Shiko versionin e plot : Cilin liber duhet te lexoj?
Me sygjeroni nje liber per te lexuar. Liber qe e keni lexuar dhe qe ju ka bere pershtypje, ska rendesi se cfare eshte, poezi, roman apo peralle shqiptar a kinez (ky i fundit vetem po te jete me perkthim :p)
ORGANZA
28-07-07, 02:00 PM
Do te keshilloja "Gjuetari i Balonave" i shkrimtarit afganistanez Khaled Hooseini, roman me te vertet trondites te cilin per fat te keq skam pasur akoma mundesi ta mbaroj, dhe gjithashtu "Jeta ne nje kuti shkrepesesh" te matematikanit dhe shkrimtarit te talentuar Fatos Kongoli.
dicka me teper mbi librin e permendur me lart :
Diku, ne nje apartament luksoz, ne nje prej pallateve te larta me te reja te kryeqytetit ndodh nje krim. Vrasesi eshte nje gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas nje bashkejetese prej dy vjetesh, sapo eshte ndare me mikeshen e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e nje emisioni te perjavshem televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet ne dy kohe. Koha reale jane dy jave te muajit korrik te vitit 2004, kur gazetari, ne nje gjendje psikike te renduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjeter perfshin jeten e ketij personazhi te diteve tona, lindur tridhjete e dy vjet te shkuara, ne nje apartament modest, ne nje pallat modest, ne nje lagje modeste te kryeqytetit. Nje jete e ndrydhur dhe e mbyllur ne permasat e nje kutie shkrepesesh. Autori kerkon rrenjet e skizofrenise kolektive, qe ka shoqeruar dhe vazhdon te shoqeroje ecjen e shoqerise se sotme shqiptare, vec te tjerash, edhe ne permasat e ndrydhura te hapesirave te saj te jeteses. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e se perditshmes se njerezve te zakonshem, por njeherazi edhe hendekun e lemerishem te pabarazise sociale dhe te moskomunikimit qe eshte krijuar tashme brenda kesaj shoqerie, ndaj se ciles, personazhi kryesor, gazetari qe ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr persiper te perballet me poshtersine dhe ligesine njerezore derisa i pafuqishem ne kete mision, dorezohet. Me kot perpiqet te gjeje strehe te kujtimet e femijerise, te dashurive te tij.
(marre nga : http://www.ilirida.net/kulture/kongoli-zbulon-jetet-ne-nje-kuti-shkrepseje-3.php )
Ku mund ta gjej "Gjuetari i Balonave"? Me siguri do kete titull tjeter ne anglisht, apo eshte i perkthyer shqip?
ORGANZA
28-07-07, 02:19 PM
ne anglisht eshte "The Kite Runner", eshte vertet roman i bukur..
Blindness
29-07-07, 05:13 PM
Immortality- Milan Kundera
Message from Nam-Danielle Steel
3 Shoket-Remark
Nje tjeter-Brunilda Zllami
Jane te tre shume te bukur
gjithashtu::12 Tregime pelegrine-Gabriel Garcia Markez
Novelat e Stefan Cvajkut.
e shume e shume te tjere...i adhuroj librat.....
Albanian_Cutie
30-10-07, 11:43 AM
Organza edhe mua me pelqen Kongoli, e adhuroj! shkruan vertet bukur! Libri i fundit i tij qe kam lexuar ishte "Ne te tre", me pelqeu por megjithate me i mire per mua mbetet padyshim "Lekura e qenit". Aty refkletohet tamam natyra e mashkullit dhe ne disa pjese eshte per te ardhur keq.
Nuk e di pse por personazhi kryesor tek "Jete ne nje kuti shkrepesesh" me rikujtoi Raskolnikovin e Krim dhe Ndeshkim te Dostoievskit, sidomos ajo vuajtja e tij e mbrendshme dhe pavendosmeria per te denoncuar krimin e tij.
PS: Do kisha shume deshire te merrja nje liber te dedikasur ose thjesht nje autograf nga Fatos Kongoli, ne rast se ndonjeri prej jush mund te me ndihmoi do ishte vertet super :)
SEND_ME_AN_ANGEL
30-10-07, 06:35 PM
Nqs do poezi, Fausti i Goethe ose Komedia Hyjnore e Dante, ose edhe Jeruzalemi i Cliruar i Torquato Tasso. Une tani nuk po lexoj letersi te mirefillte per vete, po lexoj ca libra historike per mesjeten dhe kryqezatat. Ah dhe nje shkrimtar qe eshte me i miri ne llojin e vet, Arthur Conan Doyle, autori i aventurave te Sherlock Holmes. I kam lexuar gjithe librat (nja 10 cope) pastaj meqe skisha cte beja i rilexova :P
indianRose
05-12-07, 08:35 AM
romanin e lartpermendur nga ORGANZA`Gjuetari i balonave`ia vlen me vertete ta lexosh,eshte i shkruar bukur dhe i thjeshte per tu lexuar.emocionet leviten nga urrejtja...ne keqardhje,kurioziteti se cdo ndodh ne fund te shtyn ta lexosh me nje fryme...(e lexova per 3 dite)
ne anglisht eshte "The Kite Runner", eshte vertet roman i bukur..
e ke lexuar librin tjeter te te njejtit autor? A thousand splendid suns... skrahasohet me Kite Runner
Une ju propozoj nje liber shume te mire qe eshte dhe nje liber keshilldhenes:
Dr. Xhozef Marfi:"Forca e Nderdijes" - liber qe ne momentet e krizes (patjeter se gjithkush ka momente krize) me ka sherbyer sikur nje fanar ne fund te tunelit.
Librat e Cohelio!! Te them se pjesa me e madhe e tyre jane mbi egzistencen dhe ne shume libra te tij,Paol Cohelio gati ne te gjihe ka te bejne me fene duke qene se ai vete beson shume ne Zot por, jo ne kishe!! Per te filluar te keshilloj Alkimistin, ndoshta eshte dhe me i famshmi!!
Albanian_Cutie
06-12-07, 05:49 PM
Alkimisti eshte liber koti, se kuptoj cfare mund ti pelqesh ketij romani ku personazhi kryesor eshte nje bari qe rri e ruan dhente nga mengjesi deri ne darke dhe shef endrra me sy hap! Asnjeri nga librat e Coehlos sme ka lene ndonje mbrese te vecante, te gjithe flasin per histori ordinere dhe njerez banale.
sweet_s_shejtone
21-01-09, 11:36 AM
Librat e Cohelio!! Te them se pjesa me e madhe e tyre jane mbi egzistencen dhe ne shume libra te tij,Paol Cohelio gati ne te gjihe ka te bejne me fene duke qene se ai vete beson shume ne Zot por, jo ne kishe!! Per te filluar te keshilloj Alkimistin, ndoshta eshte dhe me i famshmi!!
Eshte ceshtje gustoje librat e cohelios jane psikologjike dhe ky tip librash me pelqen...
'TURPI' eshte libri qe po lexoj tani autori J.M.COETZEE...
Roman i mire nje profesor dashuron studenten e tij dhe perfundon i flakur nga te gjithe dhe arrin te kuptoje dashurine e se bijes se tij qe gjithmone e kishte shperfillur...:)
Romani ''LAKURIQ NE MES TE UJQERVE'' i shkrimtarit gjerman Bruno Apitz; eshte nje liber me histori te verteta renqethese nga kampi i perqendrimit ne Buhenvald.
Kurse per momentin po lexoj ''SHQIPTARET: Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme''; titulli i origjinalit eshte: ''The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present'', autori Edwin Jacques.
Per momentin jam ka e lexoj librin e Topologjis - Pr.Dr. Qamil Haxhibeqiri
Gabriel Garsia Makrez eshte tjeter shkrimtar qe e pelqej.
Por liber tjeter qe kam rilexuar se fundmi eshte "Gjeniu"....pak i trashe nja 600 faqe:)......ose liber historik dhe jo vetem....Ditari sekret i Napoleon Bonapartit.
aurora19
08-10-09, 04:47 PM
Lekura e shagrinit nga autori francez BALZAK
Percjell nje mesazh shume te bukur qe duhet t'iu vleje te gjitheve!:smile:
Librin "Harku i Triumfit" I Maria Remark Eshte shume i mire ju sygjeroj ta lexoni kete :)
ORGANZA
17-07-10, 06:50 PM
Harku i Triumfit eshte roman i bukur, me Xhoanen qe e vret dashnori i dyte ne fund..
po jo me te vrame tashi! noi liber vere noi liber pushimi noi liber pazhi thoni ju.....he na jepni noi menim!
do liber pushimi ti? Lexo atehere ''ĒUFOJA DHE BUBI KAĒURREL'' :D
jo po Romina ēorape gjata...
ashtu eee???? Une te dhash mendim meqe kerkove vet po ti lexo cfare te kesh qejf....
ps. ku mund ta gjej dhe une kete librin?
PaFjalė.com