PDA

Shiko versionin e plot : Bulqize, nje tjeter minator humb jeten ne galerite e minieres



JetMir
09-02-08, 07:54 AM
Njazi Jalliu qe kishte vetem 13 muaj qe punonte ne minieren famekeqe te Bulqizes eshte nje nder 8 viktimat qe numeron kjo miniere pergjate vitit 2007 dhe ne fillim te vitit 2008.

Shuhet jeta e nje tjeter minatori ne Minieren e Bulqizes. Ka humbur jeten para pak minutash ne galerite e kesaj miniere, Njazi Jalliu 50 vjec nga Fushe Bulqiza. Mesohet se Njaziu ne momentin e aksidentit ishte duke punuar ne nivelin e 16 te minieres, nivel ne te cilin humbi jeten ne mes te dhjetorit kolegu i tij, Sami Doga 43 vjec. Shkak per vdekjen e tij eshte bere nje mase kromi qe eshte shkeputur dhe e ka zene 50 vjecarin nen vete. Njazi Jalliu qe kishte vetem 13 muaj qe punonte ne minieren famekeqe te Bulqizes eshte nje nder 8 viktimat qe numeron kjo miniere pergjate vitit 2007 dhe ne fillim te vitit 2008.
(d.b)