrave pretendente pėr fitoren e Kupės sė Shqipėrisė. Vendasit kanė kaluar nė avantazh qė nė minutėn e 9-tė me anė tė Kasharit, i cili ka shfrytėzuar gabimin e mbrojtjes problematike bardheblu. Ndonėse Mema kishte hedhur nė fushėn e lojės njė pjesė tė titullarėve, Tirana e ka pasur tė vėshtirė tė ēajė prapavijėn e ngjeshur tė vendasve. Pėr tė shpėtuar teknikun e bardhebluve nga njė humbje e turpshme ka menduar Xhafaj, i cili ka vulosur barazimin nė minutėn e 55-tė.


Luftėtari-Besa 1-1 (Shenuan: Brahimi ne minuten 48 / Progri ne minuten 14)

Besa ka marrė njė barazim nė fushėn e vėshtirė tė Luftėtarit nė ndeshjen e parė tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė. Skuadra kavajase ka kaluar shumė shpejt nė avantazh me anė tė Progrit, ndėrsa i ėshtė afruar disa herė golit tė dytė gjatė pjesės sė parė. Por, gjirokastritėt kanė reaguar nė pjesėn e dytė dhe Brahimi ka arritur tė barazojė shifrat falė njė pakujdesie tė portierit Dura. Megjithatė, kavajasit mbeten tė avantazhuar, pasi do tė luajnė ndeshjen e dytė nė fushėn e tyre.


Flamurtari-Kastrioti 1-1 (Shenuan: Beqiri ne minuten 47 / Abazaj ne minuten 59)

Kastrioti ka marrė njė rezultat tė rėndėsishėm nė Vlorė pėrballė Flamurtarit vendas, duke mbyllur nė barazim 1-1 sfidėn e parė mes dy skuadrave. Gjithēka ka ndodhur nė pjesėn e dytė, kur Beqiri ka kaluar nė avantazh vendasit pas njė goditjeje nga kėndi. Skuadra krutane ka treguar pėrsėri se nė kėtė sezon mund t‘i krijojė probleme gjithkujt dhe me anė tė Abazajt ka vulosur nė minutėn e 59-tė rezultatin pėrfundimtar 1-1.


Turbina-Teuta 0-0

Takimi i luajtur nė Cėrrik mes Turbinės dhe Teutės ka qenė i vetmi qė ka pėrfunduar pa gola mes ndeshjeve tė turit tė dytė tė Kupės sė Shqipėrisė. Vendasit janė paraqitur me formacionin mė tė mirė, por nuk kanė arritur tė shėnojnė ndaj skuadrės sė drejtuar nga Mile, i cili ka marrė njė rezultat qė e ndihmon nė kalimin e turit nė kėtė kompeticion.


Apolonia-Dinamo 0-1 (Shenoi Pejiē ne minuten 41)

Dinamo ka bėrė detyrėn nė Fier pėrballė Apolonisė vendase, duke fituar me rezultatin minimal 1-0, pėr tė hedhur njė hap tė sigurt drejt ēerekfinaleve tė Kupės. Bluve u ka mjaftuar goli i Pejiē nė minutėn e 41-tė pėr tė shėnuar njė fitore, qė nuk e komplikon ecurinė e mėtejshme nė kėtė kompeticion, i cili ka rėndėsi tė veēantė pėr kualifikimin nė Kupat e Evropės. Megjithėse Apolonia ka tentuar disa herė tė vėrė nė baraspeshė shifrat, Kotorri ka konfirmuar formėn e mirė qė po kalon, duke bllokuar ēdo gjuajtje nė katėrkėndorin e tij.


Besėlidhja-Vllaznia 0-1 (Shenoi: Nallbani ne minuten 43)

Vllaznia ka fituar "derbin e veriut" me Besėlidhjen, duke siguruar njė avantazh minimal pėr takimin e kthimit mes kėtyre dy skuadrave nė Shkodėr. Vendasit kanė qenė mė kėrkues, duke iu afruar disa herė golit, por eksperienca e ekipit shkodran ka mbizotėruar dhe si rrjedhojė, Nallbani ka shfrytėzuar njė nga rastet e pakta tė krijuara nga kuqeblutė pėr tė shėnuar kėtė gol tė rėndėsishėm nė transfertė. Besėlidhja nuk ka arritur ta shfrytėzojė epėrsinė numerike nė pjesėn e dytė, pas largimit me karton tė kuq tė Kaēit.

DarkAngel
14-02-08, 09:57 AM
ska pike dyshimi se elbasani kalon ne fazen tjeter